Sallatë me spinaq

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Spinaqi i pastruar dhe i larë mirë përvëlohet për 3-4 minuta në ujë të vluar me kripë, i kullohet uji, pritet në copa të vogla dhe mund të përdoret në mënyrë të thjeshtë si radhiqet (d.m.th. duke i spërkatur me vaj e lëng limoni), ose përzihet me qepë të skuqura dhe kur vihet në pjatë i hidhen hudhra të grira imët ose të shtypura në havan.

Për 500 g spinaq duhen :

  • vaj 3-4 lugë gjelle,
  • limon 1 kokërr,
  • kripë,
  • qepë 2 kokrra,
  • disa thelpinj hudhra.