Redon

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Redon ishte Hy qendror ilir mbrojtës i udhëtareve dhe i detareve në paraqitjen figurative ka pasur interpretime si mbreti Gent por në fakt ishte ky Zot dhe i ngjan nga pamja Hermesit, ndoshta me kryesori te iliret e periudhës qytetare e te lulëzimit te shtetit ilir. Për te ruhet dhe rafigurimi ikonografik në formën e një djaloshi me një kapele te tipit "kausia", te dhëne në profil. Portreti shoqërohet me figurën e lembes ilire e me delfinin si atribute te hyjnisë.

Kështu është dokumentuar në monedhat e Shkodrës dhe te Lisit, karakterin e përcaktimin e këtij hyu e beri arkeologu H. Ceka.

Është hyu zyrtar, me sa duket suprem i shtetit ilir te kohës se Gentit. Mbas shkatërrimit te shtetit ilir, kulti i Redonit mbijeton në territoret bregdetare e dëshmohet edhe në shekujt e pare te erës sonë.

Kemi hedhur mendimin se nuk është vete hyu i detit, por diçka me shume dhe patjetër ka qene lidhur dhe me kultin e familjes mbretërore ilire jo vetëm te kohës se Gentit, por edhe me përpara.

Fakti që emrin e këtij hyu e gjejmë dhe si toponim gjeografik te Kepi i Rodonit, në veri te Durrësit, le te mendosh se këtu duhet te kërkojmë edhe një vend kulti te tij ndoshta te hapur, në natyre.

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]