Oda e Familjës Luzha në Begrace

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Oda e Familjes Luzha në Begrace
Emri amëtar Oda e Luzhës
LlojiArkitekturore
VendndodhjaBegracë, Kaçanik, Kosovë
Ndërtuar1830 - 1840
Emri zyrtar: Monument /Ansambël
LlojiNën mbrojtje
Nr. i referencës821

Oda e Familjes Luzha në Begrace është një monument i trashëgimisë kulturore në Begracë, Kaçanik, Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "Arkitekturor".

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Oda e mysafirëve e Selman Luzhës - ODA E LUZHËS në fshatin Begracë, komuna Kaçanik, është e ndërtuar rreth 200 vite më parë. Është e ndërtuar me tulla të papjekura (çerpiq). Ka tavan të sheshtë (shishe tavan), shumë dollapë, trapazan, “yklyk” (dollap për vendosjen e mbulojave) dhe shumë eksponate të vjetra karakteristike të traditës sonë. Oda e ka edhe hajatin karakteristik, me oxhak, me dollapë etj. Pos karakteristikave autoktone e tradicionale të ndërtimit të vjetër, kjo odë kishte karakter etnologjik, kulturor, historik, edukativ etj. Është vërtetuar se në të ka qenë mysafir edhe Bajram Curri në verën e vitit 1910. Ishte odë e njohur në tërë anën dhe konak i shumë udhëtarëve. Madje, ishte edhe një "shkollë", nëpër të cilën kanë kaluar shumë breza.  

Oda, në të kaluarën, ka qenë nga më të njohurat e më të mëdhatë në regjion e llojit të vet, kurse sot është unikate, e vetme e ruajtur, jo vetëm në rajonin e Kaçanikut, Ferizajt dhe Moravës, por ndoshta edhe të tërë Kosovës.