Ndrek Luca

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Liber-pyetje.svg
Ky artikull ose seksion nuk ka mjaft ose nuk ka asnjë referencë dhe mund të mos jetë i saktë .
Jeni të lutur të ndihmoni këtë artikull duke shtuar referenca dhe duke korrigjuar informacionet.
Ndrek Luca.jpg

Ndrek Luca lindi më 3 shtator 1927Dukagjin, është aktor i mirënjohur shqiptar.

Pasi punoi disa kohë si ushtarak në aviacion, qysh nga viti 1950 vijoi si aktor në Teatrin Popullor me rolin e Shpend Gjeto Plakut në dramën “Halili dhe Hajria” të Kolë Jakovës. Spikati më vonë me rolin e Jagos në tragjedinë e Shekpsitit “Otello”, të Lekës në dramën “Toka jonë” e Kolë Jakovës. Në dramën “Arturo Ui” të Brehtit, Ndrek Luca luajti rolin e Xhirit duke sendërtuar me një gjuhë shprehëse, përkitazi parimeve brehtiane të teatrit, planet satirike me ato dramatike. Krijoi një karakter të spikatur e realist me rolin e Brung Trolit (drama “Përmbytja e madhe” e K. Jakovës), kurse në dramën “Baca i Gjetajve” të F. Krajës interpretoi rolin e Bacës, një malësor trim, dinjitoz, i përmbajtur, ku është e pranishme po aq edhe një kahje e fortë dramatike.

Luca është aktor i thyeshëm, që operon me plane të ndryshme interpretative, sa komike po aq tragjike, sa heroike po aq të rëndomta, duke e “thyer” modelin paraprak. Është nga aktorët e zëshëm të filmit artistik shqiptar, duke realizuar mbi 30 figura, të veçanta në llojin e tyre, si Dom Marku (“Komisari i dritës”), Ndrio (“Udha e shkronjave”), Gjini (“Plagë të vjetra”), Pjetër Mustaqekuqi (“Operacioni zjarri”), Rahmiu (“Duel i heshtur”) etj. Ndrek Luca zotëronte një mimikë tepër ekspresive; përdorte me mençuri gjestin e figurshëm, plastikën dhe mjete të tjera të njëmendësimit pamor të personazhit.

[redakto] Filmografia

[redakto] Burimet

Mjete vetjake
Hapsirat e emrit

Variante
Veprimet
Shfleto
Printo/eksporto
Mjete
Në gjuhë të tjera