Naxhi Bakalli
Naxhi Bakalli është një piktor shqiptar.
Jeta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Naxhi Bakalli lindi në Tiranë më 1937. Në vitin 1957 u diplomua nga Liceu Artistik "Jordan Misja" dhe në vitin 1958 fitoi çmimin e parë në pikturë me portretin e "Kajo Karafilit" në Konkursin Kombëtar për Armatën Shqiptare. Më 1961 iu dha e drejta për të studiuar në Institutin e atëhershëm të Artit (tani Akademia e Arteve), ku si student i shkëlqyer i Ksenofon Dilo u diplomua në pikturë dhe filloi të punonte si mësues në Liceun Artistik "Jordan Misja" në Tiranë. Sipas Art Galeri "KALO" ekspozita e tij e parë e vetme ishte në 1991 në Galerinë Kombëtare të Arteve të Tiranës me 170 vepra nga piktura në grafikë dhe skulpturë. Prej vitit 1971 ai ishte ilustrues i shumë librave të bestsellerëve: Gjenerali i ushtrisë së vdekur nga Ismail Kadare.Në vitin 1980 Bakalli fitoi Çmimin e Parë të Republikës me muralen "Përballimin" , i cili mund të gjendet në Muzeun Kombëtar "Gjergj Kastrioti Skënderbeu" në Krujë. Shpesh ai lë kufijtë e formave të caktuara, gjë që e bëri atë një nga piktorët më të mirë bashkëkohorë shqiptarë.
Vlerësime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 1983, piktorit Naxhi Bakalli i jipet titulli “Artist i merituar” për rezultatet e arrijtura në krijimtari. Me 2004 fiton çmimin e parë në Konkursin “Artistët mesdhetarë” në Athinë. Artisti ka realizuar me sukses edhe muralet “Kuvendi i Dukagjinit të Matit” l986, (në sipërfaqe prej 20 metrash katrorë) për Muzeun e Burrelit, si dhe muralin “Legjenda e Ylberit” 1990, (në sipërfaqe pre 44 matrash katrorë) për Lokalin Turistik në Tiranë.
Filateli
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Piktori Naxhi Bakalli është marrë edhe me dizenjimin e pullave postare. Ai me shumë sukses e ka pasuruar fondin e filatelisë shqipëtare, duke dhënë kontribut të madh në këte shkencë mbi pullat postare. Artisti tiranas vlerësohet për këte krijimtari, që është jo vetëm shqiptare por edhe universale, si nga studiues të vendit po ashtu dhe nga studiues e filatelistë të huaj. Nga viti 1977 e deri sot Ai është autor i më shumë se 50 serive pullash, të cilat janë të koleksionuara dhe në qarkullim në tërë botën. Këto seri janë me 2 e më shumë pamje, madje deri në 12.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit][[1]]