Randy Pausch

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Randy Pausch

Randy Pausch (sqt. Rendi Paush) lindi më 23 tetor 1960 dhe vdiq më 25 korrik 2008 . Ishte një profesor amerikan i shkencave kompjuterike, ndërveprimit njeri-kompjuter dhe dizenjimit në Universitetin Carnegie Mellon (CMU) në Pittsburgh të Pensilvanisë.

Pausch mësoi se ai kishte kancer të pankreasit në shtator të vitit 2006 dhe në gusht të vitit 2007 atij iu dha një diagnozë terminale: "3 deri në 6 muaj jetë të mbetur". Më 18 shtator 2007, në Universitetin Carnegie Mellon (CMU), u bë një leksion optimist me titull "Leksioni i fundit: Realizimi i ëndrrave të fëmijërisë suaj", e cila u bë një video popullore në YouTube dhe çoi në shpërdarje te mediat e tjera. Ai pastaj u bë bashkautor në librin e tulluar Leksioni i Fundit mbi të njëjtën temë, i cili u bë libri më i shitur i The New York Times.

Pausch vdiq nga komplikimet e kancerit të pankreasit më 25 korrik 2008.