Mushkonja

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Mushkonja
Një femër Culiseta mushkonjë longiareolata.
Një femër Culiseta mushkonjë longiareolata.
Klasifikimi shkencor
Mbretëria: Animalia
Filumi: Arthropoda
Klasa: Insecta
Rendi: Diptera
Nënrendi: Nematocera
Infrafisi: Culicomorpha
Mbifamilja: Culicoidea
Familja: Culicidae
Meigen, 1818
Llojlloshmëria
41 genera
See: List of mosquito genera
Subfamilies

Anophelinae
Culicinae
Toxorhynchitinae

Vargu i fosileve
campanian – sot, 79–0 Ma

Mushkonja është një insekt fluturues që bën pjesë ne klasën e Ditteri, në familjen Culicidi. Është i përhapur në rajonet e ngrohta, nëntropikale dhe tropikale, përfshire Amerikën e Veriut,Ameriken e Jugut, Ameriken Qendrore, Evrpoen ,Afriken dhe Azine Jugore,Lindore e Juglindore.

Si territor për të jetuar, mushkonjat preferojnë vende me ujë dhe që janë të pasur me gjelbërim. Larvat rriten në ambiente që kanë një bimësi të madhe dhe të rrënjësuar mire, si orizoret, kanalet e kullimit te ujrave, këneta, brigjet e liqeneve. Disa lloje si Anopheles crucians, riprodhohen në ujra te kripura dhe kështu mund te gjenden vetëm rajonet bregdetare. Lloje të tjera si A. occidentalis, preferojne ujra të pastra dhe te kulluara, por vetëm ne prani te bimësise. Kjo bimësi është e rëndësishme sepse u siguron larvave në kohen e rritjes një mbrojtje nga gjahëtarët, sidomos peshq te vegjël dhe bretkosat.

Femrat e mushkonjës lënë zonat e riprodhimit dhe gjatë natës ushqehen kryesisht me gjakun e gjitarëve, perfshire dhe njeriun, edhe pse për disa lloje preferojne zogj dhe zvarranikë. Për të thithur gjakun , femrat jane të pajisur me një aparat te gojës të gjatë dhe shpues, të ngjashëm me një thithëse. Ky tub i vogel nuk është i pranishëm tek meshkujt, te cilët jetojne me nektarin dhe linfën e bimëve. Femrat pijnë një sasi gjaku te barabartë me 1,7 herë sa pesha e tyre. Larvat ushqehen me mbeturina të kafshëve dhe bimeve, të vogla sa të jetë e mundur per tu gëlltitur.

Riprodhimi nis kur meshkujt dalin nga gjendja e pupës dhe temperatura mesatare arrin 21 °C. Mashkulli dhe femra ciftëzohen ne fluturim, duke fekonduar vezët në 10-15 sekonda. Mashkulli ngordh pak kohë më mbrapa dhe femra menjëhere duhet te thithi gjak deri sa vezët të arrijnë në pjekjen etyre. Mbasi është ushqyer, depoziton vezët në siperfaqe të ujit. Vezët hapen mbas disa ditësh duke nxjerrur larvat te cilat ushqehen me mbetjet vegejtale ne dekompozim. Në dy javë ato transformohen ne pupë, që është dhe faza finale, kështu kryejne metamorfozen në formën e rritur, fazë kjo që zgjat disa ditë. Kur të rriturit dalin prej ujit, meshkujt ushqehen me nektar, kurse femrat duhet te presin disa ditë deri sa tu forcohet aparati i gojes, qe tu bëjë të mundur të ushqehen për herë të parë me gjak. Në temperaturat e ulta, femrat e fekonduara dimërojne deri në pranveren e ardhshme dhe zakonisht ngordhin pasi depozitojnë vezët.

Përshkrimi fizik[redakto | redakto tekstin burimor]

Pesha Më pak se 0.003 g
Gjatësia Deri ne 0.6 cm
Pjekja seksuale Menjëherë pasi arrijnë fazën e rritur
Riprodhimi Zakonisht në pranvere dhe në verë
Numuri i Vezëve 100-400
Periudha Inkubatriçe 1-3 ditë
Faza Larvore 7-20 ditë
Dieta Kryesore Gjak nga gjitarët dhe nektar
Jeta Mesatare Nga 2 ditë deri në disa muaj

Llojet[redakto | redakto tekstin burimor]


Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]