Psikoanaliza

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Psikoanaliza është një tërësi teorish psikologjike dhe psikoterapeutike që bazohen mbi veprat e Sigmund Freud-it në vitet 1880-të kur përpiqej të trejtonte individë të diagnostikuar me çrregullime neurotike apo histerike. Freudi besonte se këto lloj çrregullimesh vinin si pasojë e shtypjes së mendimeve dhe dëshirave seksuale nga ana e individëve në fjalë.

Premisa themelore e teorive psikoanalitike është se pjesa më e madhe e simptomave psikologjike janë pasojë e shmangjes që ne u bëjmë të vërtetave të pakëndshme rreth vetvetes.

Psikoanaliza në ditët e sotme[redakto | redakto tekstin burimor]

Në ditët e sotme psikoanaliza është një fenomen tepër anësor dhe i papërfillshëm në fushat psikologjike, psikiatrike dhe mjekësore, meqë nuk i ka bërë dot ballë hetimit empiriko-shkencor. Seksualiteti i shtypur, interpretimi i ëndrrave dhe e pandërgjegjshmja kolektive janë ndër idetë e teorive psikoanalitike dhe që janë përgënjeshtuar (falsifikuar) në eksperimente të kontrolluar.

Përveçse si jo-shkencore, psikoanaliza është klasifikuar edhe si pseudo-shkencë sepse nuk mund të falsifikohet (sipas K. Popper). Filozofi i mirënjohur i shkenncës, Karl R. Popper e klasifikon psikoanalizën si pseudoshkencë meqë ajo është e pafalsifikueshme (falsifiable).

Megjithëse është tejet anësore në fushën shkencore psikoanaliza mbetet disi e përhapur në kulturën popullore, sidomos në fusha subjektive si letërsia dhe arti.

Shiko dhe:[redakto | redakto tekstin burimor]

Referenca dhe shënime[redakto | redakto tekstin burimor]