Paraja

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Monedha 100 frangeshe prej ari (1928)

Funksioni dhe vetitë[redakto | redakto tekstin burimor]

Në ekonominë moderne puna e dhënë paguhet me para në vend të të mirave materiale. Blerja e të mirave materiale si kursimet e tyre bëhen në vlerë të parasë. Së fundi gjatë çdo shkëmbimi, fitimi dhe humbjet llogariten me para. Këta shembuj tregojnë se paraja ka këto funksione në ekonomi:

  • vlerë e përgjithshme e këmbimit
  • vlerë kursimi
  • vlerë matëse

Vlerë e përgjithshme e këmbimit[redakto | redakto tekstin burimor]

Disa monedha dhe kartmonedha

Si nevojë e specializimit të vlerave këmbyese, paraja zëvendson metodën e këmbimit nayral, të mira materiale për të mira materiale (M<->M). Kështu me futjen e parasë në përdorim këmbimi zbërthet në dy akte. Në pjesën e parë bëhet këmbimi i mallit me paratë (M<->P), dhe në pjesën e dytë përdorja e parasë për këmbim me një mall të dëshiruar (P<->M). Për dallim nga këmbimi natyror, koha e aktit dhe vlerat e këmbimit me para, zbërthehen më tutje. Këmbimi i një shërbimi me para i lejon shitësit të vendosë se kur dhe me çfarë dëshiron ai të këmbejë shërbimin e tij. Kjo liri nuk është pa rreziqe: gjatë kohës që shitësi i shërbimit mban paratë mund të ndodhin ndryshime në qarkun ekonomik (proçeset ekonomike).

Vlerë kursimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Paraja mundëson përbrenda një qarku ekonomik, që të ardhurat e marrura nga ai qarkullim të kursehen për këmbim në një kohë të ardhshme. Kështu shoqëritë, siç janë bankat, kursimet i japin në forma të kredive për qëllime konsumuese (për shpenzues) dhe intensive (për përdorime produktive). Me këtë paraja bëhet mjet vlersimi në të kaluarën, të tashmen dhe të ardhshmen. Si alternativë e rezervave të parave, këmbyesit mund të përdorin edhe letra me vlerë (aktiva financiare) ose mallra (ari). Mirëpo përparsia e parasë qëndron në likuiditetin e saj, përderisa letrat me vlerë (ari) duhet që së pari të shndërrohet në para për t'u këmbyer me mallra të tjera. Në përgjithësi, rezervat e të ardhurave në formë të letrave me vlerë sjellin fitime më të mëdha.

Vlerë matëse[redakto | redakto tekstin burimor]

Me ndihmën e parasë bëhet i mundshëm vlerësimi i produkteve dhe shërbimeve të ndryshme. Me këtë edhe krahasimi i shpenzimeve për prodhim hyrja dhe fitimit nga ai prodhim dalja është i mundshëm. Kjo e bën paranë si njësi themelore matëse e çdo dege ekonomike. Në botën përendimore për termet ekonomike hyrja dhe dalja përdoret termi i anglishtes input gjegjesisht output

Për të kryer këto funksione, parasë i duhen disa veti kryesore ekonomike, si mangësia dhe vlerësimi i lartë. Mangësia mund të vijë nga shpenzimet e prodhimit sikurse te ari, argjëndi, etj., ose sikurse në sistemet administrative të shteteve. Vetitë e tjera pozitive të materialit të parasë janë: zbërthimi, transporti dhe homogjeniteti.

Perdorimi i parasë e thjeshtezon mjaft problemin, sepse secili mall e shpreh çmimin e tij në para, duke paksuar numrin e çmimeve në aq sa janë edhe mallra, dhe duke e reduktuar kështu edhe koston e transaksioneve.

Format e parasë[redakto | redakto tekstin burimor]

Vlera e parasë[redakto | redakto tekstin burimor]

Në teorinë mbi paranë, problemi kryesor është vlera dhe ndryshimi i vlerës së parasë. Vlera e parasë është identike me fuqinë blerëse të saj dhe llogaritet (p) si vlera reciproke e nivelit të çmimit (ç). Me ngritjen e nivelit të çmimit zvogëlohet vlera e parasë dhe anasjelltas.

p=(1/ç)

Shëmbull: Nëse brenda një periudhe të caktuar, niveli i çmimit nga indeksi 100 ngritet në 125, d.m.th me 25%, vlera (fuqia blerëse) e parasë bie 20%. Me një njësi të parasë pra, si rezultat i ngritjes së nivelit të çmimit mund të blejmë 20% mallra më pak se në fillim.

Ndryshimet e vleres së parasë quhen inflacion ose deflacion

Me fjalën inflacion nënkuptojmë, pavarsisht nga arsyet, rritjen e nivelit të çmimit, në të kundërtën me deflacion nënkuptojmë zbritjen e nivelit të çmimit.

Matja e ndryshimit të vlerës[redakto | redakto tekstin burimor]

Shiko dhe këtë[redakto | redakto tekstin burimor]