Rriqrat

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Rriqrat (Acarina) : Janë shumë të përhapura ne natyre. Njihen rreth 20.000 lloje. Shume prej tyre janë parazite te jashtëm te bimëve, te shtazëve dhe të njeriut. Për shkak te jetës parazitare, aparati i gojës është i përshtatur për thumbim dhe thithje te lëngjeve trupore. Ekzistojnë rriqrat ne miell, ne djathë, ne hundën e njeriut, ne rrënjen e qimeve te fytyrës, etj. Rriqra e rëndomte Ixodes ricinus lëshon materie antikoagulante kur e thumbon shtazën. Shumica e rriqrave janë edhe bartëse te sëmundjeve te ndryshme te njeriu. Është i njohur edhe lloji Sarcoptes scabiei, i cili shkakton zgjeben.