Portal:Ngjarjet e tanishme/Kosova/19 Qershor 2007

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
KOSOVA SOT 19 qershor 2007 : E martë redaktoni
Ekipi i Presidentit amerikan Xhorxh Bush dhe atij rus Vladimir Putin aktualisht më së shumti po punojnë në përgatitjen e të gjitha çështjeve të cilat do të jenë rend dite të takimit të dy presidentëve më 1 e 2 korrik, citon gazeta "Blic" e Beogradit një diplomat të mirinformuar.
  • NDI ndihmon Kuvendin në forcimin e mekanizmave mbikëqyrës. // RTK live
  • Kushtetuta e re i shkon Kuvendit menjëherë pas definimit të statusit // RTK live
Kryetari i Komisionit Kushtetues, Hajredin Kuçi tha se dinamika e punës, varet shumë nga zhvillimet politike që janë të parapara për Kosovën dhe statusin e saj. Mirëpo, sipas tij, drafti i kushtetutës së re të Kosovës do t’i dorëzohet Kuvendit brenda muajit të parë pas definimit të statusit final të Kosovës.
  • MASHT e vlerëson vitin shkollor 2006/2007 të suksesshëm // RTK live