Nik Xhelilaj
| Nik Xhelilaj | |
Nik Xhelilaj |
|
| Emri: | Nik Xhelilaj |
|---|---|
| Ditëlindja: | 5 mars 1983 |
| Vendlindja: | Tiranë, Shqipëri |
| Faqja zyrtare: | [1] |
Nik Xhelilaj (lindur si Kreshnik Xhelilaj) është një aktor shqiptar i lindur në Tiranë më 5 mars 1983[1]. Në vitin 2004 fillon vitin akademik për dramaturgji në Akademinë e Arteve, Tiranë. Pasi kryen vitin e parë, bëhet protagonist me rolin e tij të parë në filmin Trishtimi i zonjës Shnajder me regji te Piro Milkanit.[2] Në vitin 2008, është sërish protagonist në filmin Alive! me regji te Artan Minarollit.
Ne vitin 2010, vjen sërish protagonist në filmin "Shqiptari - Der Albaner" me regji te Johannes Naber. Ndër tre filmat ku ai ka qenë protagonist, filmi Der Albaner ka marre vleresime te ndryshme ne festivale nderkombetare.
Nik Xhelilaj do të jetë prezantuesi i Festivalit të 50-të i Këngës në RTSH.
Përmbajtja |
Nderimet [redakto]
Është vleresuar me çmimin "Aktori me i mirë" ne festivalin e Moskës, në festivalin e Prishtinës, në festivalin e Antalyas dhe atë Turko-Gjerman të Nurembergut, për rolin ne filmin "Shqiptari - Der Albaner". Filmi Der Albaner gjithashtu është vleresuar me çmimin special të jurisë në Moskë, Prishtinë, Antalya si dhe "Filmi më i mirë" në festivalin e filmit në Gjenevë.[3]
Filmografia [redakto]
- Der Albaner 2010
- Alive! - Gjallë 2009[4]
- Trishtimi i zonjës Shnajder 2008
Lidhjet e jashtme [redakto]
Burimet [redakto]
- ^ Nik Xhelilaj Fan Page
- ^ Perfundon nje film, nis nje karriere (in Albanian)
- ^ Gazeta Albania - Filmi "Shqiptari" pushton Festivalin e Gjenevës (in Albanian) | November 9, 2010
- ^ Nik Xhelilaj biography, Career timeline

