Nokturn

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Nokturn me Autor: Kolec Traboini. Botuar: "Globus R". Faqet e librit 226. Tiranë, 2004.

Vëllimi i dytë në krijimtarinë poetike të Kolec Traboinit, “Nokturn” përbëhet nga 112 krijime ku spikasin përpjekjet për të pasqyruar shqetësimet qytetare, gjithnjë nëpërmjet lirizmit e përjetimeve të thella emocionale.

Libri ndahet në gjashtë kapituj: Antikoha, Shën Valentini poet, Vjeshtë italiane, Porta e dritës, Epistolar poetik dhe Impresione. Në këtë të fundit përfshihen mendime të shprehura në shtyp nga 12 personalitete të fushave të ndryshme.