Parlamenti i Bashkimit Evropian
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Sala plenare e kuvendit në Shtrasburg |
|||
| ndarja e ulëseve shih dhe: Lista e anëtarëve të tashëm |
|||
| Grupet politike | Ulëse | ||
| Konservatorët | 288 | ||
| Socialdemokratët | 217 | ||
| Liberalët | 100 | ||
| Nacionalkonservatorët | 44 | ||
| Të Gjelbërtit | 43 | ||
| Të Majtët | 41 | ||
| Kritikët | 22 | ||
| Të pavarurit | 30 | ||
Parlamenti i Bashkimit Evropian (Parlamenti i BE-së) shpesh i njohur gabimisht nga mjetet e informimit si Parlamenti Evropian është kuvendi i Bashkimit Evropian. Ky kuvend është institucioni i vetëm i nivelit Evropian në të cilin kuvendarët zgjidhen drejt për drejtë nga populli i shteteve anëtare të BE-së. Kuvendarët zgjidhen për periudhën kohore pesvjeçare.
Parlamenti i BE-së, është themeluar më 1952 dhe nga kjo kohë, vit pas viti, detyrat dhe të drejtat e tij brenda BE-së kanë shkuar duke u zgjeruar.
