Mushtishti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Mushtishti është një fshat në Kosovë, shtrihet rreth 10 km në juglindje të Therandës. Shtrihet rrëzë malit të Sharrit në një luginë. Është një ndër fshatrat më të mëdhenj të Kosovës. Nëpër fshat kalojnë dy lumenj që në bazë të gurëve në shtratin e tyre të bardhë dhe të zi e kanë marrë emrin Lumi i Bardhë dhe Lumi i Zi.

Familjet e Njohura[redakto | redakto tekstin burimor]

Familjet: BYTYQI (Tahiri,Demiri, Xhemajliu, Mala, Jemini, Hamitaga, Basha, Aliu, Haliti, Avdylaga ,Hamiti,Halitjaha,Emurllahu,Muharremi, Durmishi,Jakupi, Zeçiri, Fejza,) KABASHI (Abazi, Mustafa, Ibrahimi, ), SOPAJ-të (Osmani, Tahiri, Salihu, Sadiku, Behluli, Hajdari,Bajrami,Selimi). GASHI, KRASNIQI,SHALA, Ajazi, Hamza, Hoxha,Ramadani.

Toponimet[redakto | redakto tekstin burimor]

Mikrotoponimet më karakteristike: Guri i Përgjakun, Rabnagora, Kryqi, Maja e Zezë, Tuma, Gradaca, Livadicet e Epërme, Livadicet e Poshtme, Tri Koritat, Nëntë Koritat, Maja e Bajrakut; Qafa e Sefcit, Balta(bllata) e Qajes, Guri i Musës, Prroni i Thatë, Vrella, Mali i Bilallit, Maqurishte, Gradina, Uji i Verdhë, Solillat, Buzhiçeva, Ledina e Gatë,Puçivalla Qukarku, Zavoj, Matozi, Ara e vukasnit,Presedeli, Konaku i Fanës, Presllopi, Guri i Hortit, Tropi, Bigori; Lluki, Llokme, Qeshmja e Feratit, Ara e Selimit, Vllasen, Zhagi i Trent, Bashqet, Fusha e Nikës, Koçishtet, Balka, Selzarnik, Bjeshka e Çajës, Guri i Zi, Guri i Bubrrecit, Ashta e Keçe, Nerezina, Leshica, Buka, Llazi, Guri Gatë, Trashevina, Romnishte, Gryka e Rrushenicës, Ploshe, Ormni, Shirinat, Braneshi, Arat mi Dubovë, Padeshi, Rrafshi i Ufllave,Verteshka, Koka e popit(Antena) etj.

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Sipas traditës së popullit, mendohet se është vendbanim shume i lashtë. Thuhet se Mushtitasit kanë qenë kultivues të hardhisë së rrushit dhe sipas prodhimit të parë të verës (mushtës) mendohej se e mori edhe emrin vetë fshati - Mushtisht. Si hipotezë tjetër mendohet se fshati ka qenë shumë i vjetër dhe për këtë ka mjaft dëshmi të materialit arkeologjik të lashtësisë. Mirëpo ne një periudhë vjen deri të një zbrazje e popullsisë nga ndonjë ekspeditë ushtarake pushtuese ose nga ndonjë sëmundje epidemike. Pas një periudhe fillon ardhja e popullatës dhe pozita gjeografike e fshatit i bënë shumë njerëz të interesohen për këtë vendbanim, prandaj njerëzit pyesnin a u "mbush"? Ky, pra është varianti i dytë i prejardhjes së emrit Mushtishisht


Edhe mikrotoponimet e shumta të ruajtura në këtë vendbanim dëshmojnë lashtësinë, si p.sh. Gradeci, Gradina, Maosi, Rrezina, Rasenica, Varrezat e Vjetra, si dhe shumë është e pranishme prapashtesa - ishte si psh. Popradishte, Kovaçishte, etj.

Ky vendbanim mjaft i madh dhe i njohur është krijuar shumë herët, nga antika. Në lokalitetin e këtij fshati gjenden topgërmadha Gradishta, e përmbi të edhe topgërmadha tjetër Gradaci, të cilat padyshim dëshmojnë se ishin vendbanime dardane. Rrëzë bjeshkëve mbi fshat ndodhen dy shpella antike të ilirëve. Në jug të fshatit ndodhet muri i ndërtuar, te vendi i quajtur "Fajkoj".

Në dokumentet e shkruara përmendet në kartat e Stefan Deçanit të vitit 1330 dhe të perandorit Dushan të vitit 1348. Ndërsa, në defterët osmanë nuk e kemi hasur me këtë emër ose është regjistruar me emër tjetër.

Ky vendbanim me emrin Mushitishte është i regjistruar në një hartë austriake të vitit 1689.

Jeton popullata shqiptare.Serbet kan jetuar deri më 1999! Popullata serbe kishte prejardhjen shqiptare e serbizuar, si p.sh. ajo e familjeve Bytyçi, Kabashi, Gashi të Budakovës etj. Kishat në fshat janë trashëgimi e kulturës shpirtërore e materiale të kohës bizantine ortodokse Shqipëtare, Por kursesi jo Sllave- serbe gjat historis nga interesa të kohës jan përvetësuar nga serbët lokal.Popullsia Shqipetare në Mushtisht është tani me besim islam,nga një xhami e vitit 1.790 është rrënuar në maj të 1999 nga Serbet... pas lufte është ndërtuar prap,por edhe një tjeter po ashtu e ndertuar tani dmth. Dy xhami ekzistuese.

Në këtë vendbanim disa familje muhaxhire të shpërngulura nga treva e Toplicës në vitin 1878, pas qëndrimit disa kohë në fshatin SOPIJË e Taraxhë (TERRNJE) vendosën në Mushtisht, si p.sh. Berjanët.

Me këtë emër është e regjistruar në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893 (1311 h), të vitit 1896 (1314 h) dhe të vitit 1900 (1318 h).

Në Mushtisht është ruajtur objekti Kulla e Pashës është objekt i shek. XVII.

Nga ky fshat janë shpërngulur rreth 10 familje shqiptare në Turqi gjatë periudhave të ndryshme të pushtetit serbo-jugosllav.

- Mushtishti për dallim nga fshatrat tjera të trojeve tona,ka pasur një zhvillim dhe një civilizim më të avancuar si në aspektin kombëtar,ekonomik,kulturor,arsimor,bujqësor etj.Ndoshta nga vet harta dhe pozita gjeografike e mrekullueshme ja ka dhuruar këtë mundësi mushtishtasëve.Për faktin që mbështetet mbrapa nga malet e veta që i takojn masivit të SHARRIT, me mbi 400 lloje bimësh të ndryshme tani kemi edhe atllas botanik nga biolugu i përkushtuar z.Xhavit Malaj, një e veqant nga Flora e kemi halorin e llojit Gjingjer,që rritet në lartësin mbidetare nga 1.900 m. deri në 2.092 m.kurse nga Fauna Rrushqebullin (familje e maces së egër dhe leopardit)peshon nga 30-40 kg.endemik në ballkan.Katër gryka të bjeshkës,Uji të pishëm me rrjedhje qe 35 vite,Shtepi kulture,zyra e gjendjes civile,Post-telekom,Stacion Policie,Ambulanta,Shkolla elementare, Gjimnazi dy vjeqar nga 1977 deri 1990.Fabrika tekstile,Kooperimi - Bujqësor,nga 16 mullijë me ujë vetëm një është akoma aktivë.13 ura betoni,1 druri.ka një fushë bujqësore të gjërë me mbi 1.000 hektar.e tëra me mundësi vaditje.Fabrika për prodhimin e elementeve të betonit,SOPI, Restaurante, Dy Pishina,Shitore ushqimore,tekstile,dhe një vargë zejesh të ndryshme zanatlijësh. Një krahasim:Kur Mushtishti ka qen Komune para dhe gjatë luftës së dytë botrore,Suhareka nuk ka qen.kur ka pasur 6 dyqane të ndryshme Suhareka vetem 1 ka pas.Hidroelektran më 1956 - drita q'do familje S-Reka nuk ka pas.etj.Teritor gjeografik posedon më shum se Suhareka si: Shtrirja e vendbanimit,Tokë fushe bujqësore,Ujë të pijes,Lumej,Bjeshk, dy Xhami,etj.Gjatë historisë rruga kryesore që ka lidhë Ferizajin, Prizrenin, Kuksin,etj.Ka kaluar nëpër fshatrat rrëz maleve të Sharrit:Budakovë,Vraniqë,Mushtisht,Grykas,Korishë, Prizren.Pas luftës së dyt botrore me coptimin e tokave Shqipëtare,Qeverija Jugosllave - Serbe për sigurin e vetë duke ju larguar rrezikut nga afërsia e maleve nga rrezistenca Kaqake, me dhunë nga popullsia vendase shqipëtare falasë ka ndërtuar rrugën e re Prizren-Suharekë - Shtimje - Prishtinë.

Shënime statistikore[redakto | redakto tekstin burimor]

rreth vitit 1879 kishte 104 shtëpi;

sipas një burimi historik në vitin 1903 përveç familjeve shqiptare kishte edhe 72 familje serbe;

në vitin 1905 - 160 shtëpi; në vitin 1913 - 1.711 banorë;

në vitin 1919 - 192 shtëpi me 1444 banorë (100 shtëpi serbe me 710 banorë dhe 91 shtëpi shqiptare me 734 banorë);

sipas regjistrimit të vitit 1921 - 186 shtëpi me 1.561 banorë;

në vitin 1928 - 190 shtëpi me 1561 banorë;

në vitin 1948 - 276 shtëpi me 2346 banorë;

në vitin 1953 -317 shtëpi me 2541 banorë;

në vitin 1961 - 368 shtëpi me 2816 banorë (1427 shqiptarë, 1328 serbë, 16 malazezë, 5 të tjerë);

në vitin 1971 - 422 shtëpi me 3307 banorë;

në vitin 1981 - 502 shtëpi me 4155 banorë (2980 shqiptarë, 1173 serbë, 1 malazez, 1 të tjerë).

Gjatë regjistrimit serb të vitit 1991. ishin regjistruar 995 banorë serbë, 1 malazez dhe 1 të tjerë. Popullata shqiptare e kishte bojkotuar regjistrimin.

Para agresionit serb të viteve 1998-99 fshati kishte 510 shtëpi me afro 5.500 banorë shqiptarë dhe 185 shtëpi serbe me 1.200 banorë. Ndërsa, sipas shënimeve të Kuvendit Komunal në vitin 2.000 kishte 5.642 banorë. Më 3 prill të vitit 1999 u dogjën 1.050 objekte banimi dhe objekte ndihmëse nga forcat ushtarake-policore serbe. Më vonë u dogjën edhe shtëpitë serbe. Xhamia e fshatit e ndërtuar më 1.702 është rrënuar më 4 prill 1999. Janë shkatërruar librat e bibliotekës së fshatit dhe të shumë bibliotekave private. Më vonë rrënohet edhe kisha ortodokse -Shqipëtare e përvetësuar nga Serbet lokalë pasi shqipëtarët aso kohe anuan për xhamin.

Gjatë periudhës së luftës të vitit 1999 në vijë të frontit vrahen 3 ushtarë të UÇK-së, 12 civilë, 6 janë të zhdukur. Popullsia shqiptare me 3 prill 1999 u shtërngua të braktisë shtëpitë e veta dhe të shkojë në Shqipëri.

Si kufi të katundit të sotëm Mushtisht, në kartën serbe të vitit 1.348, përmendet "Lesheva Rudina", përkatësisht "Leshev Dol", pastaj "Behshin Dol' gjithashtu "selishta Gona Beloga" (do të thotë Gjon Bardhi), përkatësisht "Tanushev Las" etj.

Municipiumi : Municipiumi shtrihej në territorin e fshatrave Mushtisht, Popolan e Sopijë. Në këtë lokalitet janë zbuluar gërmadhat e një vendbanimi të gjerë antik. Është lokalitet i lashtë dardan i periudhës romake. Ky regjion ka qenë i banuar dendur edhe me vendbanime të tjera. Vendbanim i theksuar, në një fazë" të zhvillimit ka pasur statusin e municipiumit.