Princesha Sofi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Mbretëresha Sofi
Mbretëresha e Shqipërisë
7 mars 1914 - 3 shtator 1914

Sophie of Schönburg-Waldenburg.jpg

Emri: Sophie Helene Cecilie
Mbiemri: Schönburg-Waldenburg
Lindi më: 21 maj 1885
Vendlindja: Potsdami, Gjermani
Vdiq më: 3 shkurt 1936
Vdiq në: Fântânele, Rumani

Princesha Sofi formalisht Madhëria e Saj Mbretëresha e Shqipërisë Sofia (21 maj 1885, Potsdami - 3 shkurt 1936, Fântânele; gjatë Sophie Helene Cecilie of Schönburg-Waldenburg (zu Wied)) ishte bashkëshortja e Princ Vidit me të cilin u martua më 30 nëntor 1906. Njihet gjithashtu si Princeshë Sofia e Shqipërisë. Çifti mbretëror pati dy fëmijë:

  • Princesha Marie Eleonore, Donika (1909–1956)
  • Princi trashëgimtar Carol Victor, Skënderi (1913–1973)

Jetëshkrimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Princesha Sofi lindi në Potsdami, Brandenburg ishte vajza e Princit trashëgimtar Victor of Schönburg-Waldenburg (1856–1888) dhe e gruas së tij Princeshës Lucia of Sayn-Wittgenstein-Berleburg (1859–1903). Ajo pati disa rrënjë shqiptare, duke filluar me Ruxandra Ghica (Gjika), vajza e Grigore I Ghica (Gjika), sundimtar i Vllahisë (Rumani). Gjyshërit e saj nga e ëma Emil, Princ i Sayn-Wittgenstein-Berleburg (1824–1878) dhe gruaja e tij Pulcheria Cantacuzene (1820–1865), princeshë rumune. Emil ishte djali i August Ludwig of Sayn-Wittgenstein-Berleburg (1788–1874) dhe i Franziska Allesina von Schweitzer (1802–1878). August Ludwig ishte djali i tetë nga dhjetë djemtë e Christian Heinrich, Princ i Sayn-Wittgenstein-Berleburg (1753–1800) dhe gruas së tij Charlotte Friederike Franziska, Konteshë e Leiningen-Westerburg. Christian Heinrich ishte një drejtues premtues i Sayn-Wittgenstein-Berleburg shtet i Perandorisë së Shenjtë Romake. Ai drejtoj si Kont nga 1773 deri më 1792 dhe si Princ nga 1792 e deri në vdekje. Sayn-Wittgenstein-Berleburg ishte nën Dukatën e Madhe të Hesse-ve në 1806. Prindët e saj vdiqën kur Sofia ishte e vogël kështu që ajo kalojë rininë e saj në Moldavi ku gjendeshin kushërinjtë e saj nga e ëma.

Princeshë e Shqipërisë[redakto | redakto tekstin burimor]

Stema e Princeshës Sofi.

Princesha Sofi ishte bashkë me bashkëshortin e saj tek Mbretëresha Elizabeta e Rumanisë, kushërirë e Vilhemit. Dy gratë luajtën një rol vendimtar që Princ Vidi të pranonte kurorën e Skënderbeut.

Mbërritja e Princ Vidit dhe Princeshë Sofisë në Durrës më 7 mars 1914.

Çifti mbretëror mbërriti në Durrës, Shqipëri më 7 mars 1914, për efekt të pranimit që Princ Vidi i bëri kurorës shqiptare më 21 shkurt 1914 nga një delegacion shqiptar i kryesuar nga Esat Toptani. Delegacioni shqiptar vizitoi edhe Waldenburg, Saxony për respekt të familjes së Princeshës Sofi.

Shihni edhe[redakto | redakto tekstin burimor]