Pëllumbi i pyllit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Stock Pigeon
Columba oenas1.jpg
Klasifikimi shkencor
Lloji: Animalia
Filumi: Chordata
Klasa: Aves
Renditja: Columbiformes
Familja: Columbidae
Grupi: Columba
Speciet: C. oenas
Emri binominal
Columba oenas
Linnaeus, 1758

Përmbajtja

[redakto] Gjatësia

32-34 cm, krahët e hapur: 63-69 cm.

[redakto] Përshkrimi

Si dhe dy speciet e tjera të pëllumbave - pëllumbi i shkëmbit (Columbia livia) dhe gugashi (Columba palumbus) - pëllumbi i pyllit (Columba oenas) është përgjithësisht gri me fundet e krahëve në gjyrë të zezë dhe me një njollë të gjelbër në qafë. Por nuk ka pulla të bardha në krahë dhe as në qafë si pëllumbat e shkëmbit. Mund të ndeshen në tufa të mëdha, por në përgjithësi tufat e tyre janë më të vogla në numër se sa në rastin e pëllumbave të tjerë.

[redakto] Përhapja dhe habitati

Megjithëse i njohur si shpend i fushave dhe parqeve, ndeshet thuajse po aq shpesh edhe në shkëmbinj e në bregdet.

[redakto] Riprodhimi

Columba oenas

Foletë i ndërton në zgavrat e pemëve dhe në të çarat e shkëmbinjve. Lëshon dy vezë në Mars, por edhe më pas. Të dy prindërit marrin pjesë në ngrohjen e vezëve, proces i cili zgjat 16-18 ditë. Të vegjlit fluturojnë pas katër javësh.

[redakto] Ushqimi

Kryesisht bimor me bazë drithërash, farash, gjethesh jeshile, rrënjësh, etj.

[redakto] Zëri

I fortë dhe ritmik, me rrokjen e dytë të shkurtër “uuu-uuu”. Kjo këngë dëgjohet kryesisht nga shkurti në korrik.

Mjete vetjake
Hapsirat e emrit

Variante
Veprimet
Shfleto
Printo/eksporto
Mjete
Në gjuhë të tjera