Peshku i kuq

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Goldfish3.jpg

Peshku i kuq është një peshk i ujrave të ëmbla, i familjes së krapit. Peshku i kuq u zbut dhe u krijua në Kinë rreth njëmijë vjet më parë. Që atëherë, janë krijuar shumë lloje të ndryshme me anë të metodës së kryqëzimit.

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Peshku i kuq e ka prejardhjen nga zbutja dhe rritja e krapit në Kinë. Gjatë rritjes së krapit në pellgje, ndodhi një ndryshim natyror gjenetik që prodhoi krapa me ngjyrë të verdhë. Perandori kinez ndaloi rritjen e peshqve me ngjyrë të verdhë për njerëzit e zakonshëm, pasi ngjyra e verdhë ishte ngjyrë perandorake dhe vetëm familja perandorake mund të kishte peshq të kuq me ngjyrë të verdhë. Kjo solli dhe përhapjen masive të peshqve të kuq me ngjyrë të kuqe dhe portokalli të ndezur, nga vjen dhe emri në shqip.

Llojet[redakto | redakto tekstin burimor]

Me anë të kryqëzimit, njeriu ka arritur të krijojë lloje të shumta peshqish të kuq të cilët dallojnë jo vetëm nga ngjyra, por dhe nga forma trupore. Ka rreth 330 lloje të dala nga kryqëzimi i peshqve të kuq.

Mjedisi ku jeton[redakto | redakto tekstin burimor]

Rritja në akuariume[redakto | redakto tekstin burimor]

Peshqit e kuq mbahen kryesisht në akuariume. Megjithëse në shumë foto shihen peshq të kuq që mbahen në vazo të rrumbullakta qelqi, kjo nuk rekomandohet pasi peshku i kuq ka nevojë për një akuarium të oksigjenuar mirë.

Burimet[redakto | redakto tekstin burimor]

[1]