Petraq Sotiri
Petraq Sotiri i lindur më 23 qershor 1936 është Profesor i Shkencave Bujqësore i specializuar në drejtimin e Vreshtarisë dhe Pemtarisë. Është autor i shumë botimeve shkencore, udhëheqës temash si dhe realizues i disa përmirësimeve gjenetike në krijimin e kultivarëve të qëndrueshëm ndaj klimës, kualitetit të lartë të shijes së verës dhe rendimentit të prodhimit në varietetet tradicionale të vreshtarisë shqiptare të vlerësuara me çmime ndërkombtare.
Vepra shkencore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 1. – korrik 1958 - Mbi biologjinë e disa varieteteve të rrushit të vendit tonë dhe të huaj;Studimi Ampelografik i tyre ;
- 2. - 1960-1980 - Krijimi i kultivareve të rinj të rrushit nëpërmjet hibridizimit seksual intraspecifike tek hardhia, ;
- 3. - 1958-1988 - Studime mbi “Ngarkesat optimale tek hardhia dhe agroteknika
varietore” ;
- 4. - 1965-1990 - Studime mbi ndikimin e lartesise së kultivimit në disa forma krasitje tek hardhia. ;
- 5. - 1959-1990 - Studime mënyrat e krasitjes së varieteteve të rrushit të kultivuara në vendin tonë dhe influenca e tyre në cilësinë e verërave ;
- 6. - 1960-1986 - Studime mbi aspekte të teknologjisë s kultivimit në kuadrin e
mardhënieve mes ekosistemit dhe objektivave të prodhimit të rrushit të freskët me rreze të lartë cilësie të cv. Afuzali;
- 7. Studimi agro-biologjik dhe kimiko-teknologjik i një grupi kultivarësh të
rinj rrushi të krijuar në vendin tonë
- 8. - korrik 1986 - Studim “Rajonizimi i Pemtarisë dhe Vreshtarisë në Shqipëri – Min.
Bujqësisë, IKPV;
- 9. - 1988 - Studim mbi bonitimin e vreshtarisë Shqiptare, IKPV ;
- 10.- dhjetor 1991 - Mbi domosdoshmërinë e rikonstruksionit të vreshtave ekzistuese dhe
investimet e duhura për ngritjen e vreshtave të reja për periudhën 1992 - 1995. Financuar nga Ministria e Bujqësisë ;
- 11. - 1996 - Studim “Strategjia e zhvillimit te vreshtarise Shqiptare gjate periudhes
- 12. Studim “Gjendja dhe strategjia e zhvillimit të Vreshtarisë dhe Vertarisë
për periudhën 1996 - 2010 (me bashkëautor Ing. Vangjel Zigori);
- 13. - 2004 - Strategjia e zhvillimit të sektorit të vreshtarisë dhe verës për periudhën
2005-2015 (Grup studimi i Min. Bujq dhe Ushqimit/GTZ), Tiranë
Jeta akademike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 1966 - Bashkëpunëtor i Vjetër Shkencor
- 1986 - Doktor i Shkencave
- 1993 - Profesor
- 1986 - 2000 - 6 Udhëheqje Disertacionesh (Skënder Ferko, Eva Gjashta, Bianka Kashifi, Ramazan Hasa, Baki Dervishi, Fatos Bylykbashi)
- 1968 – 2004 - 75 Udhëheqje Diploma Studentësh (Rajonizim - Kadastra Vitikole - Studim Varietor –Teknologji)
- 1970 – 2004 Leksione Pasuniversitare në Shkollën e Kualifikimit pasuniversitar Sh.P.U (Përmirësimi gjenetik – Rajonizimi – Kadastra vitikole)
Antarësime&Kontribute
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 1. Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës Kombëtare Shqiptare të Farërave dhe Fidanëve, Tiranë;
- 2. President i Shoqatës Kombtare të Vreshtarisë dhe Vertarisë, Tiranë;
- 3. Drejtor i Institutit “TEMPUS” Për Zhvillimin dhe Perspektivën e
Frutikulturës;
- 4. Anëtar- Korrespondent i Akademisë Italiane të Verës dhe Vreshtit, Siena,Itali;
- 5. Anëtar Bordi FDA – Fondacioni Drejt së Ardhmes;
- 6. Anëtar Bordi ShBO – Shoqata Kombtare e Bujqësisë Organike;
- 7. Anëtar i Këshillit Shkencor të Fakultetit të Agronomisë (1994 - 1995);
- 8. Sekretar i Këshillit Shkencor të “Instituti Kërkimeve të Pemëve Frutore
dhe Vreshtave” Tiranë, KPFV (1984 - 1994);
- 9. Anëtar i Kolegjit të revistës „Pemtaria“;
- 10. Anëtar i Kolegjit të revistës “Buletini i Shkencave Bujqësore”, 1988;
- 11. Anëtar i Këshillit Shkencor “Instituti i Kërkimeve Biologjike”.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- bksh.al
- Petraq Sotiri-Ilollari: Vreshtaria dhe verëtaria shqiptare/Albanian Viticulture and Viniculture. In: Sommelieri – Revista Zyrtare e Organizatës Shqiptare të Sommelierisë. Nr. 1, 2006, S. 6-11.
- Petraq Sotiri-Ilollari: Vera, tregu dhe konsumatori/The Wine, The Markets and the Consumers. In: Sommelieri – Revista Zyrtare e Organizatës Shqiptare të Sommelierisë. Nr. 2, 2008, S. 5.
- Petraq Sotiri-Ilollari: Origjina dhe zbulimi i nocionit te „terroir“/The Origins and the Discovery of the „Terroir“ Notion. In: Sommelieri – Revista Zyrtare e Organizatës Shqiptare të Sommelierisë. Nr. 1, 2006, S. 23-28.
- Petraq Ilollari (Sotiri): Vitis Vinifera në vendin tonë/Vitis Vinifera in Our Country. In: Sommelieri – Revista Zyrtare e Organizatës Shqiptare të Sommelierisë. Nr. 3, 2010, S. 8-13.
- Petraq Ilollari (Sotiri): Vera e tregut dhe tregu i verës/Market Wine And Wine Market. In: Sommelieri – Revista Zyrtare e Organizatës Shqiptare të Sommelierisë. Nr. 3, 2010, S. 5-6.