Masiela Lusha

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Masiela Lusha
U lind në
Masiela Lusha

23 tetor 1985
Faqja në rrjetwww.masielalusha.com

Masiela Lusha lindi me 23 tetor 1985Tiranë, Shqipëri.[1] është autore, aktore, producente gjithashtu dhe humanitare amerikane me prejardhje shqiptare.

Lusha filloi të bëhej a famshme që nga viti 2002, mbas rolit kryesor në programin shumë të sukseshëm të televizionit amerikan dhe botëror të kanalit më të madh të televizionit amerikan ABC series, George Lopez dhe Sony Picture's, Blood: The Last Vampire. Si autore, Lusha ka shkruajtur shtatë libra në dy gjuhë të huaja. Lindur në Tiranë, Shqipëri, Lusha banoi vetëm shtatë vjet në Shqipëri, Hungari dhe Austri. Ajo morri mësime baleti në Vienë, dhe më pas shkoi në Michigan në vitin 1993, ku vazhdoi të merrte klasa në stile të ndryshme të vallëzimit.[2] Mbas roleve kryesore që ajo fitonte në produksionin local si në komercialin televiziv për fëmijë, Lusha dhe familja e saj shkuan në Los Angeles me sygjerimin e një agenti të Hollivudit.[2] Lusha filloi të bëhej a famshme kur luajti në television amerikan si një vajzë shumë e pasionuar dhe e pabindur Carmen Lopez. Për vite me rradhë, kjo shfaqe u shpërnda nëpër televizionet botërore si një program shumë i pëlqyer Warner Brothers series, George Lopez. Gjatë këtyre pesë vjetëve ABC network, Lusha xhiroi 101 episode të cilat e bënë veterane të televizionit që në moshën 20 vjeçare.[2] Në të njëjtën kohë, ajo vazhdoi të xhironte filma të ndryshëm dhe si rrjedhim ka luajtur në variacione filmash si amerikan gjithashtu dhe internacional si: "Muertas" "Të vdekurat", "Katie Malone", "Ballad of Broken Angels" "Historia e engjëjve të thyer", "Summoning", "A Father's Love" "Dashuria e një babai", "Arkitekti" me Fatmir Doga, 2012", Time of the Comet, Koha e kometës dhe Sony Picturës Entertainment adaptimin e jetuar, Blood: The Last Vampire.[2] "Gjak: Vampiri i fundit" Si mirënjohje dhe konsideratë për punën e saj shumë të talentuar, Masiela është vlerësuar dy herë, për dy vjet me rradhë, me cmimin më të lartë për moshën e saj Young Artist Awards për rolin kryesor si në komedi gjithashtu edhe tragjedi. Në vitin 2007, Lusha hapi biznesin: Illuminary Pictures, dhe që prej asaj kohe produksioni ka përfunduar dy filma. Përgjatë karrierës, fotografitë dhe emri i saj është vendosur në një numër të konsiderueshëm të revistave amerikane dhe botërore si 'best dressed' "e veshura më e bukur".

Si fituese e disa cmimeve për poezi "Dhjetë poetët më të mirë të Amerikës veriore" Lusha është gjithashtu edhe poetja më e re në botë që ka publikuar një libër në moshën 12 vjeçare në dy gjuhë të huaja si shqip ashtu edhe në anglisht. Në atë kohë, Lusha tërhoqi vëmëndjen e Presidentit të shteteve të bashkura të Amerikës Bill Clinton,i cili i ka shkruajtur personalisht dhe dërguar urimet e tij të përzemërta duke e inkurajuar që të vazhdojë krijimtarinë e saj për të qëndruar si një shëmbull i mirë jo vetëm për Amerikën dhe Shqipërinë, po për gjithë botën mbarë.[3] Që prej asaj kohe, Lusha ka shkruajtur shtatë libra, katër prej të cilëve janë me poezi, Mendime të brëndshme - Inner Thoughts, Duke pirë hënën - Drinking the Moon, Dashuri hyjnore - Amore Celeste, The Call, romanin The Besa, dhe dy libra për fëmijë, Boopity Boop! Goes To Hawaii, dhe Boopity Boop! Writes Her First Poem, i cili ka dalë prej shtypit në tetor të vitit 2010.[4] Lusha githashtu ka shkruajtur poezi në Anglisht, Shqip, dhe Gjermanisht, dhe ka përkthyer në Anglisht shumë poezi dhe prehje nga Nëna Therezë.[5]

Nga experienca personale e Lushës prej vizitave që ka bërë në shtete të ndryshme të botës, dhuntia e humanitares dhe pasioni për të dhënë kontributin e saj vullnetar është zhvilluar edhe më shumë dhe gërshetuar me jetën e saj të përditshme. Lusha është parë shumë herë në fund-jave duke shkuar dhe ndihumar tek guzhina e të papunëve për të ushqyer të pa-punët e uritur dhe të pa-strehuarit.[6] si zëri kryesor për Scholastic's Read For Life, "Lexo për gjithë jetën", Lusha shkon dhe viziton shkolla të ndryshme kryq-e-tërthor Amerikës ku lexon për fëmijët dhe i edukon atyre dashurinë dhe kënaqësinë që ndjejnë kur lexojnë libra. Si një zë nacional i Amerikës, për ABC's hunger-relief program, 'The Great American Bake Sale', Lusha viziton qytete të ndryshme përgjatë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, suporton dhe ndihmon në dërgimin e ushqimeve të përditshme me makinë në derën e shtëpisë të atyre që nuk kanë mundësi të tjera. Deri më tani ajo ka shkuar në 15 shtete për të ndihmuar në eleminimin e numurit të fëmijëve jetimë dhe të uritur që enden rrugëve.[2] Si zëri i një organizate bamirëse, një rol kryesor i takon Lushës për grumbullimin e sa më shumë parave për lokalet bamirëse.[7] Si ambasadore dashamirëse, (as a goodwill ambassador), Lusha ia kushton kohën e lirë mirëqënies së fëmijeve dhe edukimit të tyre nëpër botë.[2] Në vitin 2008, Lusha krijoi organizatën bamirese, Children of the World Foundation, e cila strehon, edukon dhe inkurajon shëndet dhe komunikim të mirë midis familjes.[7] Ajo i dhuroji kësaj organizate 10 acres (40,000 m2) hektarë tokë, në mënyrë që të ndërtohet godina e duhur.[7]

Vitet e fëmijëris[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lusha ka lindur në Tiranë, Shqipëri,[4] Kur ajo ishte vetëm pesë vjeçe, në vitin 1990, Lusha dhe familja e saj u larguan nga vendlindja, pak vite mbas vdekjes së presidentit shqiptar në kërkim të një jete më të begatë dhe pa konflikte politike, Enver Hoxha.[8] Mbas largimit nga Shqipëria, Lusha banoi në Budapest, Hungari, dhe Vjena, Austri. Gjatë kohës që jetoi në Vjena, Lusha studoi balet dhe art. Vite më vonë, gjatë një interviste, Lusha tha se ajo dhe nëna e saj, ishin si një trup i vetëm, dhe vetëm kështu ato i përballuan situatave të ndryshme dhe të panjohura që paraqiteshin sa në një shtet në një tjetër.[2] Në një intervistë të mëvonshme, mësuesja e kopshtit në Vjenë e përshkruan Lushën: "Një zë i ëmbël, vajzë delikate, absolutisht pa rrebelim karakteri në edukimin e saj" "a soft-spoken, gentle child with absolutely no tincture of rebellion in her make-up."[9]

Kur e pyesin për kulturën shqiptare që la nga mbrapa, Lusha thotë: "Populli shqiptar ka një shpirt shumë të butë. Unë kam qenë dëshmitare e disa rasteve dhe kam jetuar dashamirësinë e popullit. Ata kanë një shprehje, 'bukë e kripë dhe zemër të bardhë.' Në damarët e mij lëvron gjak shqiptari, dhe unë mburrem me të. "[9] Është e ditur se shumë femra të familjes së saj janë poete. Duke filluar që nga gjyshja. Krijimi dhe leximi i poezive ishte një aktivitet fundjave familjar. Si fëmijë, është thënë se 'nina-nanat' që e ëma i recitonte ishin poezi të momentit dhe çdonjëra prej tyre ishte e thurur posaçërisht për Masielën. E frymëzuar nga krijimtaria e nënës, Lusha, ishte vetëm 12 vjece kur shkruajti librin e saj të parë në dy gjuhë të huaja.[8]

Amerika (1992–vazhdon)[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në moshën shtatë vjecare, Lusha u vendos në Michigan, ku mësimi i gjuhës angleze ishte e katërta gjuhë e huaj. Edhe pse ajo ishte e mirënjohur ndërmjet shokëve dhe shoqeve të saj, më vonë Lusha kujton: 'se, të flasësh katër gjuhë të huaja në një moshë aq të re dhe për një kohë të shkurtër, krijoi vështirësi në shkollë dhe komunikimin me bashkëmoshatarët.' [4] Lusha, është thënë se i ka dhënë një respekt dhe mirënjohje të vecantë mesues së anglishtes, zonja Presta, për inkurajimin dhe besimin që kishte tek Lusha duke e ngritur përpara klasës për të lexuar poezinë e saj të parë të shkruar në anglisht. Si përfundim, Lusha ia dedikoi asaj librin e parë.[10] Në intervista të ndryshme përgjatë karrierës së saj, Lusha thotë se ishte mësuesja e klasës së gjashtë që e inkuraji dhe tha se talenti i saj në poezi është shumë i rrallë.[2]

In Michigan të shteteve të bashkura të Amerikës, është bërë tashmë e njohur se Masiela u regjistrua në disa lloje të ndryshme danci si balet, jazz, tap, lyrical dhe cheerleading. Në Kaliforni, shkolla e Lushës, John Muir, e zjodhi atë kapitene të cheerleading grup. Në të njëjtin vit, Lusha gjithashtu fitoi çmimin e parë në tap danc me këngën e njohur popullore "Cotton Eye Joe".[4] Më parë se të bëhej aktore profesionale, ajo luajti rolin e (Kutisë që kërcen) . Si përfundim shokët dhe shoqet e shkollës krijuan grupin e fansafe të cilin e quajtën "Masiela Lusha Dancing Box Club" me mbi 175 antarë. Më pas, Masiela luajti variacione të ndryshme theatrale ku ajo ishte aktorja kryesore dhe si përfundim vendosi që të bëhej aktore profesioniste sepse aty ishte talenti i saj kryesor, i kujtohet Masielës:[4]

Në moshën 12 vjeçare, Lusha filloi të punonte si modeliste në Michigan. Mbas disa muajve si modeliste profesionale dhe aktore në theatrin e qyetit të saj, Masiela u zbulua nga një agent theatrikal i Hollivudit Hollywood i cili i thërriti të gjithë fëmijët e Detroit, Michigan. Për nga më tepër se 600 fëmijë që u paraqitën, më në fund vetëm tre prej tyre u aprovuan si aktorët dhe potencialistët më të talentuar, dhe njëri prej tyre ishte Masiela Lusha të cilës i premtoi se do ta represantonte talentin e saj në Hollivud, Los Angeles. Në të njëjtin vit, përgjatë aktrimit, Lusha u bë edhe poetesha më e re në botë me librin e saj të parë të përkthyer në dy gjuhë shqip dhe anglisht Inner Thoughts.[11]

Karriera letrare[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lusha takohet me dashamirët e sai.

Njohje e hershme(1997–2004)[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lusha ka shkruajtur poezi në gjuhë të ndryshme që në moshën tetë vjeçare.[3] Në moshën 12 vjeçare, kur banonte në Michigan, Lusha nxorri nga shtypi librin e saj të parë me titull: Inner Thoughts. Ky libër e bëri Masielën autoren më të re në botë.[6] Shumë shpejt mbas këtij titulli të ri, Lusha u bë e njohur si njëra nga 10 poeteshat më të talentuara të Shteteve të Bashkurara të Amerikës. Top Ten Talented Poets of North America dhe gjithashtu mori urime të përzemërta nga presidenti i Amerikës, Bill Clinton, i cili e inkurajoi Lushën për të vazhduar dhe nderuar jo vetëm Amerikën,dhe Shqipërinë, por gjithë botën mbarë.[3]

Në të njëjtën kohë kur përfundoi e shkollën e mesme, tre vjet më parë se bashkëmoshatarët, Lusha publikoi dy libra të tjerë me poezi. Si autore, Lusha ka përfunduar shtatë libra. Në vitin 2004, Lusha përshkruan pasionin e saj për poezi si 'thjesht i trashëguar' "simply inherent" dhe më vonë thotë se:

"Kur disa nëna lexojnë nina-nana për fëmijët e tyre, nëna ime më lexonte poezi', Edhe sot, i shoqëroj ndjenjat e mija me lirikën që gjej nëpër faqet e librit." "[12]

Vëllimi: Duke pirë hënën, romani dhe librat për fëmijë (2005–vazhdon)[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Edhe pse Masiela e ka konsideruar veten si një vajzë të qetë dhe pa pretendime, ajo thotë se vazhdimisht ndjente një pasion të palodhur, një nevojë dhe etje për të krijuar botën e saj të veçantë dhe të rrallë. "resistless passion, a need and hunger to create my own world." Në disa intervista, kur përshkruan përmbushjen dhe dëshirën që ndjen kur shkruan, Lusha thotë se kur ulet për të shkruajtur, krijimtaria e saj mbush një boshllëk dhe falët ushqejnë një pjesë të trupit dhe mendjes që "më takon dhe përmbush gjithë qënien time, ajo qënie që është e domosdoshme për të jetuar." "[9] Në vitin 2005, Lusha botoi librin e saj të dytë me poezi: "Drinking the Moon." Duke pirë hënën. Në vitin 2008, Lusha gjithashtu përfundoi dy libra të tjerë me poezi: Amore Celeste dhe The Call.[13]

Masiela Lusha në Kalforni

Në moshën 24 vjeçare, Lusha botoi dy libra për fëmijë:Boopity Boop! Goes To Hawaii dhe "Boopity Boop! Writes Her First Poem." Masiela Lusha e shkruajti "Boopity Boop!" në tre gjuhë: Anglisht, Shqip and Gjermanisht.[14] Në intervista të ndryshme është thënë nga Masiela Lusha e ka shkruajtur Boopity Boop me dëshirën se ky libër të përdoret në të njëjtën kohë si një mjet edukimi dhe argëtimi për fëmijët sepse ajo beson se çdo libër duhet të afrojë një moral të mirë dhe të fortë për të gjithë fëmijët kudo që të ndodhen "as a tool to unbind children from the expectations of poetry because I believe that every book should carry a moral and release a child into a world of self-expression and exploration."[8] Në një intervistë në vitin 2010, Lusha tha:

"Fëmijët janë premtime transparente. Dhe në duart e tyre të vogla dhe ngjyrë rose, çdo fëmijë duhet ta mbajë stafetën e intelektit të ndriçuar që një ditë të shkëlqejë në drejtim të së ardhmes - me zgjuarsinë, dashurinë për shoqërinë dhe dinjitet; prandaj dhe unë besoj se është detyra jonë si shoqëri botërore që ta ndezim këtë zjarr për brezat e rinj, ta mbrojmë me këmbëngulje, dhe ta vazhdojmě stafetën brez pas brezi, me qëllim të plotë që çdo grimcë e literaturës sonë dhe e humorit letrar t'i përkasë fëmijëve të sotëm dhe të ndriçojmë mendjet e të ardhmes."

...dhe në anglisht:

"children are translucent promises. And in their little pink palm each child bears the torch that will one day illuminate our path towards wisdom, compassion, and decency; this is why I believe it is our inherent duty as a global society to ignite a flare of confidence and purpose in every piece of literature and entertainment for our children."

Në vitin 2005 Lusha pregatiti për shtyp romaninThe Besa. Ky roman është bazuar në një legjendë ballkanase, një legjendë për një premtim i cili u kompletua mbas vdekjes. Lusha ndaloi të gjitha thash-e-themet dhe më në fund tha se ky roman është shkruar për gjatë një muaji "me dëshirën për të konkretizuar edhe një herë, dhe forcuar themelet e traditës shqiptare." Deri në moshën 20 vjeçe, Lusha gjithashtu ka përkthyer disa poezi dhe prehje të nënës Theresë dhe ka shkruar disa poezi në gjermanisht.[6]

Temat dhe besimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Krijimtaria e Masiela Lushës eksploron një shumëllojshmëri të formës poetike. Puna e saj herë mbas here shkrihet sa nga ajo klasike me atë bashkëkohore, siç e quajmë ne - vargu i lirë. duke krijuar një përzjerje të veçantë të temave me rregullat, ne shikojmë një stil të ri në vargun e saj të brishtë. Poezia e Masielës nuk duket sikur shkon në drejtimin biografik; përkundrazi, këto variacione të ndryshme poezish dhe lirikash kanë një temë mjaft të gjërë dhe universale siç janë muza, dhëmbsuria dhe dlirësia. Ajo përdor një imagjinim shumë të rrallë dhe simbole të ndryshme në poezinë, si përshëmbull: history mermeri, hënë e lëngshme dhe engjëj prej pambuku. Në Drinking the Moon, "Duke pirë hënën" ajo gjithashtu shkruan për një bamirësi, virgjëri, dhe vetkontroll. Në vitin 2004 përgjatë një interviste në Amerikë, Lusha tha:

"Për mendimin tim, poezia është vetëm një lirikë me intonacion të fshehur. Shpesh, melodia e saj e heshtur gudulis dhe dërgon puthje për të freskuar dhe mëkëmbur ndëgjegjen dhe logjikën që është fshehur papritur diku brënda shpirtit.

Karriera artistike[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Masiela Lusha përgjatë testimit të ekranit.

Punët e hershme (1997–1999)[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fillimi i karrierës artistike për Masielën ishte Miçigani i Amerikës. Ndërsa me banim në qytetin e saj, roli i parë teatral ishte vetëm një sfond i karakterit pa fjalë në çfaqen e titulluar: "Lart dhe larg" - Up and Away. Ishte ky teatër një producion i shkollës dhe megjithëse roli i saj ishte quajtur 'rol i parëndësishëm' përformanca e saj tërhoqi vëmëndjen e profesorit të teatrit i cili sugjeroi se Masiela mund të regjistrohej vitin tjetër në klasën e tij.[2] Menjëherë sapo u regjistrua në klasën teatrale, Lusha luajti rolin e Cindarelës, dhe më pas The Last Dress Rehearsal ku vazhdoi me BelleBeauty and the Beast. Gjithashtu, përshkroi "Umpa Lumpa" si dhe në vazhdim "Tap-Dancing Box" dhe, Charlie and the Chocolate Factory. Për rolin e saj në "Dancing Box" Lusha ka marrë mirënjohjen e shokëve të saj të cilët krijuan menjëhere 'Masiela Lusha Dancing Box Fan Club'. Paritur, për jo më tepër se dy javë, mbi 175 shokë shkolle u bënë antarë të atij grupi.[11] Shumë shpejt, mbas vendosjes në Kaliforni, Lusha u zgjodh si një nga modelistet e reja kryesore në kategori internacionale në Amerikë për "Përsëri-në-shkollë" - Back-to-School "JC Penny" fushatë televizive e cila u transmetua jo vetëm në Amerikë, por dhe në Amerikën jugore, dhe vazhdoi me këngëtaren e njohur kandeze që jeton në Amerikë Alanis Morissette në një video muzikore, "Duart e pastra" - Hands Clean.[15]

Hollivudi: George Lopez dhe stabilizimi i famës ndërkombtare(2000–2007)[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

"Aktrimi s'mund të jetë një akt i egzaxhiruar por thjesht një mënyrë e të krijuarit të karakterit i cili duhet të jetë një personazh transparent në kuptimin e vërtetë të fjalës. Për mendimin tim, akti është një veprim njerzor i cili përshkruan në detaje çdo molekulë të personit që përshkruhet dhe me një emocion të vërtetë. Sikur aktori të humbasë për një sekondë të vetme emocionin real, ai mund ta humbasë publikun një herë e përgjithnjë."

Ishte viti 2000 kur Masiela Lusha debutoi në tevizionin amerikan si mysafire e ftuar në Disney Channel series, Lizzie Mcguire me karakterin e Olivia-s në episodin 'Modeli i vitit të shkuar'- Last Year's Model. Gjithashtu, ishte i njëjti vit, 2000 kur Lusha debutoi edhe në film 'Dashuria e një babai'-A Father's Love, si Lisa, rolin kryesor - duke kujtuar kohërat e fëmijërisë dhe experiencat me babanë e saj.

Në vitin 2002, ajo e zgjodh ndërmjet 1,600 aktoreve më të talentuara për të luajtur rolin e Karmen-it Carmen Lopez për një shfaqe të re të televizionit ABC Amerikan për, George Lopez. Producientja kryesore ishte aktorja me famë botërore Sandra Bullock dhe krijuesi i Drew Kerit Bruce Helford.[16] Mbas kompletimit të 120 episodeve, me këtë program televiziv, Masiela Lusha u quajt veterane dhe ajo ishte vetëm 20 vjeçe.[17] Ethan Alter of Media Life Magazine e vlerësoi rolin e Masielës duke thëne: "...me përjashtim të Masiela Lushës që i dha jetë rolit të saj." Gjithashtu, vazhdoi autori: "Lusha dhe Lopez-i krijojnë një komunikim të besueshëm ndërmjet njëri-tjetrit, dhe aktrimi tyre tërheq një vëmendje të veçantë për spektatorin." [18] Vitin tjetër, George Lopez shfaqja fitoi Emmy dhe u stabilizua si shfaqja më e gjatë televizive që të ketë për star një aktor me origjinë meksikane George Lopez mbas I Love Lucy|I Love Lucy. Kjo shfaqe vazhdon të jetë në televizionin amerikan edhe sot e kësaj dite tek: Nick at Night's dhe vazhdon të ketë listën me të madhe të shikuesve. Më vonë u bë e njohur nga publiku se Masiela ishte e vetmja aktore që nuk ishte nga Meksika dhe roli i saj filloi të zvogëlohej në mënyrë që të mos revoltonte publikun meksikan; përkundrazi, ata jo vetëm që e pëlqyen Lushën, por dhe e përkrahën dhe e konsideruan atë si njërën prej tyre.[2] Lusha përshkruan karakterin e saj 'gllabërimin e zgjuarsisë, naive, dhe idealiste që është e bashkangjitur me pasionin më të sinqertë. Lusha gjithashtu tha se 'Karmen'e ka mësuar Masielën kaq shumë për djemtë me rebelionin e saj ndaj djemve, prandaj, thotë Masiela, ndonjëherë unë bëhesha xheloze se nuk mundesha të sillesha dot në jetën time të përditshme si 'Karmen'.[2] Lusha vazhdon se: "kam qënë shumë e mbikqyrur kur kam qenë vajzë e re, dhe kur e krahasoj me 'Karmen' nuk gjej asgjë të përbashkët me karakterin e saj."[2] Me mbarimin e episodit 101 karakteri i 'Karmen'-it u largua nga shfaqja. Megjithatë, Masiela Lusha kurrë nuk tha se pse e larguan, George Lopez nga ana tjetër tha se kishin "ndryshime kreative". Më vonë, Constance Marie, karakteri që luajti si mamaja e 'Karmen-it' tha se "më në fund ne do të kthehemi me të gjithë aktorët meksikanë."[19]

Masiela Lusha fitoi për dy vjet me rradhë në Young Artists Awards për Best Leading Actress in a Comedy and Drama.[20] While working on George Lopez, Lusha gjithashtu e dha zërin e saj tek karakteri i Ninës për katër vjet me rradhë tek Clifford's Puppy Days. Njëri nga karakterët ishte aktori i shumë njohur, Henry Winkler.[21] Duke luajtur karakterin e Ninës, Masiela u prezantua me argëtimin e fëmijëve dhe në vitin 2009 ajo shkruajti librin e saj të parë me poezi dhe në një intervistë të mëvonshme ajo tha se frymëzimi për këtë libër më erdhi nga "Klifordi, ditët e qenushit"[2]

Filmat internacional dhe njohja botërore (2008–vazhdon)[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Masiela Lusha arriving at the Warner Brothers Studios lot on October 2010.

Në dhjetor të vitit 2009, për kënaqësinë e fansave, Lusha së bashku me aktorët e tjerë të George Lopez bënë një ribashkim për një shfaqje televizive Lopez Tonight. Kur e pyetën Masielën se nëse kishte ndonjë gjë për të thënë përsa i përket eksperiencës së saj me këtë komedi, ajo tha: "është kjo komedi që jep dhe jep papushim. Çdo vit vazhdon të japë në jetën e përditshme, dhe afron diçka tek çdo njeri. Në fakt, edhe tani që po flasim, kjo shfaqje na bashkoi sot të gjithëve ne, siç e shikoni, këtu së bashku, dhe të gëzuar."[22]

Që prej asaj kohe Lusha luajti rolin e Mirës në episoding e 'Ligjet dhe Rregullat' - Law & Order: Criminal Intent.[5] me sugjerimin e George Clooney, Lusha gjithashtu luajti rolin kryesor në 'Të vdekurat' - Muertas (2008) në të cilin ajo luajti rolin e Aracelit, një vajzë me këmbëngulje dhe determinim të fortë që donte të largohej nga vendlindja e saj dhe të vinte në Amerikë.[2] Në këtë film, dialogjet e Masielës ishin vetëm në Spanjisht, edhe pse nuk dinte asnjë fjalë në atë gjuhë, kur e pyetën në një intervistë të mëvonshme, ajo tha se kjo situatë i solli një kënaqësi të veçantë - "thrilled with the challenge."[2] gjithashtu, vazhdoi Lusha, 'Të vdekurat' - Muertas "është një histori dashurie e cila rreflekton ëndrrat e një vajze të re për një jetë më të mirë." Ajo i përshkruan torturat e karakerit si ëndrra të sfiduara, Araceli e kupton shumë mirë se ajo mund të dështonte me planin e saj duke u kapur dhe vrarë, por ajo tha se më mirë e vdekur se sa jetë me mizëri. Përgjatë këtij filmi, Masiela reflektoi emocionet e nënës së saj kur u largua nga Shqipëria, dhe thotë: "në mirënjohje për integritetin dhe forcën emocionale". "[23][24]

Lusha me poetin laureate, Ismail Kadare gjatë një 'press conference' në Tiranë për filmin, Time of the Comet

Dihet tashmë botërisht se Masiela Lusha luajti rolin e Anjezës në prodhimin shqiptar të Time of the Comet (2008) bazuar në romanin Viti i mbrapshtë nga poeti laureate dhe disa herë me rradhë kandidat për Nobel Prize, Ismail Kadare. Lusha kur kujton këtë vizitë dhe takimin e shkrimtarit me famë botërorë, kujton gjithashtu vizitën e parë të Masielës në vendlindjen e saj. Përgjatë xhirimit të filmit, dihet se, dialogjet ishin komplet në shqip. Jo vetëm kaq, por ato ishin në gjuhën gege, ndërkohë që me nënën e saj, jashtë trojeve të adheut, ajo fliste herë mbas here gjuhën letrare. Pamvarsisht nga këto vështirësi, filmi ka shitur më shumë bileta se çdo film shqiptar deri më tani.[23] Në vitin 2008, një gazetë e diasporës, mbasi analizoi 'Kohën e kometës' tha: "Lusha ka dhënë një përformancë të paharrueshme dhe përshkruar me një bukuri të rrallë duke na treguar bukurinë emocionale të Anjezës. Gjithashtu dhe shkrimtari Ismail Kadare shprehu respekt dhe admirim për punën e saj. Në të njëjtin artikull, Fatmir Koçi, drejtori i filmit tha për Masielën: "Ne kërkuam gjithandej nëpër Shqipëri. I ramë vendit kryq e tërthor. Vizituam shkolla e çfarë jo. Na duhej një aktore ku fytyra e saj shprehte nëj pafajsi të dlirë, një sinqeritet naiv. Sapo pamë përformancën e saj në një dvd që na erdhi nga Amerika, njëzëri thamë se e gjetëm Anjezën... ajo ishte shumë profesionale, gjithnjë me shakatë e saj të ëmbla sidomos kur vështirë e xhirimit tejkalonin normalen. .[23] Në këtë film, Lusha luan rolin e një murgeshe katolike që bije në dashuri me një djalosh.[2] Kur përshkruan karakterin që luan këtu, Lusha thotë se Anjeza simbolizon atdheun e saj të lodhur për kërkimin e lirisë dhe rrënjët e tij përgjatë shekujve me politikat dhe social depresionet, injorancën dhe drejtimet e ndryshme në jetë. Lusha pranon se Kohe e kometës zë një vend të veçantë në zemrën e saj sepse "në fund të fundit, ne të gjithë jemi në një kërkim të vazhdueshëm të një vendi të qetë që ne e quajmë shtëpi." Kur e pyesin se çfarë mendoi ajo kur e gjeti veten midis artistëve të kinematografise të cilët, siç dihet, ishin nga shumë shtete të botës dhe flisnin gjuhë të huaja nga më të ndryshmet, ajo thotë: "Si aktore, unë zhytem shumë në karakter dhe kufijtë e shteteve dhe gjuhët e ndryshme që flasim shkrihen në një të vetme, dhe paditur ne flasim një gjuhë 'internacionale' që kuptohet prej të gjithëve. Me kujtohet gjuha sviceriane. "[25]

Disa ditë mbas përfundimit të xhirimt të Time of the Comet, Lusha filloi xhirmin e një filmi japonez ku luajti rolin e një vampiri që me shpatën e saj nuk kishte asnjë mëshirë për cilin do që do t'i dilte përpara. Me pak fjalë, roli i saj ishte 'vampir i fshehur', Sharon nga Sony Pictures high-budget riprodhim i një filmi klasik Blood: The Last Vampire së bashku me Jun Ji-Hyun. Filmi ishte ko-prodhim i një kompanie franceze Pathé dhe kompania e Hong Kong-ut Edko. Në 2009, filmi dha shfaqen e tij të parë në Japoni dhe në arenën internacionale nga Sony Pictures.[4] Kur përshkruan artin mariciale, Masiela i jep një respekt të veçantë tranierit të saj që i mësoi arting e shpatës si vallëzim.[2]

Ishte viti 2010, kur Lusha xhiroi filmin, Katie Malone. Në këtë film ajo luajti rolin e Ginger - it, studente universiteti që torturohet nga një skllave fantazëm. Drejtori i filmit, Karlo Rama tha: "Masiela Lusha është një profesioniste e vërtetë. Ajo e bëri këtë film vërtet në një shkallë sipërore." [26] One Tree Hill aktor Stephen Colletti dhe Superman ylli i televizionit amerkian, Dean Cain gjithashtu kishte një rol të rëndësishëm në këtë film. Ky film do të shfaqet nga American World Pictures në vitin 2012.[27]

Marrëdhëniet me dashamirët[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Masiela Lusha posing with a fan in 2010

Lusha mban kontakt shoqëror të përditshëm me dashamirët nëpërmjet Facebook dhe Twitter .[28][29]

Gjithashtu ajo mundohet t'i përgjigjet pyetjeve që i drejtohen si në website ashtu edhe në ato publike si forma të ndryshme komunikimi me të gjithë botën. Në një rast të veçantë, shtypi amerikan u informua se Masiela Lusha dërgoi me postë disa paketa të mbushura me rroba dhe materiale të tjera shkollore për fëmijët e një familjeje e cila i shkruajti Masielës në website.[30]

Në disa raste të tjera dashamirë të inspiruar e njoftojnë se fëmijën e tyre të sapo lindur e kanë quajtur Masiela sepse jo vetëm që është një emër i rrallë dhe i bukur, por dëshira prindërore është që fëmija i tyre të bëhet si Masiela. Zakonisht, Lusha krijon kontaktime personale me dashamirët.

Lusha krediton adhuruesit për inkurajimin që ata i dërgojnë shpesh dhe në një shkrim thotë se e konsideron aktrimin si një profesion fisnik vetmohues dhe me zemër të pastër.[2]

Pavarësisht nga dëshira për të komunikuar me fansat, Lusha, disa herë refuzoi për të redaktuar krijimet poetike të tyre, dhe një ditë shkruajti:"Për të redaktuar mendime kaq të sinqerta të cilat në shumë raste shprehen vetëm në poezi, është ky në kundërshtim të fuqishëm me thelbin e poezisë, e sidomos asaj t'ime-s", dhe "me natyrën tonë si qenie e ndjeshme e delikate, s'mund të krijosh një poezi, mbasi e ke copëzuar, ri-shqyrtuar, apo ri-formatuar pa pasionin e autorit."

Në vitin 2007 u bë e njohur se Masiela Lusha nuk ishte hispanike për rolin kryesor të 'Karmen Lopez-it' në George Lopez, shfaqen televizive për pesë vjet me rradhë. Producentët u paraqitën të shqetësuar dhe të preokupuar se çfarë do të thoshte publiku kur të mësojë se Masiela është shqiptare, megjithatë, asnjë çështje nuk u ngrit, komuniteti latin e pranoi portretizimin e Carmen Lopez dhe e përkrahu si njërën prej tyre, dhe sot e kësaj dite, një pjesë e komunitetit latin ende insiston se ajo është në fakt Latine.[2]

Masiela vazhdon të ketë mbështetjen dhe inkurajimin e dashamirësve të cilëve u thotë: "Unë do të vazhdoj të ndjek rrugë të reja në karrierën time me shpresë dhe frymëzim për t'ju inkurajuar që edhe juve të kërkoni, zbuloni dhe ndërtoni talentin tuaj natyror, prandaj dhe desha t'u them se unë shkruaj dhe veproj me ju në mendje.."[2]

Filmografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Viti Film/Seri Roli Vërejtje
2000 Father's Love Lisa
2001 Summoning Blonde Girl
Lizzie McGuire Friend "Last Year's Model" (Season 1, Episode 23)
Starring as Stacey Haglund
2002 Las Muertas de Juarez Aracelli
2002-2007 George Lopez Carmen Lopez Young Artist Award for Best Performance in a TV Series (Comedy) - Leading Young Actress (2003, 2004)
102 episodes
2003-2005 Clifford's Puppy Days Nina Young Artist Award for Best Performance in a Voice-Over Role - Young Actress (2004)
46 episodes
2004 Cherry Bomb Kim
2005 Unscripted
2006 Law & Order: Criminal Intent Mira "Blasters"
2007 Muertas Araceli
Time of the Comet Agnes
2009 Blood: The Last Vampire Sharon
Ballad of Broken Angels: Harmony Rox
2010 The Science of Cool
Of Silence Annabelle Van Poe
Signed in Blood Nadia
2011 Tough Business Grace
Under the Boardwalk: The Monopoly Herself

Libra[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Inner Thoughts (1999)
  • Drinking the Moon (2005)
  • The Besa (2008)
  • Amore Celeste (2009)
  • Boopity Boop! Writes Her First Poem (2010)
  • Boopity Boop! Goes To Hawaii (2010)
  • The Call (2010)

Cmime dhe nominime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Year Award Result Category Series
2003 Young Artist Award Won Best Performance in a TV Series (Comedy or Drama) – Leading Young Actress George Lopez
2004 Nominated Best Performance in a Voice-Over Role – Young Actress Clifford's Puppy Days
Won Best Performance in a TV Series (Comedy or Drama) – Leading Young Actress George Lopez

References[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ FoxNEWS.com, Celebrity Birthdays. Accessed April 20, 2009.
  2. ^ a b c d e f g h i j k l m n o p q r s t "www.masielalusha.com". www.masielalusha.com. Arkivuar nga origjinali më 20 korrik 2011. Marrë më 1 qershor 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ a b c Henerson, Samantha (30 tetor 2006). "Masiela's Poetry Patterns". Scholastic Magazine. USA. fq. 4–5. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ a b c d e f "Masiela Lusha Biography (1985–)". filmreference.com. Marrë më 2 shtator 2009. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ a b Tanoposki, B. (14 prill 2007). "Shqiptarja e Hollivudit: Masiela Lusha vjen në Tiranë" [Hollywood's Albanian: Masiela Lusha is from Tiranal]. Panorama. Tirana. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ a b c "In Step With: Masiela Lusha". Parade Magazine. 2 mars 2004. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ a b c "Masiela Lusha Foundation". Masiela Lusha Foundation. Arkivuar nga origjinali më 23 dhjetor 2008. Marrë më 1 qershor 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ a b c Rudolph, Joyce (27 tetor 2010). "Sharing passion for poetry". Burbank Leader. Arkivuar nga origjinali më 25 korrik 2011. Marrë më 1 qershor 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ a b c "REEL Lady: Masiela Lusha « REEL Ladies". Reelladies.wordpress.com. 1 shtator 2008. Marrë më 1 qershor 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ Lusha, Masiela (1997). "Inner Thoughts". G&D Publishing. {{cite news}}: |access-date= ka nevojë për |url= (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ a b Madden, Mekeisha (1 maj 2004). "Formal For One Night". The Detroit News. USA. fq. Cover/Section D. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ Young Author Makes Her Mark in the World of Children’s Literature Arkivuar 14 korrik 2014 tek Wayback Machine Tolucan Times
  13. ^ "Official Masiela Lusha Literary Works – [[Drinking the Moon]]". Masielalusha.com. Arkivuar nga origjinali më 14 korrik 2011. Marrë më 1 qershor 2011. {{cite web}}: Konflikt URL-wikilink (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. ^ "Një pjesë e të ardhurave nga këta libra është për çaritinë e autores... Little Black Dog Publishing". Arkivuar nga origjinali më 13 mars 2012. Marrë më 16 korrik 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  15. ^ "Masiela Lusha says". Hollywoodsuccess.com. Arkivuar nga origjinali më 25 janar 2013. Marrë më 1 qershor 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  16. ^ Schneider, Michael (29 mars 2006). "Slayer of Stereotypes". Daily Variety. Hollywood. fq. A1-A14. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  17. ^ Garron, Barry (28 prill 2006). "Stand-Up Guise". The Hollywood Reporter. Hollywood. fq. 13. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  18. ^ MediaLifeMagazine.com, 'George Lopez'. Accessed April 20, 2011.
  19. ^ Turner, Timothy (1 maj 2008). "Cast Reunited". The Detroit News. USA. fq. Cover/Section C. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  20. ^ "25th Annual Young Artist Awards – Winners and Nominations". Youngartistawards.org. Arkivuar nga origjinali më 2 shkurt 2017. Marrë më 1 qershor 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  21. ^ Terril, Joey (prill 2004). "Tiger Beat Takes You Behind The Scenes: Masiela Lusha". Tiger Beat. Los Angeles. fq. 66. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  22. ^ "George Lopez Sitcom Reunion December 15!". Lopez Tonight. Arkivuar nga origjinali më 15 dhjetor 2009. Marrë më 1 qershor 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  23. ^ a b c Gabim referencash: Etiketë <ref> e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajtura Muja
  24. ^ "Official Masiela Lusha Muertas". masielalusha.com. Arkivuar nga origjinali më 14 korrik 2011. Marrë më 1 qershor 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  25. ^ "Official Masiela Lusha Time of the Comet". masielalusha.com. Arkivuar nga origjinali më 14 korrik 2011. Marrë më 1 qershor 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  26. ^ "Katie Malone director interivew". Arkivuar nga origjinali më 2 tetor 2011. Marrë më 22 korrik 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  27. ^ "Katie Malone director interview". Arkivuar nga origjinali më 2 tetor 2011. Marrë më 22 korrik 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  28. ^ "Twitter.com Masiela Lusha (Masiela) on Twitter". Marrë më 16 shtator 2009. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  29. ^ "Facebook.com Masiela Lusha (Masiela) on Facebook". Marrë më 16 shtator 2009. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  30. ^ "Official Masiela Lusha Message Center". masielalusha.com. Arkivuar nga origjinali më 20 korrik 2011. Marrë më 1 qershor 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]