Jump to content

Otorinolaringologjia

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kontrollë otorinolaringologjike

Otorinolaringologjia ose shkurt ORL është degë e mjekësisë e cila varet shumë nga zhvillimi dhe përparimi i shkencës dhe teknologjisë , mjeteve teknike ndihmëse, për të bërë të mundshëm ekzaminimin me sukses të brendësisë së veshit, fytit, hundës dhe gypit tracheobronhial.Këto organe janë specifike për nga vendndodhja anatomike në trupin e njeriut dhe kërkojnë dritë të fokusuar për tu hulumtuar. Otorinolaringologjia, është e përbërë nga fjalët greke, ous,otos = vesh, rhinos = hundë, laryngos = fyti dhe logos = shkencë. Në Kosovë, otorinolaringologu i parë dhe pionier i kësaj fushe është Talat Pallaska. Pallaska, njihet si doajen i ORL -së në Kosovë dhe punën shumë meritore në themelimin dhe hapjen e Klinikës së ORL-së, në Fakultetin e Mjekësisë, në Prishtinë.