Përceptimi
Përceptimi është aftësi bio-fizike. Karakterizohet nga fenomenet fiziko-psikologjike si dhe kulturore të cilët ndëlidhin veprimet e qënieve njerëzore me mjedisin rrethues nëpërmjet proçeseve ndjesore. Është një proçes aktiv në të cilin informacioni ndijues përcillet përmes sistemit nervor në tru ku organizohet dhe interpretohet (Matlin, 1988).
Përceptimi përfshin proçese të tjera kognitive, si kujtesa, të menduarit dhe një aftësi për të formuar kuptime përmes proçeseve ndijore.
Ndër faktorët përbërës të përceptimit është proçesi i vëmendjes seleksionuese. Ky proçes është jashtëzakonisht i rëndësishëm për mbijetesën tonë pasi na lejon t'i kushtojmë vëmendje vetëm një sërë ngacmimesh ndijueseduke lënë mënjanë të tjerët. Vëmëndja seleksionuese përcaktohet kryesisht nga motivacioni.
Faktor tjetër i rëndësishëm në proçesin e përceptimit është pritshmëria.
Studimi i përceptimit e vë theksin në atë që përjetojmë realisht duke qënë të vetëdijshëm.sq:Orientimi njerëzor