Sllavët në Shqipëri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Ky minoritet fare i vogël jeton në veri të Shkodrës. Serbët kanë marrë statusin e minoritetit vitin e kaluar. Komiteti Shtetëror për Minoritetet është organizuar në mars të vitit 2005 dhe është vënë në vartësi të Qeverisë Shqiptare. Ky komitet ka në përbërjen e tij edhe një përfaqësues të komunitetit serbo-malazez.

Serbët votojnë për Partinë e të Drejtave të Njeriut, anëtarët e së cilës janë kryesisht qytetarë të minoritetit grek. Kjo parti ka tre përfaqësues në Parlamentin e Shqipërisë dhe një ministër në qeveri. Milan Brojovic (serb) është zëvendës-kryetar i Partisë, dhe drejtor i Menaxhimit të Sportit në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

Serbët dhe Malazezet janë të bashkuar në Shoqatën "Moraca-Rozafa", qendra e së cilës është në Shkodër.