Njerëz të humbur
Ky artikull duhet të përditësohet.(dhjetor 2024) |
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Njerëz të humbur | |
---|---|
Zhanri | Hulumtim Informacion |
Krijuar nga | Aida Shtino |
Prezantuar nga | Aida Shtino |
Shteti | Shqipëri |
Nr. i sezoneve | 9 |
News editor(s) | Bernard Pecnikaj |
Lëshimi | |
Rrjeti origjinal | TeleNorba Shqiptare (2005-2008) TV Klan (2008-2010) RTSH (2010-2014) |
Njerëz të humbur ishte një emision informativo-hulumtues i krijuar dhe drejtuar nga gazetarja Aida Shtino, ku hetohen rastet e personave të humbur, fati i të cilëve nuk dihet, me qëllimin e gjetjes së tyre dhe rilidhjes së tyre me familjen. Emisioni filloi së transmetuari në TeleNorbën Shqiptare nga 2005 deri në 2008; vazhdoi në TV Klan nga shtatori 2008 deri në 2010, dhe kaloi në fund në Radio Televizionin Shqiptar prej 2010 deri në 2014.[1] Emisioni përgjatë 12 viteve të tij në transmetim ishte shumë i suksesshëm, dhe misioni ia doli të gjejë 4 mijë raste dhe 1600 persona. Ai fatkeqësisht u anulua në 2014 për arsye buxhetore.[2]
Që nga fillimi e deri më tani emisionin e ka prezantuar koordinatorja gazetareske Aida Shtino. Kryeredaktor i këtij emisioni që prej vitit 2006 deri në fund, është gazetari Bernard Pecnikaj.[nevojitet citimi] Rastet e trajtuara në emision janë raste të lajmëruara në komisariatet e policisë ndërsa rëndësi të veçantë ju jepet rasteve të zhdukjeve të fëmijëve dhe njerëzve të moshuar. Shpesh herë ka ndodhur që rastet e trajtuara në shikim të parë duken si ikje apo mos lajmërime, por në bazë të kërkimeve dhe hulumtimeve gazetareske dhe policore lënë të kuptojnë për raste krimi të inskenuara. Hulumtimet në emision zakonisht fillojnë nga kontakti i fundit i lajmëruar nga të afërmit e të zhdukurit dhe vazhdojnë mbi bazën e komunikimeve qe fitohen përmes telefonatave apo interesimeve prej grupit te gazetarëve asistente të emisionit. I gjithë informacioni sigurohet mbi bazën e dëshmive nga personazhe të afërm apo miq të personit të zhdukur.
Realizimi i emisionit bëhet në bashkëpunim të ngushtë me organizata të ndryshme shoqërore, institucione shtetërore dhe subjekte tjera që merren me fatin e njerëzve të zhdukur. Ndër bashkëpunëtor të këtij emisioni dallohen Fondacioni "Njerëz të humbur" (int. Missing People), Prokuroria e Shqipërisë, Policia e Shqipërisë, Interpoli, Organizata e Emigrantëve (OJF), Avokati i Popullit, Kryqi i Kuq Shqiptar, gazeta "Bota Shqiptare" në Itali, Shoqata e emigrantëve, ambasadat e huaja në Shqipëri, Emisioni i TV Alter "Fos sto Tounel" nga Greqia, Emisioni i RAI 3 "Chi l´ha visto?" nga Italia si dhe "Missing Person" nga SHBA-ja.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Faqja zyrtare tek Wayback Machine (arkivuar 10 janar 2016)
- Njerëz të humbur në Facebook
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Si u mbyll "Njerëz të Humbur", Aida Shtino flet për herë të parë". Gazeta Shqip. 28 prill 2019. Marrë më 2024-12-14.
- ^ "Pse u mbyll emisioni "Njerëz të humbur"? Përlotet Aida Shtino: Arsyen s'e di dhe sot, ma mbyllën derën". ABC News Albania. Marrë më 2024-12-14.
- Artikuj të Wikipedias me nevojë për përditësim from dhjetor 2024
- Të gjithë artikujt e Wikipedias me nevojë për përditësim
- Për përmirësim
- Artikuj me deklarata pa burim informacioni
- TV Klan
- Programacioni i TV Klanit
- Programacioni i RTSH-së
- Emisione shqiptare hulumtuese
- Emisione shqiptare informative
- Emisione televizive shqiptare të vitit 2005