Shën Pali Arbëresh
| Shën Pali Arbëresh San Paolo Albanese |
|
|---|---|
| Shteti | |
| Rajoni | Bazilikata |
| Provinca | Potenca |
| Vendasit | shënpaljanë |
| Sipërfaqja | 29 km2 |
| Zona Kohore | UTC+1 |
| Kodi Postal | 85030 |
| Prefiksi | 0973 |
| Shenjti mbrojtës | Shën Rroku |
| Dita e shenjtit | 16 gusht |
| Koordinatat | 40° 2′ 0″ Veri 16° 2′ 0″ Lindje |
| Popullsia | 327 (2010) banorë |
| Dendësia | 11,28 banorë/km2 |
| Faqja Zyrtare www.comune.sanpaoloalbanese.pz.it
|
|
Shën Pali Arbëresh ose vetëm Shën Pali (italisht: San Paolo Albanese) është një fshat dhe bashki në Krahinën e Potencës, në rajonin jugor italian të Bazilikatës (ish Lukania).
I ndodhur në një lartësi prej 843 metra dhe i vendosur në shpatin e malit Carnara 1284 m mbi nivelin e detit, Shën Pali, siç quhet nga banorët arbëreshë të tij, është bashkia më e vogël e Bazilikatës. Ajo ruan traditat gjuhësore dhe fetare arbëreshe për pesë shekuj.
Ajo është gjithashtu komuna më pak e populluar në Bazilikata.
Historia[redakto]
Shën Pali u themelua në vitin 1534 nga shqiptarët e ardhur nga Shqipëria dhe Morea, pas pushtimit osman të Perandorisë Bizantine. Vendbanimi urban fillestar u përfundua më në fund në shekullin e tetëmbëdhjetë, duke shtuar në shtëpitë ne forme tarracash, ndërtesa tipike që ndoshta i referohen qendrave të banuara të Shqipërisë dhe Moresë shqiptare. I vendosur në lartësi fshati ofron pamje unike në rajon, me shikim nga lugina e lumit Sarmento dhe fshatratt fqinjë, duke dhënë kështu një pamje të gjerë të pasur me pyje të dendura, si pyllin që rrethon qytetin arbëresh Kapilo dhe Parkun Kombëtar Pollino.
