Skrillex

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Skrillex Ottawa Bluesfest.jpg

Sonny John Moore u lind më 15 janar 1988, Los Anxhelos, Kaliforni, njihet me pseudonimin e tij Skrillex (shqip: Skrilleks), është producent amerikan i muzikës elektronike. Fitues i gjashtë Çmimeve Gremi. Ai kontribuoi në popullaritetin progresiv të muzikës elektronike në shekullin XXI, bashkë me artistët: deadmau5, Zedd, Avicii, Eric Prydz, Daft Punk, Armin van Buuren, Tiesto etj.

Diskografia[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Gypsyhook e.p. (2009)
  • My Name Is Skrillex (2010)
  • Scary Monsters and Nice Sprites (2010)
  • More Monsters and Sprites (2011)
  • Bangarang (2011)
  • Make It Bun Dem After Hours (2012)
  • Leaving (2013)
  • Recess (2014)

2014: Recess[redakto | redakto tekstin burimor]

Në janar të vitit 2013, Skrilleksi konfirmoi se do të nxjerrë në treg albumin e tij të ri në verë. Më 2 janar 2013, publikoi albumthin e tij muzikor „Leaving“ përmes ueb-faqes së tij OWSLA ku adhuruesit e tij shërbehen (në një formë abonimi) me muzikë nga muzikë-labeli OWSLA. Ai në tetor të vitit 2013 publikoi muzikën e tij të parë për atë vit, në bashkëpunim me Alvin Risk: „Try It Out“. (Për „Try It Out“ themi muzika e parë pasi që „Leaving“ s'qe veç muzikë por albumth!)

Më 7 mars 2014, aplikacioni me emër „Alien Ride“ u fut në Apple Store, ku ishte i fshehur albumi i tij (pra në lojë, mund të dëgjohej i tërë albumi Recess - lloj surprize nga Skrilleks për muzikë-dëgjuesit e tij). Albumi u bë publik më 18 mars 2014.

Dog Blood dhe Jack U[redakto | redakto tekstin burimor]

Pas suksesit madhështor me albumet Scary Monsters and Nice Sprites dhe Bangarang, dhe nominimet në Grammy i dhanë Skrilleksit një famë tepër të madhe.

Në vitin 2012 veç qe i njohur në tërë globin për „punën“ e tij. Ai bashkë me DJ-producentin gjerman, Boys Noize, formuan grupin e tyre Dog Blood, ku bashkë krijuan 3 E.p.-a (mini-albume): „Middle Finger“, „Middle Finger Pt. 2“, „Middle Finger Pt. 2: The Remixes“. Po ashtu me DJ-producentin amerikan, Diplon, krijoi grupin e me emrin Jack U, ku morën pjesë në festivalin më të madh për muzikë elektronike Ultra Music Festival Miami.

fjalët albumth, e.p. (ang. EP - extended play), mini-album: kanë kuptim të njëjtë, album muzikor por jo me më shumë se katër-pesë muzika, pra, album i vogël, përmbledhje muzikash