Pëllumbat e Kosovës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko


Në grupin e Pëllumbave të Kosovës bëjnë pjesë:

  • 1.Pëllumbi ilir
  • 2. Akrobatiku i Prishtinës – Duneku i Prishtinës
  • 3. Rrotulluesi kosovar(me xhufkë) - Kosova tumbler
  • 4. Ruleri kosovar (pa xhufkë) – Kosova roller
  • 5. Gjylja kosovare – Kosova mowchen
  • 6. Ballukja Pejane
  • 7. Murra Gjakovare
  • 8. Kuta e Prizrenit dhe
  • 9. Kutat Batalle
  • 10 Qubaliat e Vushtrris - Kaqurotat - LarteFluturues
Skeda:Qubaliat E Vushtrris
Qubaliat e vushtrris Kaqurotat

Akrobatiku rrotullues (Prishtina Tumler)[redakto | redakto tekstin burimor]

Pellumbi.jpg

Akrobatiku rrotullues(Dunek- Prishtina Tumler) në gjuhën popullore i njohur me emrin - Duneku i Kosovës prezenton racën më të avansuar të rrotulluesve në Botë. Ka një rrotullim specifik rreth boshtit trupor të mbyllur dhe elegant e cila nga poshtë të jep pamjen e një pjate rrotulluese (rrethore) me një vrimë në mes. Ka shumë mendime dhe teza se nga ka ardhur kjo makin fluturuese në Kosovë. Disa mendojnë se me ardhjen e turqëve në Ballkan, ata e kan sjellur me vete Rollerin Oriental dhe se nga ky është kultivuar dhe standardizuar si një racë e veçant duke e kryqëzuar me pëllumbat autokton të Kosovës. Disa mendojnë se Akrobatiku i Prishtinës (Duneku) e ka preardhje direkte nga Duneku i Turqisë dhe gjithashtu ka mendime se Duneku i Kosovës është autokton dhe se daton para llojeve tjera të lëshuesve të kontrolluar në Ballkan. Kjo mbetet një mister në vete. Në përgjithësi është mjaftë vështirë të dihet gjeneza e racave të pëllumbave nga se çdo ditë bëhen testime dhe prova për raca dhe varianta të reja. Ajo çka është esenciale dhe e rëndësishme për ne, është se kjo racë egziston në Kosovë dhe para shumë viteve ishte prezentuar për regjistrim në standardin e Evropës, pikërishtë në grupin e racave akrobatike të quajtura ”Tumbler”. Fjala tumbler vie nga anglishtja që në shqip don të thotë AKROBATIKK. Pa marr parasysh se çfar lloji dhe varianta janë përdorur, kultivuesit e Kosovës kan arritur ta sjellin në dritë një elegancë pëllumbore me një bukuri të veçantë dhe fluturim karakteristik. Aftësia e Akrobatikut të Prishtinës - Dunekut të Kosovës është e pa parashikueshme për shumë kultivues të pëllumave. Rrotullimi vlerësohet sipas shpejtësis dhe gjatësis së cirkëlit cilëndorë. Kan një fluturim të shpejtë deri sa të ngjiten në horizontin prej 150 deri në 500 metra dhe pastaj e stabilizojn fluturimin duke bërë luhatje të her pas hershme trupore me krahë të gjatë dhe elegantë. Kjo është vështirë të spjegohet me fjalë, kjo duhet të përjetohet. Bënë ashtu luhatje sikur pret signalin nga poshtë për të filluar manovrat akrobatike. Gjithashtu është me rëndësi dhe gjetja e kandit të përshtatshëm për rrotullim dhe për fillimin e rrotullimit. Pas signalit nga kultivuesi, Akrobatiku i Prsihtinës - Duneku fillon rrotullimin dhe gjithmon vie duke e ngushtuar rrethin e sjelljes rreth boshtit trupor me krah gjysëm të hapur. Sjellja është e shpejtë dhe ajo mund të filloj si nga ana e djathët ashtu edhe nga ana e majtë. Akrobatiku i Prishtinës - Duneku i cili ka mundësi të bëjë akrobacione në të dy anët është kvaliteti shumë i lartë i kësaj race. Të gjitha pjesët e trupit duhet të shkojn në harmoni me figurën e rrotacionit dhe duhet të jenë të pa ndara nga rrotacioni, duneku bënë rrotacione si i tërë. Akrobatiku - Duneku posedon disa varianta të akrobacioneve: Rrotacioni (rrotullimi pjatë) (rrethi unazorë) Rrotacioni spirale dhe Lëshimi fletë (gjethorë) Rrotullimet mund të sjegohen në shumë kuptime si:

Akrobacion që është fjala për akrobacionin e pëllumbave e cila vie nga fjala - Akrobat – pëllumb i aftë, që kryen fluturime të veçanta dhe të ndërlikuara, të cilat kërkojnë shkathtësi të veçantë dhe forcë akrobatike. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve rrotullon, rrotullohet. Rrotullim i shpejtë. Rrotullimi i trupit (i qafës). Rrotullimi i trupit reth boshtit të vet e të tjera. Është fjala për një rreth të plotë që bën trupi duke ardhur në pikën e nisjes, kur lëviz rreth vetes ose rreth një pike tjetër.

Rrotullim i plotë – për një rrotullim të plotë, gjysmë rrotullimi – për një rrotullim të përgjysmuar, numri i rrotullimeve në minutë – për shpejtësin e rrotullimeve, një rrotullim rreth vetes ose bën disa rrotullime. Gjithashtu me këtë fjalë lidhe edhe shprehja; Rrotullimthi ndajf. Duke i ardhur përqark, rrotull. Vjen rrotullimthi.

Rrotullimi mund të jenë si: cilindër, valë apo rul.

Rrotullues - që punon duke u rrotulluar rreth boshtit të vet; që lëviz duke u sjellë rrotull boshtit. Skenë rrotulluese.

Rrotullimi mund të spjegohet edhe si një gjë që vë në lëvizje trupin duke e rrotulluar dhe me një forcë rrotulluese e cila dirigjohet nga bishti.

Rrotullimi mund të spjegohet edhe si një që bëhet në trajtën e një rrethi (për lëvizjen); që ka të bëjë me rrotullimin - Lëvizje rrotulluese.

Rrotullimi: - spjegohet si veprim sipas kuptimeve të foljeve rrotullon, rrotullohet. Rrotullim i shpejtë. Rrotullimi i trupit (i qafës). Rrotullohet ashtu sikur rrotullimi i tokës rreth diellit, rrotullimi i tokës rreth boshtit të peshës së saj. Gjithashtu rrotullimi mund të spjegohet si një gjë që sillet rreth vetes ose rreth një pike tjetër, vjen rrotull, sillet qark. Rrotullohet si rrota. Kthehem nga një anë duke ecur në një vijë të lakuar; kthehem sa në një anë në tjetrën. Majtas (djathtas) rrotullohet! Vjen si lëmsh i rrumbullakët prej qielli, rrotullohet.

Fluturimi duhet të bëhet në një grup prej 3 apo 5 pëllumbave. Në Kosovë është tradicionale të fluturohen së bashku me Gjyliat kosovare të cilat hyn në grupin e Pëllumbave të familjes (Mövchen) dhe bien si një vi lapsi drejt tokës po sa ta shohin ndonjë lëvizje të pëllumbave nga poshtë. Manevrimi me duneka kosovar bëhet më së shumti duke e përdorur Gjylien e Kosovës si një përcjellës i mirë dhe se shërben për ta ngritur dunekun sa ma shpejtë në lartësin e duhur.

Duneku) gjatë fluturimit duhet të jetë i njoftuar me disa kushte:

1. Me shtëpizën e pëllumbave

2. Me kultivuesin e tyre

3. Me oborrin rreth Qymezit së tyre.

Nëse këto rrethana janë komplete ai mund të ndihet i lirë pë manevrim.

Kjo nënkupton se Duneku e njeh mirë kultivuesin e tij dhe ai ka dëshir të rri mbernda apo të shetisë rreth oborrit të Qymezit. Më së tepërmi përshtaten në Qymeze të larta dhe me derë të gjërë ku munden të pushojn pas manervrimeve fluturuese.

Pëllumbat të cilët bëjnë pjesë në Grupi i pëllumbave Lëshuesit e kontrolluar janë:

1. Tumleri i Prishtinës

2. Dyneku i Turqisë

3. Dyneku i Maqedonisë

4. Dollapçiu i Turqisë

5. Kelebeku i Turqisë

6. Wuta nga Greqia

7. Adana Wamen nga Turqia dhe Siria

Të gjitha këto lloje të pëllumbave është shumë lehtë të manevrohen dhe gjithashtu edhe dresimi i tyre është i lehtë.


STANDARDI:

Emri i pranuar: Prishtina Tumbler

Grupi: Pëllumbat tumlor

Shoqatat/klubet:Kosovë, Zvicër etj.

Nr. i prezentimit,ABB.457

Madhësia e unazës: 08

Gjeneza: Akrobatiku i Prishtinës - Në trajtën popullore i njohur me emrin - Duneku i Kosovës prezenton racen më të avansuar të rrotulluesve në Botë. Ka një rrotullim specifik rreth boshtit trupor të mbyllur dhe elegante cila nga poshtë të jep pamjen e një pjatë rrethore me një vrimë në mes. Ka shumë teza se nga ka ardhur kjo makin fluturuese në Kosovë. Disa mendojnë se me ardhjen e turqëve në Ballkan, ata e kan sjellur me vete Rollerin Oriental dhe se nga ky është kultivuar dhe standardizuar si një racë e veçant duke e kryqëzuar me pëllumbat autokton të Kosovës. Disa mendojnë se AKROBATIKU - Duneku i Kosovës e ka preardhje direkte nga Duneku i Turqisë dhe gjithashtu ka mendime se Duneku i Kosovës është autokton dhe se daton para llojeve tjera të rollerave në Ballkan. Kjo mbetet një misterium në vete. Në përgjithësi është mjaft vështirë të dihet gjeneza e racave të pëllumbave nga se çdo ditë bëhen testime dhe prova për raca dhe varianta të reja. Ajo çka është esenciale dhe e rëndësishme për ne është se kjo racë pëllumbash egziston në Kosovë dhe se është e regjistruar në grupin e Pëllumbave akrobatik (Tumlor) si racë në vete me emrin Prishtina Tumler. Fjala tumbler vie nga anglishtja që në shqip don të thotë AKROBATIKK. Bënë pjesë në grupin e lëshusve të kontrolluar së bashku me: Dolapçi (Turqi), Dunek (Maqedoni),Donek(Turqi), Kelebek (Turqi), Wuta (Greqi) dhe Adana Wamen (Turqi, Siri). Gjendet në propozim për regjistrim që nga viti 1980 me emrin Pristina Tumbler i prezentuar nga ishë Federata e Jugosllavisë.


Ndërtimi trupor:

Ka një trup të gjatë me një bisht gjithashtu të gjatë i cili duket në një form harkore dhe elegante duke u bazuar në standardin e përgjithshëm të pëllumbave.

Përshkrimi i racës:

Standardi:Trup, sqep dhe krahë të gjatë.

AKROBATIKU RROTULLUES - Duneku posedon disa varianta të akrobacioneve:

Rrotacioni (rrotullimi pjatë) (rreth unazorë) Rrotacioni spirale dhe Lëshimi fletë (gjethorë)

Rrotullimet mund të sjegohen në shumë kuptime si: Akrobacion që është fjala për akrobacionin e pëllumbave e cila vie nga fjala Akrobat – pëllumb i aftë, që kryen fluturime të veçanta dhe të ndërlikuara, të cilat kërkojnë shkathtësi të veçantë dhe forcë akrobatike. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve rrotullon, rrotullohet. Rrotullim i shpejtë. Rrotullimi i trupit (i qafës). Rrotullimi i trupit reth bushtit të vet e të tjera. Është fjala për një rreth të plotë që bën trupi duke ardhur në pikën e nisjes, kur lëviz rreth vetes ose rreth një pike tjetër.

Rrotullim i plotë – për një sjellje të plotë, gjysmë rrotullimi – për një sjellje të përgjysmuar, numri i rrotullimeve në minutë – për shpejtësin e sjelljeve, një rrotullim rreth vetes ose bën disa rrotullime. Gjithashtu me këtë fjalë lidhe edhe shprehja; Rrotullimthi ndajf. Duke i ardhur përqark, rrotull. vjen rrotullimthi.

Rrotullimi mund të jenë si: cilindër, valë apo rul. Rrotullues - që punon duke u rrotulluar rreth boshtit të vet; që lëviz duke u sjellë rrotull boshtit. Skenë rrotulluese. Rrotullimi mund të spjegohet edhe si një gjë që vë në lëvizje trupin duke e rrotulluar dhe me një forcë rrotulluese. Rrotullimi mund të spjegohet edhe si një që bëhet në trajtën e një rrethi (për lëvizjen); që ka të bëjë me rrotullimin - Lëvizje rrotulluese.

Rrotullimi: - spjegohet si veprim sipas kuptimeve të foljeve rrotullon, rrotullohet. Rrotullim i shpejtë. Rrotullimi i trupit (i qafës). Rrotullohet ashtu sikur rrotullimi i tokës rreth diellit, rrotullimi i tokës rreth boshtit të peshës së saj. Gjithashtu rrotullimi mund të spjegohet si një gjë që sillet rreth vetes ose rreth një pike tjetër, vjen rrotull, sillet qark. Rrotullohet si rrota. Kthehem nga një anë duke ecur në një vijë të lakuar; kthehem sa në një anë në tjetrën. Majtas (djathtas) rrotullohet! Vjen si lëmsh i rrumbullakët prej qielli – sjellet – rrotullohet.

Kështu krijon një pamje të një rrethi të gjerë e her, her të mbylluar gjenerik ( Pjata fluturuese) apo pajmen e një rrethi mjaftë të mbyllur gjenerik (Spirala fluturuese) e cila bie drejtë tokës. Ka edhe zhytje të lehta si ato gjethore.


Syri: Ka sy të bardhë të theksuar me rrema të rrallë (të kuqërremtë) të cilët fillojn nga fundi i rrethit të syrit në drejtim të dritës së syrit.

Sqepi:Sqepi duhet të jetë i gjatë dhe ngjyra e tij mvaret nga ngjyra e puplave të tij.

Qafa: Qafa duhet të jetë e mesme e cila shkon plotvsishtë në harmoni me trupin e tij.

Gjoksi: I gjerë dhe i hedhur para.

Shpina: E drejtë në horizontale me një ramje të lehtë drejtë fillimit të bishtit e cila ndeshet me bishtin e gjer dhe të hapur. Krahët: Krahë të gjatë dhe të qëndrueshëm të cilët qëndrojn mbi bishtin e ti.

Bishti:Vazhdon aty ku përfundon shpina. Bishti i tij ka një elegance dhe bukuri të rrallë. Numëron 14 – 18 penda të gjata dhe të gjera.

Këmbët:Të mesme dhe pa pupla.

Pupulat:Ka një izolim të mirë të trupit me pupla të shpeshta.

Gabime eventuale:Kur ka një trup të dobët apo të shkurtë, kur e ka sqepin e shkurtë,kur numëron më pak panda bishti se sa 14 dhe kur nuk rrotullon.



Shiqo Donek Video:

http://www.youtube.com/watch?v=Nvp_c-P_KaE http://www.youtube.com/watch?v=ru5LBAcH5iw Marrë nga "http://sq.wikipedia.org/wiki/Duneku_i_Prishtin%C3%ABs"

Rrotulluesi kosovar (me xhufkë) - Kosova Tumbler[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Emri : Rrotulluesi kosovar(me xhufkë) - Kosova tumbler
  • Grupi: Pëllumbat tumlorë
  • Shoqatat/klubet:Nuk ka klub special
  • Nr. i standardit evropian. Nuk është i regjistruar
  • Madhësia e unazës: 07

Gjeneza:[redakto | redakto tekstin burimor]

Kultivimi dhe gjeneza i këti lloji të tumlave është Kosova. Është pasardhës i pëllumbit Ilir (Columba Ilirica) me një kryqëzim të ti me rrotulluesit turk (Takla). Nuk dihet saktësishtë se kur ka filluar të kultivohet ky lloj i tumlave, mirpo kjo lidhet me ardhjem e turqëve në Ballkant ë cilët kishin me vete lloje të ndryshme të pëllumbave për argëtimin e tyre. Jeton në të gjitha anët e Kosovës dhe në trajtën popullore quhet Talkagjyn që vie nga fjala turke takla – rrotullues, cirkël rrotullues; rrethi I plotë që bënë rrora gjatë lëvizjes. Nuk gjendet në regjistrin e standardit Evropian pasi që Kosova nuk ka qen shtet dhe si e tillë nuk ka pasur të drejtën e prezentimit të të racave kosovare.

Ndërtimi trupor:[redakto | redakto tekstin burimor]

Rrotulluesi Kosova.JPG

Ka një madhësi të mesme duke u bazuar në standardin e përgjithshë të pëllumbave me një gjoks të fuqishëm dhe me trup të qëndrueshëm dhe elegant.

Përshkrimi i racës standarde:

Xhufka: mund të kuptohet si e madhe, e mesme dhe e mprehët. Gjatë fluturimit duhet të rrotullohet gjegjësishtë të bëjë nga një ose dy sallta duke e sjellur tër trupin në form të germës (O). cirkëli i rrotullimit fillon nga pika 1 dhe rrotullohet në rrethin e plotë duke u kthyer përsëri në pozicionin e pikës 1.

Koka: Duhet të jetë harkore dhe harku duhet të përfundoj në xhufkën e ti. Gjatësia trupore është 33 deri në 34 cm.

Sytë: Të bardhë të theksuar me rrema të rrallë (të kuqërremtë) të cilët fillojnë nga fundi i rrethit të syrit në drejtim të dritës së syrit.

Sqepi: Sqepi duhet të jetë i mesëm dhe me ngjyra të errëta. Në raste kur ngjyrat e kokës janë të lehta, mund që sqepi të jetë me ngjyrë lëkure (i bardhë -qumësht).

Qafa: Qafa duhet të jetë e mesme, por e ngritur lartë që të bënë përshtypjen e një pëllumbi krenar.

Gjoksi: I gjerë dhe i hedhur para.

Shpina: Harkore pas përfundimit të pjesës së qafës dhe pastaj nga pika horizontale fillon pika tjetër vetikale e cila përfundon në vien e bishtit.

Krahët: Krahë të gjatë dhe të qëndrueshëm të cilët qëndrojnë të fort mbi bishtin e ti.

Bishti: Vazhdon nga vija e shpinës dhe numëron 12 pupla të gjata dhe të gjera.

Këmbët: Të mesme dhe pa pupla.

Pupulat: Ka një izolim të mirë të trupit me pupla të shpeshta dhe të qëndrueshme.

Gabime eventuale: Kur ka një trup të dobët apo të shkurtër, kur e ka sqepin e shkurtë apo shumë të gjatë dhe kur nuk rrotullon.

Ruleri kosovare(pa xhufkë) - Kosova roller[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Emri : Ruleri kosovare(pa xhufkë) - Kosova roller
  • Grupi: Pëllumbat tumlorë
  • Shoqatat/klubet:Nuk ka klub special
  • Nr. i standardit evropian. Nuk është i regjistruar
  • Madhësia e unazës: 07

Gjeneza:[redakto | redakto tekstin burimor]

Kultivimi dhe gjeneza i këti lloji të tumlave është Kosova. Ka ardhur si rezultat i kryqëzimit të Akrobatikëve të Prishtinës dhe Ruljes Kosovare. Pasi që Akrobatiku I Prishtinës është pëllumbi më i popullarizuar në Kosovë ai është kryqëzuar edhe me raca tjera të Kosovës për të krijuar lloje dhe forma të ndryshme të akrobacioneve. Kjo ndoshta është edhe esenca kryesore e cila Akrobatikun e Prshtinës e bënë ndër më të mirit e cila me të vërtetë është një makin fluturuese. Në fillim ka ardhur si një kryqëzim spontan dhe pa ndonjë qëllim tkrijimit të një race të re. Pas që Akrobatiku I Prishtinës i posedon disa varianta të rrotullimeve, rrotullimi Pjatë (rreth unazorë), Rrotullimi spirale dhe Lëshimi fletë (gjethorë) kryqëzimi i ti me Rulen Kosovare e sjelli një rezultat shumë të dëshiruar. Këto kombinime spontane ishin aplikuar me vite ku erdhi deri te krijimi i një race të re e cila gjithashtu është e standardizuar, krijimi i Rulerit Kosovar (Kosova Roller). Rulerin Kosovar e gjejmë të parqitur te adhuruesit e pëllumbave rrotullues dhe është mjaftë i përhapur në vendin tonë. ka një rrotullim specifik i cili mund të ishte në mes të Rulave Kosovare, Birmingham Roller dhe Akrobatikëve të Prishtinës. Rrotullimi bëhet në formen e germes "O", për disa herë me radhë dhe pastaj rrotullon nga ana e ndonjërit prej krahëve (rrotullon në krahë). Nga Akrobatiku i Prishtinës e ka të trashiguar metoden e fluturimit i cili nuk fluturon në grupe, kurse mënyra e rrotullimit më tepër i përngjanë Rulave Kosovare. Germa "O" shprehet edhe te Rollerat anglez, Birmingham Roller mirpo këta të fundit rrotullimin e bëjnë shumë më të shpejtë dhe fluturojnë në grupe. Rrotullimi bëhet si një cirkël rrotullues; rrethi I plotë që bënë rrora gjatë lëvizjes. Nuk gjendet në regjistrin e standardit Evropian pasi që Kosova nuk ka qen shtet dhe si e tillë nuk ka pasur të drejtën e prezentimit të të racave kosovare.Ka një fluturim të bukur dhe mund të fluturoj edhe disa orë të tëra. Për derisa është në lartësi nuk rrotullon por rrotullimet i fillon kur të vie në një lartësi prej 150 deri në 250 metra afër kulmit të shtëpis. Vetit rrotulluese i ka që në prag të fluturimeve të para. Të vegjëlit e tyre jan gati të dalin në fluturim dhe tash e kan kaluar një jav jashta ambientit të mbyllur, jan gati për të fluturuar në grupin e pëllumbave drejtë qiellit. Pas disa dite të ushtrimeve( fluturimit në qiellin e hapur) Të vegjëlit e tyre fillojn të tregojnë vetit e tyre trashiguese. Ata fllojn të pushojnë në bisht ( lëshohen në bishtë) dhe kështu ata vien nga disa metra te poshtë dhe përsëri flurturojnë drejtë qiellit. Kjo është shenja e parë për të dëshmuar trashigimin e tyre të rrotullimit. Pas një muaji zogjët fillojnë të rrotullohen, por këtu kemi edhe përjashtime sepse disa mund të fillojn rrotullimin edhe më heret.

Ndërtimi trupor:[redakto | redakto tekstin burimor]

Kosova roller.jpg

Ka një madhësi të mesme duke u bazuar në standardin e përgjithshë të pëllumbave me një gjoks të fuqishëm dhe me trup të qëndrueshëm dhe elegant. Kokën e mban mesatarishtë të ngritur dhe është mjaftë temperamentë.

Është i një madhësie mesatare prej 33 deri në 36 centimetra. Krahët i ka të gjatë, dhe ata përfundojnë 2 cm pa u barazuar me bishtin. Krahët nuk guxojnë të shtrihen ndër bisht).Këmbët i ka të mesme dhe stabile, gjoksin e gjër dhe të qëndrueshëm dhe mban një qëndrim horizontal të trupir.

Përshkrimi i racës:[redakto | redakto tekstin burimor]

Është i hollë i fuqishëm dhe me një ballë koke të rrafshët dhe pa xhufkë.

Sytë: Sytë i ka të theksuar dhe ngjyrë të bardhë (qumësht).

Sqepi: Sqepi është mesatrishtë i gjatë dhe ka ngjyrën sipas trupi të pëllumbave.

Qafa: Qafën e ka të mesme të shtrënguar dhe të ngritur lartë dhe me një eleganc specifike.

Gjoksi: I gjerë dhe i hedhur para.

Shpina: E rrafshët dhe e pjerrtë deri te bishti.

Krahët: Krahë të gjatë dhe të qëndrueshëm të cilët qëndrojnë mbi bishtin e ti.

Bishti: Vazhdon nga vija e shpinës dhe numëron 12 pupla të gjata dhe të gjera.

Këmbët: Të mesme dhe pa pupla.

Pupulat: Ka një shkëlqim mesatar të puplave. Sikurse edhe te pëllumbat e racave tjera edhe kjo racë shkëlqimin metalik e ka të theksuar në gushën e ti.

Gabime eventuale: Kur ka një trup të dobët apo të shkurtë, kur e ka sqepin e shkurtë apo shumë të gjatë dhe nësu nuk rrotullon.

Video Rrotulluesi Kosovar: [1]

Video Ruleri Kosovar: [2]

Video Pëllumbat e Kosovës: [3], [4], [5],[6]

Pëllumbi ilir: [7], [8]

Ballukja pejane - Pëllumbi i Pejës[redakto | redakto tekstin burimor]

Pëllumbi i pejës.jpg

Fajala Balluke spejgohet si një tufë flokësh të gjata, që bie mbi ballë; tufa e ballit; flokët. Balluke të gjata (të dredhura). Balluket e ballit. Kreh balluket. Hedh balluket prapa.

Ky përshkrim i përshtatet më së miri pëllumbit të bukur të Pejës i cili me shekuj është i njohur si Pëllumbi i Pejës.

Historia dhe prejardhja e Ballukës pejane është mjaftë diskuatbile. Nuk dihet saktësishtë se çfar kryqëzimi është bërë për të hedhur në dritë këtë racë elegante dhe mjaftë të dëshiruar. Ka një pamje e cila dallon nga pëllumbat e zakonshëm të Kosovës.

Se kur ka filluar kultivimi dhe standardizimi i kësaj race është mjaftë mistike. Nuk ka ndonjë dokument të shkruar e cila kishte me vërtetu preardhjen e kësaj race. Vetëm dihet sipas gojëdhënave dhe disa dokumenteve kishtare se është mbjtur nga qytetarët e pejës dhe ka qen shumë i adhuruar nga klerikët e asaj kohe i cili më tutje është kryqëzuar dhe standardizuar.

Dardanët ishin ndër të parët që e përqafuan krishtenizmin dhe kishat në Kosovë datojnë të jenë të ndërtuara rreth viteve 345 pas krishtit. Gjendja e popullatës së Dardane ndryshoj me ardhjene pushtuesve serb. Dihet nga burimet historike se pushtuesit serb kishin shkatrruar çdo gjë që ishte Dardane, duke u munduar ta kthenin në objekte serbe. Mirpo nga burimet e kishtare vërtetohet se kjo racë kishte egzistuar në qytetin e Pejës që nga koha e pushtimit të Kosovës nga perandoria e Stefan Dushanit (1331-1355).

Pas pushtimit të plotë të viseve shqiptare, sebët ishin vendosur në kishat e tyre duke rrëmbyer dhe okupuar të gjithë pasurin që kishin. Edhe kishat Dardane ishin shëndërruar në kasha ortodokse serbe, duke rrëmbyer tokat e fshatarëve dhe duke I shëndërruar në toka të kishës serbe. Klerikët vendas u poshtëruan dhe u persekutua në mënyr që në vendin e tyre u vendosën klerikë serb. Burimet e kishës serbe tregojn për pëllumbat të cilët e gjetën në oborret e kishave si të pëllumbit ilir ashtu edhe të ballukës pejane. Nuk ka burime se nga erdhi kjo racë, mirpo kultivimi I mëtutjeshëm I tyre ishte bërë si nga qytetarët e pejës me rrethinë ashtu edhe nga klerikët. Ndoshta klerikët dardan ishin ata të cilët e sollën këtë racë në qytetin e Pejës apo ka egzistuar që nga lashtësia ilire, kjo le të mbetet një gjë për studim.

Nuk është ndonjë fluturues i mir, mirpo ka një bukuri të rrallë. Dihet se në qytetin e Pejës e sidomos në objektet kishtare është kultivuar pëllumbi fluturues me ngjyra të errëta. Është I ngjashëm me fluturuesin kinez sipas xhufkës, por se dallimi është sepse pëllumbi kinez i ka sytë e kuqë, kurse pëllumbi i Pejës kristal të bardhë. Kan edhe ngjyra të ndryshme dhe dallojn edhe për nga qëndrmi.

Pëllumbi i Pejës është një variant në vete e pëllumbave fluturues dhe ekspozues. Ajo çka e bënë specifike është forma, ngjyra dhe ballukja e saj e cila duket si një tufë flokësh që bien mbi ballë apo mund të themi si flokë që lëshohen mbi ballë, flokët e ballit. Në disa raste balluka duket si një tufë e dredhur.

Ajo çka e bënë të dalloj nga pëllumbat tjerë është qëndrimi i lartë, sqepi i shkurt , rrathët e syve të cilët jan lyrthake dhe ballukja apo tufa në kufi të sqepit e cila ndryshe mund të quhet edhe xhufka afër sqepit. Dredha e puplave parqitet në disa varianta: balluke para apo në qëndrim vertical, si balluke në të djathët dhe si balluke në të majtë. Sqepin e ka të shkurtë dhe të trashë, por nuk mjafton për ti rritur të vegjlit e tyre. Ngjashmëri më të madhe nga të gjithë pëllumbat ka me pëllumbin kinez të quajtur, Rrotulluesi gjoksharkor kinez (Chinesischer weiszschild tümmler). Këta pëllumba kan shumë ngjashmëri, por gjithashtu kan edhe dallimet eyre. Ndoshta mund ta kan një preardhje të njejtë para qindra viteve. Ngjashmëria: trupi i tyre është i ngjashëm, të dy llojet kan sqep të shkurtë dhe balluke të dredhur.Egzistojnë edhe varianta të njejta të ngjyrave si ajo bardhë e zi dhe ajo kuq e zi.

Dallimet: pëllumbi kinez ka sy me ngjyrë portokalli, kafe të errët dhe sy të zi, kurse pëllumbi i Pejës ka sy të bardhë. Qafa te pëllumbi i Pejës është më e shkurtë dhe koka më e madhe. Sqepi te pëllumbi kinez është më i gjatë. Kjo nuk është shumë e dukëshme, mirpo pëllumbi kinez ka sqep të mjaftueshëm për rritjen e të vegjëlve të tyre. Kurse pëllumbi i Pejës ka vështërësi në ushqimin dhe rritjen e të vegjëlve për shkak të sqepit shumë të shkurtë. Kjo ndoshta edhe është arsya e vetme e prezencës së vogël të kësaj race.

Sipas dëshmive egzisuese pëllumbi kinez i këti lloji ka egzistuar që nga viti 1127 dhe është kultivuar nga dinastia e Chingut (Ching-Dynasti). Kurse në Evrop është I njohur që nga viti 1960 dhe disa vite më heret në SHBA.

Kurse sipas burimeve kishtare për pëllumbin e Pejës dihet egzistenca e ti që nga viti 1346. Sikurse në Kosovë ku pëllumbi i Pejës është i rrallë ashtu edhe në Kinë ky lloj pëllumbi është i rrallë sepse dominojnë racat me sqep të gjatë. Ballukja e Pejës në ditët e sotme kultivohet me një fanatizëm të veçantë në Pejë, mirpo kultivohet edhe në Prizren dhe rrethinën por me një numër më të vogël.

Jashtë kufive të Kosovës kultivohet në Serbi dhe diasporë.

Standardi:

Emri origjinal: Pëllumbi i Pejës Emra tjerë: Ballukja Pejane dhe Buçkalia e Pejës Grupi: pëllumbat tumlor Nr. I standardit evropian:00 Madhësia e unazës: 07 Gjeneza: Historia dhe preardhja e Ballukë pejane është mjaft diskuatbile. Nuk dihet saktësishtë se çfar kryqëzimi është bërë për të hedhur në dritë këtë racë elegante dhe mjaftë të dëshiruar. Ka një pamje e cila dallon nga pëllumbat e zakonshëm të Kosovës. Se kur ka filluar kultivimi dhe standardizimi i kësaj race është mjaftë mistike. Për këtë race dihet sipas burimeve kishtare që nga viti 1346.

Ndërtimi trupor: Është një pëllumb I mesëm dhe peshon nga 300 deri në 350 gram. Ka një trup kompakt të qëndrueshëm. Përshkrimi i racës: Është i mesëm i fuqishëm dhe me koke të rrafshët.

Ballukën (Xhufkën) e ka si një dredhë apo tufë puplash të tubuara afër sqepit dhe pupulat fillojnë të mblidhen nga të dy anët duke krijuar një balluke elegante.

Sytë: Sytë i ka të theksuar dhe zakonishtë me ngjyrë të bardhë (tamli). Sqepi: Sqepi është I shkurtë dhe I trashë dhe ka ngjyrë lëkure (të bardhë). Trashësia e sqepit fillon nga pjesa e kokës dhe shumë shpejtë përfundon në një maje të mprehtë sqepore. Qafa: Qafën e ka të gjithashtu të shkurtë dhe muskuloze. Qafa fillon nga supet dhe bashkohet me kokën harkore me një horizont të rrafshët . Gjoksi: I gjerë dhe i hedhur para. Shpina: E rrafshët dhe e pjerrtë deri te bishti. Krahët: Krahë të mesëm dhe të qëndrueshëm të cilët qëndrojnë mbi bishtin e ti. Bishti: Vazhdon nga vija e shpinës dhe numëron 12 pupla të gjata dhe të gjera. Këmbët: Të mesme dhe pa pupla. Pupulat: Ka një shkëlqim të mjaftueshëm të puplave në gjoksë I cili është I zakonshëm dhe metalik.

Gabime eventuale: Kur ka një trup të dobët, të gjatë apo shumë të shkurtë, kur e ka sqepin e mesëm dhe të gjatë, kur nuk ka balluke dhe kur ka sy me ngjyra tjera nga e bardha.

Murra /Mura gjakovare[redakto | redakto tekstin burimor]

Mura Gjakovare.jpg

Murra gjakovare është raca më specifike në Kosovë. Fajala murra në gjuhën shqipe ka disa kuptime: Në kuptimin e parë vie shprehja murrak/ murrash që në kuptimin zologjik është emërim i një zogu të vogël i cili ndryshe quhet harabeli. Është zog me pendët e kokës dhe shpinës ngjyrëkafe dhe ato të pjesës së poshtme ngjyrëhiri. Ka një sqep të madh e me këmbë të shkurtra, që jeton në tufë zakonisht pranë qendrave të banuara dhe që ushqehet kryesisht me drithë. Ndryshe quhet trumcak, harabeli i shtëpive dhe harabel misri.

Fjala tjetër është muranë – në kuptimin popullor është një grumbull gurësh. Në këtë kuptim lidhen edhe disa shprehje si muranat e kalasë (e shtëpisë) edhe shprehje të tjera si u kthye në muranë që ka kuptimin e fjalës, ka mbetur si një muranë, ka mbetur i ngurosur.

Kemi edhe një shprehje të radhës murra/murran – murrlan - këtë shprehje e lidhim me fjalën i shpejt si murra/murrani/murlani e cila është një frym e fort që fryn me tërbim.

Shprehja tjetër e cila është më e përafërt me përshkrimin e pamjes së pëllumbit është fjala murra/murrak e cila vie si përshkrim i një gjëje që vjen si i zi, i murrmë, i zeshkët a në ngjyrë hiri për shpendë dhe me ngjyrë gështenje (për sende etj.); murra (për shpendët - kafshët). Kjo në një form është si një lloj përshrkimi apo mbiemri për shpendët e caktuara.

Pëllumbi në fjal, murra gjakovare është pëllumb autokton me një pamje karakteristike i cili është ruajtur me një fanatizëm të veçant në rajonin e gjakovës. Sipas gojëdhanave ky pëllumb kultivohet me shekuj në Gjakovë dhe rrethin dhe se karakteristika e ti është ngjyra e bardhë në gjithë sipërfaqen e trupit, me kokë të murrme dhe në disa raste edhe shpinën mund ta ketë të murrme dhe atë në mesin e dy supeve si një trekëndësh. Askush nuk mund ta di se cilat raca jan kryëzuar për përfitimin e kësaj bukuroshe gjakovare.

Nga sqepi dhe forma e kokës i përngjan pëllumbit ilir të variantës pa xhufkë me një pamje, ngjyrë dhe madhësi të ngjashme.

Pëllumbat më të përafërt gjatë hulumtimit që kam bërë jan pëllumbat e Turqisë së vjetër (Perandorisë Osmane) të ashtuquajtur; Osman – Azman dhe Güllü. Azama i përngjan nga forma, kurse Güllü nga ngjyra e kokës dhe sqepit.

Mirpo Murra e Gjakovës është racë në vete dhe paraqet një kompaktësi të veçantë.

Standardi: Është një pëllumbë i mesëm dhe një ndërtim kompakt të trupit dhe me një gjallësi të veqantë. Qëndrimi i ti është i till sa të bënë përshtypjen se është i gatshëm për fluturim.

Koka: është e mesme e rrumbullakët në pjesën e ballit dhe pakëz të rrafshët në pjesën e meskokës dhe pa xhufkë.

Sytë: i ka të murrëm dhe në disa raste edhe me niansa të bardha në të kuqë por gjithësesi të errët me rathë të syve ngjyrë lëkure.

Sqepi: i mesëm dhe i hollë, zakonishtë me ngjyra të ndritshme dhe maja e sqepit me një sjenjë të errët.

Qafa: është relativisht e gjatë e hollë dhe e drejtë e cila fillon me një trashësi nga supet dhe ngushtohet në drejtim të kokës.

Gjoksin: e ka harkor në pjesën e poshtme dhe vertikal në drejtim të kokës.

Shpina: e mesme dhe e pjerrët nga qafa në drejtim të bishtit si një vi e tërë.

Krahët: i ka të gjatë dhe të qëndrueshëm të cilët e mbulojn tër sipërfaqen e shpines dhe qëndrojn paralel mbi bishtin e tij..

Bishtin: nuk e ka shumë të gjatë, por që disa centimetra në të gjatë se sa krahët dhe është i mbyllur mirë dhe duket si një vazhdim i vies së shpinës.

Këmbët: i ka të mesme dhe pakë të kthyera hark dhe gjithsesi pa pupla. Ka një ngjyrë karakteristike të bardhë (qumështi) në tër trupini dhe koka është e ndar për nga ngjyra e shoqëruara me një ngjyrë të murrme e cila përngjanë ngjyrës së akullit të bjeshkëve ( e murrme në bronzë). Në disa raste të veçanta edhe shpinën, pjesën e messupeve mund ta ka ket me ngjyrë të nurrme, por trupi gjithësesi duhet të jetë i bardhe.

Numri i unazës: 8

Gjylja kosovare[redakto | redakto tekstin burimor]

Gjylja kosovare (Mövchen) hyn në grupin e pëllumbave me form dhe janë pëllumba të vegjël. Zanafilla e tyre fillon nga Azia dhe pikërsihtë gjeneza e saj duhet kërkuar te gjylia Anatolie pasi që ajo është edhe stërgjyshi i të gjitha llojeve të gjyliave të cilat deri më sotë jan të njohura në Evropë. Gjylia Anatolier ka ardhur në Evropë rreth viteve të 1700 –ta. Anatolier ështv ruajtur deri më sotë në formë të pa ndryshuar mirpo nga kjo rrjedhin lloje të shumta të gjyliave duke e kryqëzuar atë me raca tjera me sqep të shkurtë. Edhe Gjylia kosovare ka ardhur si një kryqëzim në mest të racës Anatolier dhe pëllumbave autokton të Kosovës. Në vendin ton gjylia zakonishtë është përdorur për fluturin për shkak të karakteristikave fluturuese. Emri gjyli vjen nga fjala gjyle (Lëmsh i rrumbullakët prej guri a prej metali, që përdorej në topat e vjetër si predhë apo rruzull metali me peshë të caktuar, që përdoret në garat sportive për ta hedhur me shtytje. Mendohet se Gjylia në Kosovë ka pasur formën e sotit që nga shekulli i 19. Ka një madhësi të vogël duke u bazuar në standardin e përgjithshë të pëllumbave dhe një form elegante trupore. Ka një madhësi të vogël dhe një sqep të shkurtë dhe mesatarishtë të trashë e cila nuk ka probleme me rritjen e zogjëve të saj. Koka është e gjerë dhe e madhe me një urë mesatarsihtë të trashë mbi hundën e saj dhe nuk ka xhufkë. Ka një tufë puplash në gjoksin e saj ashtu sikur disa fletë lulesh. Gjylia kosovare paraqitet në ngjyra të ndryshme, por që ngjyra e bardhë është dominuese dhe se mund të ketë ngjyra të ndryshme mbi supe dhe disa prej tyre e kan bishtin me ngjyra. Ende nuk është i regjistruar, Gjylia kosovare (Mövchen) hyn në grupin e pëllumbave muvchenme dhe janë pëllumba të vegjël. Zanafilla e tyre fillon nga Azia dhe pikërsihtë gjeneza e saj duhet kërkuar te gjylia Anatolie pasi që ajo është edhe stërgjyshi i të gjitha llojeve të gjyliave të cilat deri më sotë jan të njohura në Evropë Ndërtimi trupor: Ka një trup të vogël duke u bazuar në standardin e përgjithshëm të pëllumbave dhe një formë elegante trupore, një sqep të shkurtër dhe mesatarisht të trashë. Koka është e gjerë dhe e madhe me një urë mesatarsiht të trashë mbi hundën e saj dhe nuk ka xhufkë. Ka një lulëz në gjoksin e saj ashtu si disa fleta lulesh e cila te gjylia kosovare nuk është shumë e theksuar. Egzistojnë ngjyra të ndryshme të gjyliave. Ngjyra e bardhë është dominante dhe se mundet të ketë ngjyra të ndryshme mbi supe dhe disa prej tyre kan bishtin me ngjyra. Sytë: I ka ngjyrë kafe të errët. Sqepi: Sqepi duhet të jetë i shkurt dhe i trashë. Qafa: Qafa duhet të jetë gjithashtu e shkurtë duke e përcjellur vijën. Gjoksi: I gjerë dhe i hedhur para. Shpina: Duhet të jetë rrafshët dhe e pjerrtë deri te bishti. Krahët: Krahë të mesëm dhe të qëndrueshëm të cilët qëndrojnë mbi bishtin e ti. Bishti: Vazhdon nga vija e shpinës dhe numëron 12 penda të shkurta. Këmbët: Të mesme dhe pa pupla. Pupulat: Ka një izolim të mirë të trupit me pupla të shpeshta dhe të rrafshta. Devijime eventuale: Kur ka një trup të gjatë apo sqep të hollë e të gjatë.

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

[9]