Rexhep Elmazi
Rexhep Elmazi (1938–1978) ishte shkrimtar shqiptar.Lindur më 1938 në Malishevë të Gjilanit. Jetoi në Gjilan gjer më 25 maj të vitit 1978. Kreu shkollimin fillor, nxënës shembullor, ai vazhdoi në gjimnazin e Gjilanit.
Veprimtaria dhe puna
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Rexhep Elmazi është detyruar të punojë si përkthyes në Këshillin Popullor të Rrethit të Gjilanit. Në vitet '60, i'u bashkua një grup ilegal të atyre viteve që i printe Adem Demaçi ku ka demaskuar politikën rankoviqiste shpërndarë parulla dhe afishe kundër regjimit serbo-jugosllav. Më 1964 zgjedhet udhëheqës i Komitetit për Gjilan në Lëvizjen për Bashkimin e Shqiptarëve, organizatë ilegale patriotike, në krye të së cilës ishte atdhetari Adem Demaçi. Pasiqë zbulohet nga shërbimi i fshehtë serb UDB-ja dhe, poeti, Rexhep Elmazi arrestohet me 8 qershor të vitit 1964, ku dënohet me nëntë vjet burg. Pas vuajtjes së dënimit, ai lirohet nga burgu i Pozharecit, më 8 nëntor të vitit 1968. Gjatë punës si përkthyes në Entin e Sigurimit Social në Gjilan, vazhdoi krijimtarinë poetike dhe librin e parë me poezi “Frymëmarrje” që e botoi, më (1972), ai botoi edhe veprën e dytë “Fryma”, më (1994).
Jeta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lindi më 3 janar të vitit 1938 në Gjilan. Rrjedh nga një familje e varfër por bujare, e cila pas një zullumi të madh të serbëve në Malishevë të Gjilanit, u detyrua të shpërngulet nga fshati në qytet më qëllim të shpërnguljës së mëtejme për në Turqi. Mirëpo, falë dashurisë për vendin e vet dhe ndikimit të intelektualëve të kohës ndërron mendjen dhe nuk shpërngulet në Turqi. Rexhepi shkollën fillore dhe të mesme i kreu në Gjilan. Punimet e tij të para u botuan në revistën “Zëri i rinisë” e pastaj edhe në “Jeta e Re” dhe në të gjitha gazetat e revistat shqipe, që botoheshin në atë kohë në Jugosllavi.
Veprimtarisë së tij ilegale patriotike i ranë në gjurmë dhe e burgosën në vitin 1964 dhe e denojnë me 9 vjet burg. Pas rënies së politikës deskriminuese ndaj shqiptarëve të Alekandër Rankoviqit, Rexhep Elmazi lirohet nga burgu. Për nder te tij një shkolle fillore mban emrin e tij "Rexhep Elmazi".
Pas burgut Rexhep Elmazi kryen Fakultetin filozofik-drejtimi i Gjuhës dhe letërsisë shqipe në vitin 1975, por për shkak të “lustracionit “ në biografinë e tij ai detyrohet të punon si përkthyes. Meqë pushteti i atëhershëm Rexhep Elmazin e konsideronte si përsonalitet të rrezikshëm për regjimin, atij i kurdisen plot kurtha dhe më 16 maj të vitit 1978 edhe vritet...[1]
Rexhep Elmazi kishte ndikim të madh tek dashamirët e krijimtarisë letrare në Gjilan, dhe disa penda të njohura të letërsisë shqipe e konsiderojnë si baba të letërsisë për Gjilan dhe Anamoravë. Me studimin "Poezia e Rexhep Elmazit”, 2008, studim me të cilën edhe magjistroi në letërsi mr. Tahir Arifi, profesor i leterërsisë në Univerzitetin e Prishtinës.
Ka shkruar mjaft, por shkrimet e tij janë asgjësuar nga bastisjet e shumta që janë bërë në shtëpinë e tij. Rexhep Elmazin e konsiderohej si personalitet të rrezikshëm për regjimin pushtues, atij i inskenua rasti më 16 maj të vitit 1978, vritet mizorisht në rrethana që shërbimi sekret e kualifikoi me "maskim"...
Veprat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Frymëmarrje – Prishtinë 1972
- Fryma – Prishtinë 1994
- Për veprën dhe krijimtarinë e Rexhep Elmazit ka magjistruar intelektuali gjilanas (Mr. Tahir Arifi).
- Mr. Tahir Arifi vepra "Poezia e Rexhep Elmazit”, 2008, (studim me të cilën edhe magjistroi në letërsi te Prof. Dr. Agim Vinca