Thebit ibn Kurra

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Sabet ibn Kurra)
Shko te: navigacion, kërko
Thābit ibn Qurra.

Thabit Ibn Qurra (836 - 901) i njohur në perëndim me emrin Thebit, njihet për kontributin e tij ne mekanike, astronomi, matematike dhe gjeometri. Thabit Ibn Kurrah Maruan al-Harrani lindi në Harran (Turqia e sotme) në vitin 836 e. r. dhe vdiq ne Bagdat ne vitin 901 e. r. Ai u bashkua me matematikanin e madh mysliman Muhamed Ibn Musa Ibn Shakir në Bagdat i cili ishte vendosur aty me urdhër te kalifit abasid.

Thabit ishte nje pionier ne zgjerimin e konceptit te gjeometrisë tradicionale ne algjebrën gjeometrike dhe propozoi teori te cilat cuan ne zhvillimin e gjeometrisë joeuklidiane, trigonometrisë sferike. Ai përdori terminologjinë aritmetike për te studiuar aspekte te ndryshme te parabolës dhe eklipsit. Teoria e tij rreth llogaritjes se sipërfaqes the vëllimit te trupave është ne fakt ajo qe me vone u njoh si njehsim integral.

Veprat origjinale te Thabit mbi mekaniken dhe fiziken pershijne ekzaminimin e gjendjes se ekuilibrit te trupave dhe levës. Disa historiane e kane njohur atë themeluesi i statistikës. Ai ishte një nga kritiket e pare te pikëpamjeve te Ptolemeut mbi astronominë. Ai kritikoi gjithashtu disa teorema te Euklidit dhe propozoi përmirësime te rëndësishme. Thabit shtoi sferën e nënte astronomike se Ptolemeut. Disa hetime te hershme e kane kritikuar veprën e tij "Shqetesimi i Ekuinoksit" dhe disa shekuj me vone Tycho Brahe ( 1546-1601 ) e përmirësoi këtë vepër.

Thabit analizoi disa probleme mbi lëvizjen e Diellit dhe atë te Hënës dhe shkruajti sakte rreth orës diellore. Në veprën e tyre te famshme "Der Mond", Bir dhe Madler përmendin një sipërfaqe në hëne pasi Thabiti e kishte përmendur këtë kohë më parë. Është një rreth me një diametër prej rreth 8 miljesh ne seksionin e tete. Ndërhyrja e një rrethi tjetër e kane ndryshuar formën e mureve te tij ne forme rrethi. Një krater i vogël është hedhur ne ne pjesën lindore te kësaj rrafshine.

Librat e Thabitit rreth matematikes, astronomisë dhe mjekësisë kane mbijetuar. Gjate kohës që ai shërbente për kalifin Al-Mutadid ai përktheu shume libra nga gjuha greke dhe ajo siriane ne atë arabe. Midis përkthimeve te tij mund te përmenden "Almagesti" i Ptolemeut, "Elementet e gjeometrisë" se Euklidit, "Libri i Seksioneve Konike" te Apollonit dhe disa vepra te Arkimedit. Ne mesjete, Gerardi i Kremones përktheu disa nga librat e e tij ne latinisht.

Djemtë, nipërit dhe stërnipërit e tij kontribuuan në shkencat e gjeometrisë, astronomisë dhe mjekësisë. Djali i tij Sinani përfundoi certifikata te rregullta te praktikuesve te mjekësisë ne fillim te 931 e. r. dhe mori 800 certifikata prej shume doktoresh. Sinan gjithashtu themeloi spitale lëvizëse dhe hetoi nëpër burgje ne mënyre që të siguronte një shërbim shëndeti te përshtatshëm.