Orfeu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
"Thracian Girl Carrying the Head of Orpheus on His Lyre" by Gustave Moreau (1865).
Orpheus with the lyre and surrounded by beasts, Byzantine & Christian Museum, Athens
Albrecht Dürer envisioned the death of Orpheus in this pen and ink drawing (detail), 1494 (Kunsthalle, Hamburg)

Orfeu (greqisht: Orfeus, latinisht: Orfeus) - i biri i zotit Apollon ose i Eagarit, zotit të ujit dhe muzës Kaliopa, këngëtari dhe muzikanti rnë i madh i miteve greke.

Është në harmoni të përsosur me botëkuptimin antik që Orfeun e kanë konsideruar në botë për hero: një nderë e tillë, më në fund, nuk i përket vetëm burrit, i cili të tjerët i tejkalon në fushëbetejë, por edhe artistit të spikatur. Tek e fundit, të barabartë me këtë e kanë konsideruar edhe trimat e tjerë.Kështu p.sh. Argonautët e ftojnë që t'u bashkohet në ekspeditën për postajën e artë në Kolhidë. Ka qenë artist i mrekullueshëm: kur tingëllonte lira e tij dhe këndonte ai, bishat vinin tek ai nga pyjet, shpendët zbritnin, lisat dhe shkëmbinjtë lëviznin që të jenë sa më afër - ujku rrinte pranë qengjit dhe i emocionuar e dëgjonte, plepi i egër nuk e lëvizte asnjë gjeth, madje as platani gembplotë nuk e lëshonte hijen në lulën e fushës - në natyrë zotëronte harmonia dhe paqja e përsosur. Njësoj sikurse me artin e vet Orfeu u bë i famshëm me dashurinë ndaj gruas së re, Euridikës. Mirëpo, fati nuk ishte në anën e tij që me të të jetojë në lumturi: duke mbledhur lule Euridika shkeli gjarprin helmues dhe, kur Orfeu vrapoi, pasi që e dëgjoi britmën e saj, ajo tani më ishte e vdekur. E kaploi pikëllimi i thellë që u shndërrua në dëshpërim dhe pastaj në një vendim që ta kryej veprën për të cilën asnjëri prej vdekatarëve nuk ka pasur guxim: vendosi që të shkojë në botën nëntokësore dhe ta kërkojë gruan e vet prej Hadit, zotit të zymtë. Me mrekullitë e muzikës së vet Orfeu e zbuti zemrën e Karonit plak dhe ai, në anijen e vet, e çon përtej Stiksit, lumë në botën nëntokësore. Atëherë, Orfeu u gjet para Hadit dhe gruas së tij, Perzefonës. Pasi para tyre e këndoi këngën për dashurinë e vet ndaj Euridikës, i luti që t'ia kthejnë në emër të dashurisë së vet: prej tyre nuk kërkon kurrfarë dhurate, por vetëm huanë e thjeshtë, për arsye se edhe ashtu sërish do ta fitojnë mbrapa kur do ta kryejë jetën e vet tokësore. Dhe poqese nuk do t'ia japin, i luti për hirin tjetër: le ta marrin atë në perandorinë e tyre, ku do të mund të jetojë pranë hijes së saj. Kënga e Orfeut e ka tronditur tërë botën nëntokësore: Tantali harroi etjen dhe urinë e vet, Sizifi e ndali rrokullisjen e gurit të vet, rrota e Iksionit u ndal, për më tepër edhe në sytë e Erinieve të pamëshirshme xixilluan lotët. Kur Hadi pa se edhe Perzefona, gruaja e tij ia plasi vajit, premtoi se do t'ia plotësojë lutjen vetëm me një kusht: kur zoti Hermes do ta çojë mbrapa nga perandoria nëntokësore do të shkojë pas tij rrugëve e rrugicave dhe se nuk do ta shikojë Euridikën e cila do të ecë mbrapa derisa të mos arrijnë në botën e sipërme. Orfeu i entuziazmuar, e pranoi kushtin e Hadit dhe, gjatë tërë rrugës së gjatë dhe të mundimshme, e përmbante veten. Mu parra hyrjes në greminën e tainarit pas së cilës tani më shtrihej perandoria e të gjallëve, Orfeun e tradhtuan nervat. E ktheu kokën kah Euridika mos, vallë, ka bredhur apo është molisur nga uria: por atëherë e pa vetëm hijen e cila zhdukej në largesi. Kështu e shkaktoi vdekjen e saj të dytë. Më kot përpiqej Orfeu të shkojë në perandorinë e të vdekurve. Karoni i pamëshirshëm nuk donte më ta çojë në bregun tjetër të Stiksit. Shtatë ditë dhe shtatë net rrinte Orfeu i uritur dhe i etshëm në bregun e Stiksit dhe vajtonte, lutte dhe qante, por e tërë kjo ishte e kotë. Në pendimin e thellë u kthye pastaj brigjeve të lumit Hebra në Trakinë e vet, ku edhe lindi. Me Euridikën Orfeu ndeshet pas katër vjetve kur qe i detyruar të përfundojë jetën e vët të mundimshme. U vra nga duart e grave trakase, të cilat e akuzonin për arsye se u ikte grave. Njëherë, me rastin e kremteve të Bakkhut, e panë në ledinë nën shkëmbinjët e Rodopeve dhe të dehura filluan të hudhin gurë në të. Të tërbuara, që gurët, të prekur nga kënga e Orfeut ndaleshin në hapsirë, u hodhën në të si tufë shpendësh rrëmbyes, e shkyen dhe kokën e liren e tij e hodhën në dallgët e Hebrit. E tërë natyra u rrënqeth nga ky krim dhe u mbështoll në pikëllim. Madje edhe shkëmbinjtë ia plasën vajit dhe nga lotët e tyre u rritën lumenjtë. Dhe kur afrohej vjetori i vdekjes se Orfeut, natyra sërish pikëllohej - por rnë së shumti qajnë shkëmbinjtë e Rodopeve dhe lotët e tyre sot e kësaj dite derdhen në lumin Hebros (Marica). Miti per Orfeun e shpreh vlerësimin grek të muzikës dhe poezisë. Si dashamir i muzave, Orfeu gëzonte respekt të gjithmbarshëm. U themelua, madje, edhe sekta mistike e adhuruesve të tij (Orfikët). Tregimi i prekshëm për dashurinë dhe vdekjen e tij tragjike që nga kohërat më të lashta i ka tërhequr artistët e të gjitha degëve të artit. Lexuesit të sotëm Orfeun ia kanë afruar me përpunimin e fatit të tij Vergjili (në Georgikat) Ovidi (në Metamorfozat). Pamjet nga ky mit janë ruajtur nga antika në më se gjashtëdhjetë piktura në vaza. Më se dyzet e paraqesin Orfeun që e sulmonin gratë trakase, dymbëdhjetë Orfeun që këndon (më e vjetra, me siguri nga fillimi i shek. VI para e.s. (dhe sot gjendet në Villa Gjulia në Romë), pesë Orfeu në nëntokë. Prej relieveve antike më i njohuri është Hermesi, Orfeu dhe Euridika i Alkmeonit rreth vitit 420 para e.s., i cili e stoliste elterin e zotërave olmpikë në Agorën e athinasve. Mirëpo, sot e dime vetëm nga kopja romake (dhe gjendet në Muzeun Popullor në Napoli dhe në Villa Albana në Romë). Orfeu ka qenë aq i dashur sa që piktura me pamjen e tij gjendet madje edhe në katakombet e krishtera, p.sh. piktura murale Krishti Orfeu me bishët në katakomben romake të Domitilianit, nga mbarimi i shek. III të e.s. Janë ruajtur edhe shumë figura të tija në mozaiqe (p.sh. Orfeu i shek. III. para e.s. në Muzeun Popullor në Palermo), pastaj Orfeu në mesin e bishave, nga fshati Gllavnik afër Podujevës (Vindenis antik) nga shek. II - III të e,s., në mesin e tyre edhe ekzemplarët nga antika tejet e vonë (p.sh. Orfeu në mesin e bishave nga shek. VI i e.s. nga Jeruzalemi, që sot gjendet në Muzeun Arkeologjik në Stomboll), pastaj Orfeu i cili i bie lirës, i zbuluar në qytetin antik Pafos në Qipro, nga koha romake. Nga veprat e piktorëve të kohës së re të frymëzuar me mitin për Orfeun më të njohurat janë Orfeu dhe Euridika e Nicolas Poussinit (Nikolas Pusinit), Instrumenti i Orfeut i R. Saveryut (nga fillimi i shek. XVII, sot gjendet në Galirinë Kombëtare në Pragë), Orfeu e merr Euridikën e Anselm Feuerbachut (Anzetai Fojerbahut), për nga koha rreth vitit 1867, Dëshprimi i Orfeut dhe piktura të tjera me motive Orfeike të Josef Simes (Jozef Shimes), në të shumtën sot në koleksionet e Parisit. Prej veprave skulpturale po i përmendim Orfeun e Anton Canoves (Anton Kanova), rreth vitit 1800, sot gjendet në Ermitazhin e Leningradit, Orfeun e madh prej bronze, dhe Orfeun me Euridikën të Ogyst Rodenit, dhe gjendet në Muzeun e Rodinit dhe në Muzeun Metropolitan në Nju Jork. Në mesin e më të rinjëve prej tyre është Orfeu i Osip Zadkinit (nga viti 1948, sot gjendet në Muzeun e Artit modern në Paris).

Popullaritetin më të madh, kuptohet, Orfeu e ka gëzuar dhe e gëzon në mesin e mjeshtërve të muzikës serioze ashtu edhe asaj të lehtë. Operën Orfeu e komponoi, në vitin 1607 Claudio (Klaudio) Monteverdi. Kristof Vilibald Gluka e krijoi me 1762 Orfeun dhe Euridikën, njërën nga veprat më të mëdha të krijimtarisë operistike botërore. Franz Liszti (Franc Listi) e komponoi Orfeun, këngën simfonike (1854). Më së njëqind vjet jeton në Skene Orfeu në botën nëntokësore opereta klasike e Jacques Offenbachut (Zhak Ofenbahu), e vitit 1858. Në mesin e veprave më të reja që e përpunojnë këtë temë është Orfeu, balet i Igor Stravinskit (1947), pastaj Orfeu dhe Rodopa poema simfonike e Cvetan Cvetanovit dhe Koncerti i Orfeut i Pierre Ferrandit (Pjer Ferandi), në vitin 1953. Orfeut i kthehen në mënyrë të pareshtur edhe poetët edhe dramaturgët, duke filluar prej Angelo Ambroginit (Angjelo Ambrogjini) në shek. XV (Tregimi për Orfeun që është drama e parë italiane me tematikë laike) e deri te Rainer Maria Rilke (Sonetët për Orfeun, 1923) dhe i Jean Cocteau (Zhan Kokto), dramë Orfeu, 1924, që asesi nuk është e fundit.