Sheh Ibën Bazi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Shejh Bin Bazi)
Sheh Ibën Bazi
عبد العزيز بن عبد الله بن باز
Mufti i Madh i Arabisë Saudite
Në detyrë
1993 – 13 maj 1999
MonarkuMbreti Fehd
Paraprirë ngaMuhamed ibën Ibrahim Al esh-Shejh
Pasuar ngaAbdyl-Aziz ibn Abdullah Al esh-Shejh
Personal
Lindur21 nëntor 1912
Riadi, Emirati i Riadit
Vdekur13 maj 1999 (86 vjet)
Mekë, Arabia Saudite
FejaIslam
Fëmijë
  • Ahmed bin Baz
  • Abdullah bin Baz
  • Abdulrahman bin Baz
  • Halid bin Baz
Prindër
  • Abdullah bin Baz (father)
EmërtimiSuni
JurispodencaHanbeli
KredoAthari
Muslim leader
Influenced by
Çmimi
Websitealifta.gov.sa

Abdulaziz ibën Abdullah ibën Baz (Arabisht: عبد العزيز بن عبد الله بن باز) (21 nëntor 1912 - 13 maj 1999) i njohur gjithashtu si Shejh Bin Baz, ishte një dijetar Islam i Arabisë Saudite. Ai ishte Myftiu i Madh i Arabisë Saudite nga viti 1993 deri në vdekjen e tij më 1999. Sipas shkencëtarit politik francez Gilles Kepel, Bin Baz ishte një "figurë" të cilit "erudicioni i jashtëzakonshëm fetar dhe reputacioni i tij për mospërputhje" i dha atij prestigj në mesin e popullatës saudite. Arabia dhe ai "mund të përforconin politikat e familjes saudite nëpërmjet ndikimit të tij te masat e besimtarëve" dhe vdekja e tij e la qeverinë pa një figurë të krahasueshme nga mesi i dijetarëve për të "zëvendësuar atë".

Ibn Baz nxori një fetva që autorizonte një taksë mbi pasurinë për të mbështetur muxhahidët gjatë luftës anti-sovjetik.[3] Miratimi i tij i librit Në Mbrojtjen e Tokave Myslimane, i shkruar kryesisht nga Abdullah Azam, ishte një ndikim i fuqishëm në thirrjen e suksesshme për xhihad kundër Bashkimit Sovjetik. Thuhet se është thirrja e parë zyrtare për xhihad nga një shtet kombëtar kundër një shteti tjetër kombëtar në kohët moderne.

Shumë nga pikëpamjet dhe vendimet e Ibn Bazit konsiderohen të diskutueshme (si brenda ashtu edhe jashtë Arabisë Saudite), duke përfshirë ato që kanë të bëjnë me kozmologjinë, të drejtat e grave, mbështetjen e Arabisë Saudite për Marrëveshjet e Oslos dhe pranueshmërinë e vendosjes së trupave jomuslimane në Tokën e Dy Xhamive të shenjta (Haramain) gjatë dhe pas Luftës së Gjirit Persik. Osama bin Laden dënoi ashpër Bin Bazin dhe vendimet e tij që mbështetën politikën e jashtme të Arabisë Saudite dhe aleancat me fuqitë perëndimore.

Emri dhe lindja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lindi në Riad më 12 Dhul-Hixhe 1330. aty u rrit dhe u shkollua duke jetuar në një mes familjar të ngritur në dituri, devotshmëri e mirësjellje.

Fillimin e diturisë së tij e nisi me mësimin e Kuranit përmendësh që fëmijëri, duke vazhduar pastaj me plot përkushtim e vullnet përvetësimin e shkencave tjera të fesë një nga një. Në këtë projekt jetësor për të ndikim të pare pati nëna e tij e cila e nxiste sa ishte ai i vogël duke i dhënë vullnet në kërkimin e diturisë. Shejh Bin Bazi në fillimin e jetës së tij nuk ishte I verbër, por në moshën 15-16 vjeçare filloi t’i dobësohej për shkak të një sëmundje të syve e cila u pasua me verbim në vitin 1350 h. (pa I mbushur të njëzetat) sprovë kjo e cila nuk e ndali nga rrugëtimi i tij për nxënien e dijeve Islame nëpër xhami e dijetarë të ndryshëm.

Shejh Bin Bazi konsiderohet nga gjuhëtarët më të mire të gjuhës arabe duke ditur se interesimi I tij për gjuhën ishte I madh që në fëmijëri, gjë e cila vërehet qartë në ligjëratat, këshillat dhe shkrimet e tij. Ishte I veçantë edhe në rregullimin e mendimeve dhe të fjalive gjatë dersit e ligjërimit duke mos u keqkuptuar nga dëgjuesit. .

Dituria dhe mësuesi e tij[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ishte njeri shumë I mençur dhe verbimi I tij ja shtoi edhe më tepër memorien e tij duke mësuar kështu libra të tërë përmendësh dhe duke u mjaftuar me leximin vetëm njëherë të librit pa pasur nevojë të kthehej në të me vite të tëra për ti rikujtuar gjërat. Ai përveç Kuranit mësoi përmendësh edhe librat e hadithit duke filluar me Buhariun, Muslimin, Ebu Davudin, Tirmidhiun, Nesaiun e Ibën Maxhen. Nxënësit e tij pranojnë se kishte mësuar Buhariun e Muslimin por në bazë të derseve të tij kishin kuptuar se I dinte përmedësh edhe katër të fundit. Përveç kësaj ai kishte mësuar përmendësh edhe shumicën e librave të Ibën Tejmies, Ibën Kajimit dhe Muhamed ibën Abdulvehabit. Duke jetuar në Rijad në një ambient me plot dijetarë ai kurrë nuk iu nda derseve të tyre duke shkuar nga njëri ders tek tjetri, në raste kur nuk kishte kush ta përcillte për në xhami përmendet se shkonte vetëm duke ecur me orë të tëra dhe duke rrezikuar si I verbër që ishte. Nuk pati dijetarë të Rijadit e të mos prezantonte në derset e tij, duke veçuar me përmendje dijetarët e mëdhenj dhe ata të komisionit të përhershëm për fetva, por mësuesi më I madh mbetet Muhamed ibën Ibrahimi, myftiu I Arabisë Saudite asokohe. Kishte memorje aq të forte sa kur pyetej për një hadith ishte në gjendje ta përmendte burimin e tij në të gjitha librat që I kishte lexuar duke ditur edhe faqen e kapitullin sidomos kur hadithi ishte në gjashtë librat e hadithit. Prandaj dijetarët pohojnë se nëse Shejh Bin Bazi I cek tre burime të një hadithi se ku gjindet ai atëherë mos e kërko në të katërtin se nuk mund ta gjesh ngase po të ekzistonte I katërti nuk do të harronte përmendjen e tij. Për aftësitë e tij në shkencat e hadithit flet edhe vet Shejh Albani I cili pohon se ishte habitur me aftësitë e mëdha të këtij dijetari në këto shkenca.

Shejh Bin Bazi përveç hadithit dhe gramatikës dallohet me të madhe në shkencat e akides dhe ato të fikhut për shkak të cilave quhet dhe fekihu I shekullit. Ai në jetën dhe punën e tij rëndësi të madhe I kushtoi dy gjërave: 1-përhapjes së akides së pastër larg devijimeve dhe sekteve dhe 2-përhapjes së synetit në Umet, duke u bërë kështu bashkë me Shejh Albanin dy yjet që ndriqonin botën Islame dhe ndihmonin synetin e Profetit të Zotit, njëri me klasifikim e përhapje (Albani) kurse tjetri me përhapje dhe ndihmë financiare të projekteve (Ibën Bazi) punë të cilën do ta shohim edhe më poshtë se si hapi qendrën e Synetit të Profetit, sal-lallahu alejhi ue selem, dhe ringjalljen e librave të synetit dhe përhapjen e tyre nëpër botë.

Në fikh kur fliste për diçka ishte det I pafund I cili kur niste të fliste përmedte aq shumë argumente, fjalë dijetarësh referenca dhe burime sa thua se nuk ka lexuar e as nuk di tjetër shkencë përveç fikhut.

Mësuesit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Muhamed ibën Abduletif ali Shejh, Salih ibën Abdulaziz ali shejh –gjykatësi kryesor I Riadit, Shejh Sad ibën Hamëd ibën Atik, Shejh Hamëd ibën Faris, Shajh Sad ibën Vekas Buhari tek I cili mësoi në Mekë ku pos tij mësoi edhe nga të gjithë dijetarët e tjerë që jepnin mësim në Haremin e Mekës, pastaj hirësia e tij Shejh Muhamed ibën Ibrahimi myftiu I shtetit tek I cili mësoi pa ndërprerë përplot dhjetë vite duke I lexuar para tij të gjitha shkencat e fesë, nga viti 1347 deri 1357 hixhri, i cili edhe e emëroi gjykatës në vitin 1355 hixhri në moshën 25 vjeç.

Devotshmëria e tij[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Përmendet se ishte njeri I veçantë në njohjen e karaktereve të njerëzve përmes një bisede me ta, arrinte ta kuptonte karakterin e secilit duke e vlerësuar atë, veti kjo për shkak të së cilës kur u bë dijetar I madh ishte në gjendje të dijë cilin nxënës ta ofrojë më shumë, vërente tek secili aftësitë dhe ardhmërinë e tij, e kuptonte se cili prej tyre ishte I aftë të bënte punë të caktuara prandaj edhe I angazhonte nëpër detyra që ata ishin të aftë për të, duke I ushtruar kështu për të ardhmen e tyre. Prandaj për shkak të kësaj vetie që përmendëm dijetarët pas tij që ishin nxënës të Shejh Bin Bazit vërejmë se gjithsecili ka qenë I ofruar nga Shejh Ibën Bazi dhe I nxitur për punë nga I cili kishin marrë kurajo e vullnet dhe të cilin e falënderojnë sot e kësaj dite.

Ishte shumë I butë me të gjithë dhe ceket se kurrë në jetë nuk ishte hakmarrë, nuk kishte përgojuar e as ofeduar por I falte të gjithë fliste mire për ta, mendonte mire dhe I arsyetonte.

Lutej për të gjithë njerëzit dhe nëse dëgjonte për ndonjë telashe të ndonjë muslimani në fund të botës qante dhe lutej për të e nëse kishte mundësi të ndërhynte direkt apo permes qeverisë Saudite ndërhynte për lehtësimin e telasheve të atij muslimani. Tregimet e tij të kësaj natyre nuk kanë të sosur dhe të gjithë I dime ato ku shpesh hoxhallarët I përmendin në derse dhe inspirohen xhemati prej tyre.

Çdokush që ka dëgjuar për Shejh Ibën Bazin e ka dashur, kush e ka pare është turpëruar nga ai për shkak të personalitetit dhe kreenarisë që I kishte dhënë Allahu. E kupton devotshmërinë e tij kushdo që e dëgjon një ders apo këshilllë të tij. Nuk ka pasë mundësi dikush të dëgjojë për të veçse e ka dashur.

Ai ndryshe njihet në popull edhe si babai I umetit për interesimin dhe bartjen e derteve të këtij umeti në të katër anët e botës si për dave, besim, dituri, shkolllim të nxënësve, furnizim me të holla, lehtësim të telasheve, lutje-dua, dërgim të thirrësve për t’I mësuar për fe, ku dihet se në vendin tone në Kosovë ai kishte dërgurar që në vitet gjashtëdhjeta Shejh Abdulkadër Arnautin si thirrës I cili me ndërhyrje të Shejh Bin Bazit kishte ardhë shumë here në Kosovë gjë të cilën e kam dëgjuar disa here nga Shejh Abdulkadër Arnauti në takimet me të. Pra nëse Shejh Bin Bazi interesohej për muslmanët e një populli të vogël në Ballaknin e largët dhe dinte se këtu ka musliman në kohën kur nuk dinin shumca e Europës për egzistimin tone atëherë çfarë intereisimi edhe më të madhë do të ketë pasë ai për vendet e mëdha ?! Allahu e mëshiroftë!

-Ishte njeri shumë asket, të gjithë e dinë jetën e tij të thjeshtë edhe pse ishte njeri që Allahu ja kishte hapur të gjitha dyert e mirësisë, sa përmendet që rrogën e tij e mbante aq sa I mjaftonte për nevojat e tij familjare kurse pjesën tjetër ua ndante të varfërve nëpër botë duke u dhuruar rrogë me vite të tëra edhe pleqve e nevojtarëve deri në gjunglat e largëta të Afrikës ashtu si tregon nxënësi I tij Shejh prof. dr. Nasir el-Akli I cili në gunglat e largëta kishte pare pleq të cilët nuk kishin askënd pos burri dhe gruaja të cilët me të kuptuar se ky ishte nga Rijadi e pyetën për Shejh Bin Bazin e ai u habit që dikush e njihte në atë shkretëtirë ku të kanosej rreziku nga kafshët e egra. Shejh Nasir Akli e kishte pyetur si e njeh Shejh Ibën Bazin? e ai I ishte përgjigjur se tash e shumë vite neve marrim rrogë nga të ardhurat e tij personale pasi jemi vetëm dy pleq (burrë e grua) e nuk ka kush na ndihmon. Shembull ky I cili do të mjaftonte për të gjithë edhe sikur të mos përmendej asgjë tjetër nga asketizmi dhe interesimi I tij për muslimanët nëpër botë.

Shejh Bin Bazit ndërhyri mbreti I Saudisë që t’ia ndërtonte një shtëpi të mire pasi ai kishte nevojë për të por Shejhu kundërshtoi duke u asyetuar se ajo që kishte I mjaftonte për të jetuar.

Derset e tij[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Derset e shejh Bin Bazit ishin të shumta dhe të ndryshme në të gjitha shkencat duke filluar nga komentimi i gjashtë librave të hadithit, Musnedi i Ahmedit, Syneni i Darimiut, Sahihhu i ibën Hibanit, Tefsiri i ibën Kethirit, Fetvat e Shejhul Islam Ibën Tejmies, Zad Mead e Ibën Kajimit, Akide vasitije Akide Tahavije, Xhelaul efham, Rijadi salihin, dhe qindra libra tjerë që përmendin nxënësit e tij. Deerse këto që dalloheshin me një shpjegim të qartë, argumentim të shëndoshë radhitje të saktë të çështjeve, shtjellim të përpiktë dhe respekt për argumentin dhe ngjallje të synetit.

Mendoj se këto derse nëse ndonjë ditë do të mblidhen të gjitha dhe do të botohen mund të arrijnë qindra vëllime edhe pse një projekt i tillë është nisur, nxënësit e dijes çdo ditë e më tepër botojnë diçka nga librat e tij.

Librat dhe jeta e tij shkencore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sa i përket jetës shkencore nuk ka shembull që mund të përmendim veçse tjetri është më i mirë se ai. Përmendet se ishte i interesuar në shfrytëzimin e kohës deri në maksimum dhe se kur numëronte diçka numëronte duke i lëvizur gishtat por jo duke përmendur numrat mirëpo duke thënë tesbih (subhanallah, elhamdulilah, Allahu ekber ...) koha e tij ishte e tëra lexim, ders, shpjegim, interes për hallet e muslimanëve, këshilla, etj. Transmetuesi i historisë së tij, i cili ishte punëtorë dhe shoqërues i Shejh Bin Bazit dyzet vite me radhë, në librin e vet thotë se Shejhu flinte vetëm katër orë në ditë kurse kohën tjetër e kalonte duke u marrë me dituri apo adhurim ose punë rreth Islamit. Sa për ilustrim të leximit të tij po përmendi vetëm një shembull: gjatë një tribune në Univerzitetin Islamik të Medinës kushtuar Shejh Bin Bazit me rastin e vdekjes së tij një nxënës i veti pat përmendur se Shejh Bin Bazi gjatë udhëtimeve të tij me makinë kurrë nuk heshtte por kërkonte nga përcjellësi i tij që t’i lexonte libra kështu ai mbante Sahihun e Muslimit në makinë bashkë me komentin e imam Neveviut libër të cilin ja kishte lexuar Shejhut në makinë dhjetë herë duke pasë parasysh se ai botim ka disa vëllime (unë e kam me njëmbëdhjetë vëllime)

Shejh Bin Bazi edhe pse vet nuk mund të lexonte megjithatë bibliokteka që posedonte ai ishte e stërmbushur me libra dhe për lexim i angazhonte nxënësit e tij apo përcjellësit që paguheshin për këtë punë. Çdo libër që gjendej në treg veçse ishte në bibliotekën e tij. Ceket se kur merrne abdes apo edhe gjatë shkuarjes në xhami urdhëronte një nxënës të lexonte diçka nga libri për të mos humbur kohën.

Shejhu pas vetes ka lënë edhe shumë libra të shrkruara ku të parat e jetës së tij zakonisht janë më të vogla për tu pasuar me disa të tjera më voluminoze ndërsa tani me shkruarjen e derseve të inçizuara ato arrijnë shumë vëllime ku vetëm libri “Fetvatë e Shejh Bin Bazit” arrijnë në gjashtëmbëdhjetë vëllime. Librat e tij janë në shkenca të ndryshme, si në akide-besim, fikh, usul, hadith, rreth bidatit, mirësjellje, tregti, etj.

Ato kanë lexues të shumtë duke mos lënë anash edhe interesimin për përkthimin e tyre në gjuhë të ndryshme të botës.

Punët e tij[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

1-Me propozim të Shejh Muhamed ibën Ibrahimit fillimisht nisi punën e tij në Delm si gjykatës dhe mësues edhe pse këtë detyrë nuk e kishte pranuar me dëshirë nga frika se mund të gabonte karshi popullit porse Shejh Muhamed ibën Ibrahimi e kishte detyruar pasi e dinte se Shejh Bin Bazi këtë urrejtje e bën nga devotshmëria e tij e jo nga paftësia për atë detyrë. Në këtë post qëndroi katërmbëdhjetë vite. Gjatë kësaj kohe u bë i njhour shumë për drejtësinë dhe mençurinë e tij gjatë proceseve gjyqësore.

Gjatë kësaj kohe në këtë qytet ishte edhe imam ligjërues në xhaminë kryesore të qytetit. Ishte përgjegjës i tërë imamëve dhe vakëfeve si dhe punëve të fesë në këtë vend. Ruajta e pasurive të gjetura që të arrinin deri tek personi që i ka humbur ajo pasuri. Rregullimin e kurorëzimeve, etj.

-aty e përhepte diturinë duke i detyruar imamët të mësojnë popullin nëpër xhami, në fshatra e qytete dhe i kontrollonte vetë duke ju dërguar sipas nevojës edhe ndihmës e hoxhallarë të tjerë më të ditur kur kërkohej diçka e tillë. Gjatë kësaj moshe të re akoma pa i mbushur të tridhjetat, emri i tij filloi të bëhej i njohur në mbarë vendin dhe derset e tij të dëgjohen larg. Shkak ky i cili tërhoqi rreth tij disa nxënës edhe nga provinca tjera të shtetit. Shejh Bin Bazi kërkoi nga mbreti Abdulaziz që të ndërtonte një konvikt për këta nxënës kërkesë e cila u realizua menjëherë. Më vonë as ky konvikt nuk mjaftonte ku pastaj Shejhu ua paguante disa të tjerëve shtëpi private për të banuar. Më vonë filluan të vinin studentë edhe nga jasht shtetit, nga Palestina, Iraki, e Jemeni e disa prej tyre sot e asaj dite jetojnë në këtë vend ku u martuan dhe krijuan familje në këtë qytet.

Gjatë kësaj kohe derset në xhami i kishte pas namazit të sabahut dy orë, pas drekës, dhe pas ikindisë. Derse kishte edhe në shtëpi. Ishte shkaktar për hapjen e parë të shkollës fillore në vitin 1368 h. pasi kërkoi nga shteti këtë gjë dhe sot e kësaj dite ekziston kjo shkollë (me emrin Ibën Abasi). Mësues në të i vendosi disa nga nxënësit e tij të cilëve karshi mësimit tek Shejhu ua obligoi që në çdo mëngjes të dilnin për gjimnastikë.

2-Profesor në Institutin shkencor në vitin 1371 h. e pastaj në fakultetin e Sheriatit në Rijad.

3-U emërua profesor në Universitetin Islamik të Medinës në vitin 1381 h. Duke u caktuar zëvendës drejtor (drejtor ishte myftiu i atëhershëm Shejh Muhamed Ibën Ibrahimi) post që e mbajti deri kur vdiq drejtori në vitin 1389 h. për ta zënë vendin e tij Shejh Bin Bazi nga viti1390 h. deri më 1395 h.

Gjatë kësaj kohe ai themeloi Qendrën e Synetit të Profetit, sal-lalahu alejhi ue selem, për klasifikimin e synetit dhe përhapjen e tij dhe librave që flasin për të. Hapi edhe qendrën “Çështja e daves” e cila synonte davetin Islam brenda dhe jashtë shtetit ku dërgonte në tërë botën thirrës numri i të cilëve kalonte dy mijë e pesëqind thirrës në tërë botën të cilët kishin lidhje direkte me Shejh Bin Bazin dhe këshilloheshin me të.

4-Në vitin 1395 h. me urdhër mbretëror bëhet drejtor gjeneral i “Instituti për kërkime shkencore, fetva, thirrje dhe udhëzim” detyrë kjo që është e njejtë me postin e ministrit në shtetin e Arabisë Saudite.

5-Në vitin 1413 h. emërohtet myfti i përgjithshëm i shtetit të Arabisë Saudite post ky që konsiderohet posti më i lartë fetar në shtet. Këtë detyrë dhe atë para saj e mbajti derisa vdiq në vitin 1430 h.

5-Ishte udhëheqës i komisionit të përhershëm të dijetarëve që merren me fetva dhe diskutime.

6- Ishte kryetar dhe anëtar i “Asamblesë kushtetuese të lidhjes botërore –Islame-” (Rabita alem Islami)

7-Kryetar i “Institutit Islam” me qendër në Mekë e cila ishte pjesë e Asamblesë” që përmendëm para saj.

8-Anëtar i “Këshillit të lartë” në Universitetin Islamik të Medinës.

9-Anëtar i komisionit për dave –thirrje në Islam.

10-Anëtar i kryesisë për këshillime në shoqatën “Kuvendi botëror i rinisë Islame” (Nedve alemije lish-shebab el-islami)

11-Anëtar i fondit të përhershëm për zhvillimin e rinisë.

Përveç këtyre punëve ai kishte edhe të tjera që i bënte vullnetarisht duke shkuar për dave nëpër qytete e vende të ndryshme. Merrte pjesë aktive edhe në shoqatat bamirëse që ndihmonin të varfërit brenda dhe jashtë shtetit. Dërgonte libra në të gjitha anët e botës për përhapjen e fesë Islame. Me kërkesë të tij botoheshin edhe Kurana në gjuhë të ndryshme të botës për tu shpërndarë falas.

Ndërtonte edhe xhami, ku shpesh i shkonin kërkesa për ndërtim të tyre e ai ato kërkesa ua drejtonte bamirësve që i merrnin përsipër ato ndërtime. Kurse brenda shtetit ndërtonte përmes buxhetit të shtetit pasi me një nënshkrim të tij rregullohej çdo punë. Kjo për shkak se kishte aq pozitë dhe respekt tek çdo njeri, si nga populli ashtu edhe udhëheqësit.

Kishte detyra tjera më pak të theksuara se këto që përmendëm.

Të tjerët për të[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shejh Albani për thotë:

“Ibën Bazi është reformatori i këtij shekulli.”

Shejh Abdurrezak Afifi thotë:

“Ibën Bazi nuk është model i dijetarëve të kësaj kohe por është dijetar i mbetur në këtë kohë nga shembujt e selefit, si në diturinë e tij ashtu edhe në edukatën dhe vullnetin për punë”

Shejh Muhamed Sebili:

“Shejh Ibën Bazi është imami i Ehli Sunetit në këtë zeman”

Shejh Abdullah Basami thotë:

“Shejhu ynë, hirësia e tij Shejh Ibën Bazi, Allahu e mëshiroftë, është ai të cilit i takon tutulli “Shejhu i Islamit dhe muslimanëve në këtë kohë për shkak të mundit që bëri në shërbim të Islamit dhe muslimanëve...”

Vdekja e tij[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pak para vdekjes së tij përmendet se disa dijetarë kishin parë ëndërr sikur dielli dhe hëna po perëndonin. Kështu ata ishin në dyshim rreth komentit të saj por me vdekjen e Shejh Ibën Bazit e pastaj pas disa muajsh edhe të Shejh Albanit dijetarët kuptuan se komenti i ëndrrës ishte vdekja e këtyre dy dijetarëve të Umetit.

Shejh Ibën Bazi vdiq pas një sëmundje me datën 27 Muharrem 1420.

Namazi i Xhenazes së tij u fal në Mekë pas namazit të xhumas ku edhe u varros. Me urdhër qeveritar namazi i xhenazes në mungesë të saj, pas xhumasë, u fal edhe në Haremin e Medinës si dhe në të gjitha xhamitë e Arabisë Saudite dhe në shumë vende të botës Islame.

Në varrimin e Shejhut morën pjesë me qindra mijëra njerëz turmë kjo e njohur për të gjithë ata që e kanë parë nëpër faqet e internetit.

Ai pas vetes la tetë fëmijë, katër djem e katër vajza.

Allahu e mëshiroftë këtë dijetarë të urtë dhe gjithë vëllezërit e tij në dije !

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Who's Who in Saudi Arabia 1978-1979, pg. 53. Part of the Who's Who series. Edited by M. Samir Sarhan. Jeddah and London: Tihama (company) and Europa Publications. ISBN 0905118286
  2. ^ Who's Who in the Arab World 1990-1991, pg. 123. Part of the Who's Who series. Edited by Gabriel M. Bustros. Beirut: Publitec Publications, 10th ed. ISBN 2903188076
  3. ^ Saudi Arabia: Background and U.S. Relations, Christopher Blanchard, Congressional Research Service, 2010, p. 27 Arkivuar 2016-01-12 tek Wayback Machine.