Muzeu Etnografik i Elbasanit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Muzeu Etnografik i Elbasanit
Informacion i përgjithshëm
Statusi80 lloje zejesh, veshjet karakteristike elbasanase,
ambiente të ndryshme
VendndodhjaElbasan
AdresaRruga 11 Nëntori, 3000
Koordinatat41°06′43″N 20°00′02″E / 41.1120382°N 20.0005788°E / 41.1120382; 20.0005788
Inauguruar1986
Uebfaqja
Faqja e muzeut etnografik
Busti i Isuf Myzyrit në hyrjen e Muzeut

Muzeu Etnografik i Elbasanit është ndërtuar në një shtëpi karakteristike me çardak që i takon shek. XVIII. Është një shtëpi që nga mënyra e ndërtimit dhe arkitektura është e veçantë në llojin e vet në trevën e Elbasanit. Në planin kompozicional dhe në përgjithësi në konceptimin e saj funksionalo-arkitektonik, kjo banesë i ngjan shumë banesave me çardak që gjejmë në Berat, Gjirokastër, Prizren e Shkodër. Banesa e këtij muzeu, është restauruar nga Instituti i Monumenteve të Kulturës në vitin 1983 - 1985 dhe në vitin 1986 ambientet e shtëpisë u përshtatën duke u kthyer në Muze Etnografik[1]. Brenda kësaj ndërtese, ekzistojnë 800 objekte të rralla. Muzeu përmban kuadrin historik, zejtarinë, me rreth 80 lloje zejesh, veshjet, tipin e banesës qytetare karakteristike elbasanase me disa ambiente[2].

Historiku[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Elbasanasit e njohin si Shtëpia e Sejdinëve. Elbasani ka pasur rreth 1128 shtëpi të tilla deri në fund të shek. XVII, gjë që tregon se ka qenë një qytet i pasur. Popullsia e asaj kohe shkonte rreth 25-30 mijë banorë. Në muze, nëpërmejt objekteve, materialeve dhe fotove të shumta merren infromacione të tjera për zhvillimin urban të qytetit në periudha të ndryshme historike[3].

Ndërtimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Banesa përbëhet nga dy kate. Kati i parë ka qenë përdorur si magazinë ku futeshin prodhimet bujqësore dhe, mbas kthimit në muze, janë vendosur disa nga zejet e shumta të ushtruara në këtë qytet. Ky kat ka këto ambiente muzeale:

  • Korridori
  • Dhoma e leshrave
  • Dhoma e metaleve

Kati i dytë është realizuar si një shtëpi banimi e një qytetari të pasur elbasanas dhe përbëhet nga këto ambiente:

  • Korridori
  • Dhoma e punës së vajzave
  • Dhoma e grave
  • Dhoma e burrave
  • Dhoma e nuses

Muzeu qëndron i hapur nga e hëna në të premte 8:30-15:30 dhe të shutnë e të dielën 9.00-13.45. Muzeu qëndron mbyllur gjatë festave kombëtare.

Botime të përgatitura nga stafi i muzeut ndër vite.[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Titulli Përshkrimi Përgatiti Viti
Muzeu Etnografik Elbasan - Guidë (Album) Guida e realizuar si pjesë e Projektit Byzantium paraqet historikun, arkitekturën, ambientet, esnafet dhe objektet e Muzeut Etnografik në Elbasan. Kreshnik Belegu, Ortenca Dakli
SKAMPIS (Elbasani) Romako - Bizantin Guida e realizuar si pjesë e projektit Byzantium paraqet gjurmët e kulturës romano - bizantine në Elbasan. Kreshnik Belegu, Ortenca Dakli
Vështrim mbi veshjet popullore të qarkut Elbasan Botuar me rastin e 100 – vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë. Në këtë album janë paraqitur me foto veshjet popullore të qarkut Elbasan, shoqëruar dhe me një përshkrim të shkurtër. Kreshnik Belegu, Ortenca Dakli 2012


 Commons: Botime të Muzeut Etnografik Elbasan – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Belegu, Kreshnik; Dakli, Ortenca. Muzeu Etnografik - Guidë. Elbasan: Projekti Byzantinium dhe Bashkia Elbasan. fq. 1.
  2. ^ Elbasani - Enciklopedi. Elbasan: Sejko. 2003. fq. 386. ISBN 99927-962-1-9.
  3. ^ Belegu, Kreshnik; Çiftja, Hektor (2012). Elbasani turistik Guidë - A touristic guide to Elbasan. Tiranë: Shtëpia Botuese "Erik". fq. 60. ISBN 978-99956-36-49-4.