Robert Gajda

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Robert Gajda
Komisioner për Mbrojtjen nga Diskriminimi
U lind në19 korrik 1983, Elbasan
ProfesioniJurist
Vite aktivitetiQë prej prillit 2018
Vepra të shquara

Robert Gajda (19 korrik 1983) ka lindur në Elbasan. Ai është komisioner për Mbrojtjen nga Diskriminimi në Shqipëri. [1]

Edukimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ka studiuar për juridik në Universitetin e Pizës, Itali, në vitet 2010. Në qershori të 2015-ës, u doktorua në Drejtësi Kushtetuese dhe të Drejtat e NjeriutUniversitetin e Pizës, me temë “Rekursi individual kushtetues në rendin juridik shqiptar”.

Jeta profesionale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nga dhjetori i vitit 2012 deri në prill të 2018-ës, Roberti punoi si pedagog me kohë të plotë në lëndët: E Drejta Publike dhe Kushtetuese, Filozofia e të Drejtës dhe Administrative e Posaçme, në programin Shkenca Juridike, pranë Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”. [2] Më 5 prill 2018, ai u përzgjodh nga kuvendi i Shqipërisë si Komisioner për Mbrojtjen nga Diskriminimi.[3]

Në 2014-ën, ai u bë mbrojtës i studentëve në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Elbasanit. Ndërsa në 2016-ën u zgjodh senator në Senatin Akademik pranë Universitetit të Elbasanit.

Ka shkruar një cikël leksionesh për të Drejtën Publike dhe një monografi me titull: Il ricorso diretto dei singoli nell’ordinamento albanese. Aspetti comparativi, Bonomo Editore, Bolonja, 2017.

Ka bashkëpunuar me organizata të ndryshme të shoqërisë civile sidomos në lidhje me njohjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut si lektor, trajnues, organizues i klinikave ligjore dhe bashkëpunëtor në studime konkrete.

Aktivizmi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Roberti gjithashtu përfshihet si aktivist së bashku me intelektualë, studentë, qytetarë, OJF për të përkrahuar nismat qytetare.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi". kmd.al.
  2. ^ "FAKULTETI EKONOMIK - Departamenti i Financë-Kontabilitetit". uniel.ems.al.
  3. ^ "Zgjidhet Komisioneri i ri i Anti-Diskriminimit/ Kuvendi rrëzon kandidaturën e shoqërisë civile". Shqiptarja.com. 5 prill 2018.