Rogovë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

--Liinnddii (diskutimet) 1 maj 2013 20:03 (CEST)[1]

Rogova është njëra ndër fshatërat më të mëdha në Kosovë. Numëron afro 7700 banorë dhe 900 shtëpi. Shtrihet në pjesën Jug-perëndimore të Dukagjinit. Ndërmjet Gjakovës dhe Prizrenit, ne anën e Hasit, buzë Drinit të Bardhë.

Përshkrimi

Fshati Rogovë , është një nga fshatrat më të mëdha në Kosovë. Përafërsisht numëron 7700 banorë dhe 900 shtëpi, sipas statistikave të fundit ka treguar se 41% e banorëve jetojnë në vendet perëndimore. Rogova eshte nje fshat i cili ka një pozicion gjeografik shumë të përshtatshëm, i cili shtrihet në anën e Hasit, përkatësisht në rajonin jugperëndimor të Kosovës.

Drini i bardhë madhështon bukurin dhe shton madhështin e fshatit i cili hynë në radhën e lumenjve me begati të madhe ujore, dhe është element i rëndësishëm i ujërave në trevat shqiptare. Ku si pasuri natyrore e Kosovës me përmasa turistike. Buron në rrezet e malit zhleb, i cili del prej një gurre të fuqishme në formë burimi, prej shkëmbinjve karstik, në lartësi mbi detare prej 2380 metra. Uji i ti si ngjyrë kristali qe del vrullshëm në mënyrë të egër duke formuar një ... të vogël, e qe është mjaft tërheqës për vizitorët e shumtë. E me të dalë në pjesët fushore, me një herë, degë e ti e majtë bëhet lumi istog, pastaj në të djathtë i bashkëngjitet lumëbardhi i Pejës i cili i cili vejnë prej grykës së Rugovës, përsëri në të majtë të ti derdhën lumi Klina dhe Mirusha. Po ashtu nga ana e djathtë graviton lumëbardhi i Deçanit, me tej po nga kjo anë derdhet Ereniku. Dhe kështu Drini i bardhë marshon i qetë duke ardhur në fshatin tonë, pon nën ketë urë qe ka lartësi mbi detare 318 metra. Ky lum vazhdon teposhtë pa pretim e për Shqipëri, duke e marrë me vete të mallëngjyer lumin Toplluha dhe lumëbardhin e Prizrenit, dhe kështu e ruan qetësin e ti pjerrëse deri në Vermic, në lartësi mbidetare 190 metra. Drini i bardhë me tërë gjatësinë e ti prej 122 kilometra e përshkon rrafshin e Dukagjinit, dhe është arteria kryesore e kësaj ane. Më tej në afërsinë e Kuksit ky bashkohet me Drinin e zi, dhe së bashku e bashkojnë lumin Dri i cili del në Adriatik.


Në fshatin tonë 80% e banorëve meren me bujqësi e blektori, Rogova e njohur si një territor të banuar në një periudhë të hershme, 2500 vjet e vjetër, që ka bërë këtë vend të lashtë, dhe tipik ilir, për të treguar gjurmimet arkeologjike bërë në vitin 1972, e vërtetuan këtë. Rogova eshte nje nga fshatrat më interesante në Kosovë, si quhet Rogova e Hasit, si është karakteristike se gjuha Rogovasëve është shumë interesant, për shkak se ajo i ngjan dialekti në të Hasit dhe fshatrat rreth tij. Fshati Rogovë është i kufizuar në fshatra të tjera që janë afër tij, të Romajën, Ujzin, Pnishin, Muhadrin, dhe në Anadrini, Xërxan, Krushën e Madhe dhe Celinën.

  1. ^ Rogova