Bin Laden

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Osama bin Laden)
Shko te: navigacion, kërko
Liber-pyetje.svg
Ky artikull ose seksion nuk ka mjaft ose nuk ka asnjë referencë dhe mund të mos jetë i saktë .(31 Gusht 2008)
Jeni të lutur të ndihmoni këtë artikull duke shtuar referenca dhe duke korrigjuar informacionet.
Osama bin Muhammad bin 'Awad bin Laden

Osama bin Muhammad bin 'Awad bin Laden (arabisht: أسامة بن محمد بن عوض بن لادن;) lindi më 10 mars të vitit 1957, u vra nga forcat speciale amerikane më 2 Maj 2011 ne Pakistan[1], është themelues i organizatës Al-Kaida, pjestar i CIA-s amerikane në vitet e 80-ta në luftën kundër Bashkimit Sovjetik, i akuzuar për sulmet e 11 shtatorittë vitit 2001Shtetet e Bashkuara.

Përmbajtja

[redakto] Biografia

Bin Ladeni rrjedh nga një familje sheikësh arab. Ai ndihmoi Afganëtluftën Ruso-Afgane fizikisht dhe materialisht, në atë kohë i trajnuar dhe i dërguar nga CIA amerikane. Pas përfundimit të kësaj lufte ai ndihmoi qeverinë talibane që të vijë në pushtet dhe pas një kohe konsiderohej si prijës i akteve terroriste të drejtuar ndaj bazave ushtarake të ShBA-ve. Pas disa aksioneve të ndërmarrura nga organizata Al-Kaida, ku si prijës i saj llogaritej, qeveria e ShBA-ve filloi përndjekjen penale dhe fizike (likuidimin fizik) të tij. Pas, një kohe të shkurtër ai u prezantua si prijës i Xhihadit dhe i ftoi të gjithë muslimanët për Xhihad, veçanërisht kundër ushtarakëve të ShBA-ve.

Me ardhjen e George Bushit në krye të shtetit Amerikan eskaloi konflikti në mes të vendeve industriale dhe organizatës Al-Kaida. Pasojnë: bombardimi i Sudanit, lufta në Afganistan, 11 shtatori, dhe lufta e dytë e Gjirit Persik në Irak.

Në ndërkohë u shpall nga qeveria e SHBA-ve si terroristi numër një. Dhe simbas analistëve amerikanë vazhdonë përndekja e tij edhe pas shkapëderdhjes së Talibanëve. Gjatë vitit 2005, qeveria e ShBA-ve thotë se ai gjendet diku në bjeshkët e Pashtunit të Afganistanit, në kufi me Pakistanin ku ndihmohet nga muxhaedinët e regjionit ku ndodhet. Trupat ushtarke të ShBA-ve të stacionuara në këtë regjion vazhdojnë ekspeditat e armatoura për gjurmimin e tij, edhe pse në fund të vitit 2004 thuhej se ai ishte plagosur këto lajme nuk janë konfirmuar nga ndonjë burim zyrtar. Dihet se mesazhet e Bin Ladenit të cilat zakonisht iu drejtonte arabëve, muslimanëve dhe banorve të ShBA-së në rrjetin televiziv Al-Xhazihra në vitin 2005, ato mesazhe nuk janë më prezente.

[redakto] Referenca

[redakto] Shiko dhe këtë

[redakto] Lidhje të jashtme

Mjete vetjake
Hapsirat e emrit

Variante
Veprimet
Shfleto
Printo/eksporto
Mjete
Në gjuhë të tjera