23 Tetori është dita e 296-të e kalendarit gregorian (dita e 297-t në vitin e brishtë) - kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 69 ditë.
- 425 - Valentiniani III zgjedhet Perandor Romak në moshën 6 vjeçare.
- 1912 - Filloi Beteja e Kumanovës në mes Mbretërisë së Serbisë dhe Perandorisë Osmane.
- 1915 - Në New York City, 25,000-33,000 gra marshuan në Fifth Avenue për të fituar të drejtën e votës.
- 1935 - Dutch Schultz, Abe Landau, Otto Berman, dhe Bernard "Lulu" Rosenkrantz vriten në salon në Newark, New Jersey.
- 1941 - 19,000 judë u dogjën për së gjalli në Dalnik, Odessa nga trupat romune dhe gjermane. Ditën tjetër u vran edhe 10,000 judë tjerë. Kolonel-lejtant Nicolae Deleanu administroi ekzekutimin.
- 1942 - Që të 12 udhëtarët dhe ekipi i aeroplanit American Airlines DC-3 vriten kur një aeroplan luftarak amerikan e gjuan aeroplanin afër qytetit Palm Springs, Kaliforni, ShBA. Në mesin e të vrarëve është dhe tekstshkruesi i njohur Ralph Rainger ("Thanks for the Memory", "Love in Bloom", "Blue Hawaii").
- 2001 - Provisional Irish Republican Army e Irlandës sv Veriut pranon çarmatimin pas diskutimeve për paqë.
Festa dhe përvjetore [redakto]