Neuroimazheria

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Rezonanca magnetike e kokës së pacientit

Neuroimazheria është term i cili zakonisht përdoret për të emërtuar teknikat të cilat kanë si qëllim fotografimin (vëzhgimin) e aktivitetit të trurit në kohë reale. Neuroimazheria është disiplinë relativisht e re e përdorur në mjekësi dhe neuroshkencë/psikologji.

Rezonanca magnetike[redakto | redakto tekstin burimor]

Historia e zhvillimit[redakto | redakto tekstin burimor]

Skanimi me rezonancë magnetike (MRI) është zhvilluar në vitet '70 si një metodë e studimit të indeve të gjallë që ishte më pak e dëmshme për lëkurën se sa rrezet X.

Rezonanca magnetike funksionale[redakto | redakto tekstin burimor]

Funksionon duke stimuluar valë radioje nga atomet e hidrogjenit brenda molekulave të ujit në trup. Kjo gjë ndodh gjatë një skanimi fMRI (Functional Magnetic Resonance Imaging). Kjo është metoda pa ndërhyrje për të ekzaminuar trurin e njeriut.

Lloje të ndryshëm indesh, emetojnë dridhje të valëve të radios me shpeshtësi të ndryshme, duke lejuar ndërtimin e një pamjeje të strukturës së brendshme të trurit. Pra duke përpunuar statistikisht totalitetin e sinjaleve nga molekulat individuale krijohet, me anë të softuerëve, një hartë e përgjithshme e trurit, me gradacione sipas nivelit të aktivizimit të zonave të caktuara. Ajo zbulon ato zona brenda trurit që janë më aktive. Kjo do të thotë që skanimi i pjesëve të trurit të lidhura me tipare apo mendime të caktuar, si për shembull kënaqësia ose gënjeshtra mund të zbulojnë se kur dikush po ndihet i lumtur - apo kur janë duke u treguar të kursyer me të vërtetën.

Aplikimet[redakto | redakto tekstin burimor]

Doktorët e përdorin për të identifikuar tumoret në tru, për të monitoruar çrregullime kronikë të sistemit nervor si për shembull skleroza e shumëfishtë si dhe në rastet e përgatitjes për operacione në tru.