Jump to content

Qemal Mullaj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Qemal Mullaj
Lindi1881
Vdiq1966
KombësiaShqiptar

Qemal Mullaj (Berat, 1881 - Tiranë, 1966) ka qenënënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë si përfaqsues i Lushnjës.

Mullai (mbi të tretën nga e djathta) në Kongresin e Lushnjës

Shkollën e lartë e përfundoi në Stamboll, për gjeografi. Pas shpalljes së Kushtetutës xhonturke (Hyrjetit) dhe faljes së lirisë, u kthye në Shqipëri dhe u vendos në afërsi të Lushnjës. Aty propagandoi veprimtarinë dhe lëvizjet kundër osmanëve dhe predikoi pavarësinë e atdheut. Si delegat i Lushnjës, ai në nëntor 1912 mori pjesë në Kuvendin historik të Vlorës dhe firmosi aktin e shpalljes së pavarësisë, me siglën “Qem. Mullaj”. Pas rënies së qeverisë së Vlorës dhe me nisjen e Luftës I Botërore, u largua nga Shqipëria. U kthye në atdhe rreth vitit 1920, për t’u rimarrë përsëri me politikë. Mullaj u bë Deputet në Parlamentin e parë shqiptar. Mori pjesë në varrimin e Avni RustemitVlororë, më 1 maj 1924 dhe mbështet forcat e kryengritjes së një muaji më pas. Pas rrëzimit të kabinetit të Nolit, emigroi jashtë, ku thuhet se mund të ketë organizuar një atentat kundër Ahmet Zogut. Vitet e fundit të jetës i kaloi në Tiranë, pothuaj i pashqetësuar nga regjimi i kohës, duke u nderuar me urdhrin “Për veprimtari patriotike të klasit I”. Vdiq në Tiranë në vitin 1966. [1]

  1. ^ Firmëtarët e aktit të pavarësisë Arkivuar 15 nëntor 2012 tek Wayback Machine, Gazeta Shqip, 2.12.2010