Parimi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Parimi është një përgjithësim themelor që është i pranuar si i vërtetë dhe mund të përdoret si bazë për arsyetimin ose sjelljen njerëzore. Parimi merr kuptime të ndryshme, sipas përdorimit të emërtimit:

  • një rregull ose normë kryesisht e mirësjelljes
  • një e vërtetë ose ligj themelor ose hamendësim
  • rregull apo ligj që lidhet me një dukuri natyrore ose e punimit të një sistemi të ndërlikuar
  • rregull e sjelljes vetjake
  • një sqarim i arsyeve themelore (kryesisht një shpjegim i punimit të disa aparateve në shprehjet e ligjeve të natyrës.

Parimi është nje rregull themelor i mirë përcaktuar i ligjit. Një e vërtetë themelore ose mësim (doktrinë) i padiskutueshëm, një pohim i dhënë ligjor që është i qartë dhe s´ka nevojë të dëshmohet (miratohet). Një princip ushqen themelin për zhvillimin e rregullave dhe ligjeve të tjera.

Shkurtimisht, parimi është një rregull (normë) në vendosjen se si të sillemi.


Thënie[redakto | redakto tekstin burimor]

  • "Suksesi është aftësia e ngritjes mbi parimet". Gerald Barzan
  • "Ti nuk mundesh të jetosh parimet që nuk mund t´i kuptosh". Albert Camus
  • "Në qëndër të paqes është parimi i dashurisë". Martin Luther King Jr (1929-1968)