Protestantët e lirë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko


Këta bazohen në lëvizjen e pietizmit. Paraqitja e parë e tyre në skenën historike shihet në grumbullimin përreth Robert Haldane (1764-1842) në Genf më 1816. Zyrtarisht në Francë dhe në Zvicër, janë formuar më 1849, kurse në Gjermani më 1854. Ata kanë për ideal rregullimin e komunitetit të tyre, sipas Dhiatës së Re. Çdo anëtar i komunitetit llogaritet edhe anëtar shpirtëror. Ceremonitë fetare i udhëheqin njerëzit e edukuar të komunitetit. Në komunitet më tepër shërbejnë më të moshuarit. Ata nuk e refuzojnë pagëzimin e fëmijve, vetëm se pagëzimin e të rriturve e preferojnë më tepër. Pagëzimin e bëjnë me larje (zhytje) në ujë. Në aspektin fetar dëshirojnë të jenë të pavarur nga populli dhe nga shteti. Besojnë se pavarësia e vërtetë vjen prej Zotit dhe fjalëve të Tij.462 Ata po ashtu posedojnë edhe njerëz të autorizuar për predikimin e njohurive fetare dhe për udhëheqjen e shërbesave fetare. Rregulli i komunitetit dallon në bazë të kushteve të vendit. Çdo komunitet ka një listë të komunitetit të tij, kusre harxhimet bëhen sipas nevojës së komunitetit. Me anëtarët e komuniteteve tjera bashkohen me njësimin e zemrës me ta. Në shtetet ku ata jetojnë janë formuar “Njësi komunitetesh të protestantëve të lirë”. Ajo është një lloj federacioni i komuniteteve lokale. Këto njësi të larta i vazhdojnë aktivitetet e tyre si mbrojtja e komuniteteve, hapja e shkollave verore, botimet e ndryshme dhe aktivitetet misionerike. Sipas supozimeve të vitit 1960 në botë ka patur afërsisht 300.000 anëtarë të tyre. Ata janë anëtarë të lidhjes së kishave protestante[1].


Burimi i të dhënave[redakto | redakto tekstin burimor]

[1]
Gabim referencash: Etiketat <ref> ekzistojnë, por nuk u gjet etiketa <references/>