Shqiponja Perandorake Spanjolle

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Shqiponjë e re Perandorake Spanjolle

Shqiponja Perandorake Spanjolle (Aquila adalberti) është emëruar sipas Adalbert Wilhelm von Bayern, princ i Bajernit. Ky lloj haset në Gadishullin Iberik.

Përshkrimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Deri herët Shqiponja Perandorake Spanjolle ishte parë si një nënlloj i Shqiponjës Perandorake, por sot shihet si një lloj tjetër me ndryshime morfologjike, ekologjike dhe gjenetike nga Shqiponja Perandorake. Arrin një gjatësi deri 80cm, një gjatësi të krahëve 1,9 deri 2,2m dhe një peshë 2,8 deri 3,5kg. Kështu që, është më i vogël dhe ka ngjyën më të qelët sesa kushëriri i tij Lindorë. Pendlat e tij në përgjithësi kanë ngjyrë të mbyllët kafe. Qafen e kanë me ngjyrë më të qelët, kurse kraharorët me njolla të bardha.

Përhapja[redakto | redakto tekstin burimor]

Shqiponja Perandorake Spanjolle mund të haset vetëm në Spanjën perëndimore dhe jugore dhe në Portugali. Mendohet se ka edhe në Marokun Verior.

Përhapja e Shqiponjës Perandorake Spanjolle

Ushqimi dhe mënyra e jetesës[redakto | redakto tekstin burimor]

Shqiponjë e vjetë Perandorake Spanjolle

Kjo Shqiponjë kryesisht ushqehet me lepujë, por mund të gjuaj edhe tjera kafshë si brejtës, pëllumba, sorra, pata dhe dhelpra. Në dallim nga Shqiponja Perandorake e cila shtegton rrugë të gjata, ky lloj është joshtegtarë dhe gjatë tërë vitit e mbron territorin e vet, rreth 2000ha. Ky lloj është monogam. Qelja e vezëve fillon nga Marsi deri në korrik.

Folet e tija gjigante i ndërton në drunj të mëdhenj e të vetmuar. Mund ti lëshojë 1-4 vezë. Pas 43 ditëve vezët qelin, ata më të rinjtë rrallë që shpëtojnë. Të dy prindërit i Ushqejnë të vegjlit, të cilët pas 65-78 ditë e braktisin folenë. Pas 5 viteve Shqiponja Perandorake Spanjolle arrin moshën e pjekurisë dhe mund të shumohet.

Rrezikimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Nga IUCN ky lloj është kategorizuar si vulnerable (e rrezikuar). Numri i tyre në ditët e tashme kalon me mezi 500 individë. Në krahasim me 1970 ku vetëm edhe 100 individë ekzistonin kjo është një përmirësim i dukshëm, por ende është i rrezikuar nga kurthet me helme dhe prishjen e vendit ku jeton. Edhe zvogëlimi i numrit të lepujve nga sëmundje si Myxomatoza dhe sëmundje të tjera virusale në Spanjë paraqet një rrezik për ta.

Në vitin 2008 Spanja regjistroi 253 qifte, Portugalia vetë dy. Një popullatë e vogël jeton në parkun Nacional Spanjoll Coto de Donana, por shumica e tyre paraqiten në malet Mesdhetare, në pjesën qëndrore dhe jugperëndimore të vendit.

Referencat[redakto | redakto tekstin burimor]

  • James Ferguson-Lees, & David A. Christie 2001: Raptors of the World. Houghton Mifflin, Boston. ISBN 0-618-12762-3
  • Miguel Ferrer 2001: The Spanish Imperial Eagle. Lynx Edicions, Barcelona. ISBN 84-87334-34-2
  • Bernd Ulrich Meyburg: Imperial Eagles. In: Josep del Hoyo, Andrew Elliott & Jordi Sargatal (Eds.): Handbook of the Birds of the World, Volume 2: New World Vultures to Guineafowl Lynx Edicions, Barcelona, 1994: S. 194-195. ISBN 84-87334-15-6
  • BirdLife International (2005). Aquila adalberti. 2006. IUCN Red List of Threatened Species. IUCN 2006. www.iucnredlist.org. Retrieved on 11 May 2006. Database entry includes a range map and justification for why this species is vulnerable
  • Cramp, S. & Simmons, K. E. L. (1980) Birds of the Western Palearctic, Vol. 2. Oxford University Press, Oxford.
  • Ferguson-Lees, James & Christie, David A. (2001): Raptors of the World. Houghton Mifflin, Boston. ISBN 0-618-12762-3
  • Ferrer, Miguel (2001): The Spanish Imperial Eagle. Lynx Edicions, Barcelona. ISBN 84-87334-34-2
  • Meyburg, B. U. (1994): [210 & 211: Imperial Eagles]. In: del Hoyo, Josep; Elliott, Andrew & Sargatal, Jordi (editors): Handbook of Birds of the World, Volume 2: New World Vultures to Guineafowl: 194-195, plate 20. Lynx Edicions, Barcelona. ISBN 84-87334-15-6
  • Padilla, J. A.; Martinez-Trancón, M.; Rabasco, A. & Fernández-García, J. L. (1999): The karyotype of the Iberian imperial eagle (Aquila adalberti) analyzed by classical and DNA replication banding. Cytogenetics and Cell Genetics 84: 61–66. doi:10.1159/000015216 (HTML abstract)
  • Sangster, George; Knox, Alan G.; Helbig, Andreas J. & Parkin, David T. (2002): Taxonomic recommendations for European birds. Ibis 144(1): 153–159. doi:10.1046/j.0019-1019.2001.00026.x PDF fulltext
  • Schuhmacher, Eugen (1973): Europe's Paradises
  • Seibold, I.; Helbig, A. J.; Meyburg, B. U.; Negro, J. J. & Wink, M. (1996): Genetic differentiation and molecular phylogeny of European Aquila eagles (Aves: Falconiformes) according to cytochrome-b nucleotide sequences. In: Meyburg, B. U. & Chancellor, R. D. (eds): Eagle Studies: 1–15. Berlin: World Working Group on Birds of Prey.