Nikolaj Trubeckoj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Nikolaj Trubeckoj

Princi Nikolaj Sergejeviq Trubeckoj, rusisht Stampa:'''Николай Сергеевич Трубецкой''', (15 prill 1890 Moskë25 qershor 1938 Vjenë) ishte një gjuhëtar dhe etnolog rus.

Jeta[redakto | redakto tekstin burimor]

Trubeckoj ishte me origjinë nga një familje aristokratike të vjetër ruse. Shumë shpejt filloi të merrej me gjuhësi dhe etnologji. Artikullin e parë të tij e publikoi si 15-vjeçar. Në vitet 1908-1913 studioi në universitetin e Moskës dhe në vitin 1913 i përfundoi studimet me punën diplome Për shënimin e kohës së ardhshme në gjuhët indoevropiane më të rëndësishme.

Më 1916 mbrojti doktoratën në degët gjuhësi krahasuese dhe sanskrit. Më 1920 emigroi në Bullgari, ku u bë docenti i filologjisë sllave në universitetin e Sofisë. Më 1922-1938 ishte profesor në universitetin e Vjenës. Vdiq më 1938 pas një marrjeje në pyetje te Gestapo.

Vepra[redakto | redakto tekstin burimor]

Trubeckoj ka zgjeruar gjuhësinë me Fonologji si disiplinë e pavarur, dhe ka përforcuar interesin e gjuhëtarëve të tjerë për gjuhën jo letrare.

  • Grundzüge der Phonologie, pas vdekjes së tij më 1939 në Pragë.