Mormonët

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Një nga tempujt në Salt Lake City

Themeluesi është amerikani Joseph Smith (1805-1844), i cili e ndjente se është një “profet” që është i obliguar për rithemelimin e kishës së parë të Jezusit. Ai nxorri librin Libri i mormonëve (The Book of Mormon), që është një libër i shenjtë dhe është paralel me Dhiatën e Vjetër dhe të Re. Shumica e komunitetit u shpërngulën në vendin “Deti i madh i kripur” të rajonit Utah më 1845 dhe atje themeluan Salt Lake City-n. Mormonët zotin e konceptojnë në formë të njeriut dhe në madhësinë e njeriut si krijesë prej mishi dhe gjaku. Thonë se zotat, prej fëmijëve të përbërë prej shpirtit dhe njerëzores, zgjedhin për veten e tyre një bashkëshort. Ata e identifkojnë zotin Jahve të hebrenjve me Jezu Krishtin. Sipas tyre, Jezu Krishti është biri më i vjetër nga djemtë e shumtë të Zotit dhe është vëllai më i madh nga të tjerët. 10 % të pasurisë e paguajnë si tatim kishës. Alkoolin, duhanin, mishin, çajin, kafen dhe bisedën me cigare i llogaritin të ndaluara. Ata janë të përhapur nëpër shtete të ndryshme të botës, por më tepër hasen në Amerikë. Supozohet se kanë afër 50 milionë anëtarë.

Burimi i të dhënave[redakto | redakto tekstin burimor]