Sinekdoka
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Sinekdoka - Sinekdokë vjen nga greqishtja synekdokhe (syn - bashkë dhe ekdekhomai - kuptoj, marr vësh).
Është të përdorurit e një fjalë për të shprehur një ide më të gjerë ose më të ngushtë së kuptimi që ka fjala e përdorur, është ndryshimi i kuptimit si marrëdhënie sasie.
Shembull :
- Ti ç'më thua e unë ç'them !
- Sikur kemi shumë djem !
- Më Gjine mbeti kjo derë !
- (Andon Zako Cajupi - 14 vjeç dhëndër)
Në vargun e tretë është përdorur dera në vend të shtëpisë (Më Gjinë mbeti kjo shtëpi) dukë u përdorur pjesa për të tërën.
Figura stilistikë e ndërtuar është sinekdoka.