Pokahontas

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Pokahontas (Gravurë angleze, 1616)

Pokahontas (l. ~1595 - v. 21 mars 1617) ishte një indiane amerikane e shekullit XVII. Ajo u bë e famshme pasi ruajti marrëdhënie të përzemërta mes indianëve të Virxhinias (popullit të saj) dhe kolonizatorëve anglezë të cilët ndërtuan një fortesë në lumin James duke themeluar kështu qytetin Jamestown në vitin 1607. Legjenda thotë se ajo i shpëtoi jetën kapiten John Smith, kur babai i saj, kryetari Powhatan, ishte gati ta vriste.

Gjatë luftës koloniale me indianët, ajo u kap dhe u mbajt peng. Ajo u pagëzua me emrin Rebeka dhe gjatë kohës që u mbajt rob përmirësoi aftësitë e saj në gjuhë angleze. Në vitin 1614 u martua me plantatorin e duhanit John Rolfe. Ata patën një djalë, Tomasin. Në vitin 1616 familja Rolfe u shpërngul në Londër. Pokahontas u bë njeri i famshëm në Angli. Ajo vdiq në Gravesend dhe u varros në Angli më 21 mars 1617.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]