Raul Castro

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Raul Castro

Raul Modesto Castro Ruz është vëllai më i vogël i Fidel Castro. Më 31 korrik 2006, ai u emërua nga Castro të udhëheqë Kubën për shkak se Fidel Castro iu nënshtrua një operacioni. Raul nuk mori pjesë në asnjë aktivitet publik gjatë javës së parë pas emërimit. Kjo gjë i shtoi spekulimit rreth gjendjes shëndetësore të fidel Castros dhe mënyrës se si Raul mendonte ta drejtonte Kubën. Gazeta spanjolle El-Pais njoftoi me datë 4 gusht 2006 se Raul kishte emëruar një komision prej 6 vetësh që ta ndihmonte atë për të drejtuar Kubën gjatë mungesës së Fidel Castro. Në komision merrnin pjesë Ministri i Punëve të Jashtme Felipe Pérez Roque dhe Carlos Lage, drejtuesi i reformës ekonomike në Kubë gjatë viteve 1990-1999.

Në të njëjtën kohë ai urdhëroi ngritjen në gjendje alarmi të ushtrisë dhe policisë kubaneze. Anëtarët e Komitetit për mbrojtjen e revolucionit (SCDR) u thirrën të marrin pjesë në stërvitje ushtarake. Mendohet se masat e fundit u morën për të parandaluar ndonjë akt diversioni nga emigracioni kubanez në SHBA.

Raul nuk gëzon të njëjtin popullaritet si i vëllai në Kubë. Ai njihet me nofkën "kinezi" për shkak të pamjes pak mongole. Sipas thashethemeve ai nuk duhet të ketë të njëjtin baba me Fidel Castron. Gjatë gjithë periudhës që nga marrja e pushtetit ai ka ndjekur besnikërisht të vëllanë dhe ka drejtuar "nën hijen e tij". Një gjë është e sigurt, Raul nuk ka karizmin për të cilën është aq i njohur i vëllai, Fidel.

Jeta[redakto | redakto tekstin burimor]

Revolucioni[redakto | redakto tekstin burimor]

Shih edhe[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]