Peshk troftë i mbushur me bajame
Nevojiten:
- 6 trofta mesatare
- 2 limon
- 2 lugë gjelle gjalp dhe erëza
- kripë
- piper
Për mbushjen nevojiten:
- 300 gr bajame të pjekura lehtë
- 4 lugë gjelle majdanoz (ose me sy)
- 2 lugë gjelle gjalp dhe erëza
Mënyra e gatimit:
Pastrojmë dhe lajmë nga brenda dhe jashtë troftat. I fërkojmë me limonat dhe u hedhim kripë dhe piper dy ore më parë. Në një enë përziejmë gjërat që nevojiten për mbushjen. I mbushim peshqit dhe nga jashtë i lyejmë me gjalp. I vendosim në një tepsi ose në një enë tjetër që nuk ngjit dhe i fusim në furrë pasi e kemi nxehur më parë furrin. I lëmë të piqen 20-25 minuta në një nxehtësi 220 °C. I servirim duke i shoqëruar me patate të skuqura ose të pjekura.