Square Enix

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Square Enix Holdings Co., Ltd.
Lloji Public company
Industria Video lojëra
Themeluar 1 prill, 2003
Selia Flag of Japan.svg Shibuya, Tokio, Japoni
Kryesuesit

Yasuhiro Fukushima, Honorary Chairman Yōichi Wada, President dhe CEO (Square Enix & Taito) Keiji Honda, Executive Vice President Phil Rogers, President dhe CEO (Square Enix Europe)

John Yamamoto, President and CEO (Square Enix, Inc.)
Produkte Final Fantasy, Dragon Quest, Front Mision, Kingdom Hearts dhe tituj të dryshme video lojërash.
Të ardhurat USD$¥150 billion - $1.46 billion(2009)
Punonjësit 2,952 (4 dhjetor, 2009)[3]
Adresa e internetit http://www.square-enix.com

Square Enix (sqt Skuer-Eniks / 株式会社スクウェア・エニックス・ホールディングス Kabushiki-gaisha Sukuwea Enikkusu Hōrudingusu) është një kompani japoneze që meret me prodhimin e lojrave vizuale kompjuterike, prodhimin e software-ve, librave rreth programimit dhe revista. Me qendër në Tokio, Japoni, lojrat që Square Enix krijon dhe zhvillon janë zakonisht të dhojit RPG (lojë me role), ku më të shquarat janë seria e lojrave Final Fantasy dhe seria e lojrave Dragon Quest (e publikuar edhe si Dragon Warrior në vende të ndryshme). Square Enix është një firmë e formuar më 1 prill2003. Ajo do të ishte një bashkim i Enix dhe Square Co., Ltd (ose e njohur shkurt si Squaresoft). Shkrirja e këtyre kompanive do të krijonte një kompani më të fuqishme dhe lojra të reja shumë më cilësore do të zhvilloheshin.

Për t’u theksuar është se pas bashkimit, Squaresoft do të humbte shumë. Ajo do të kishte vetëm 0.81 të aksioneve të kompanisë. Enix vetë do të kishte pjesën tjetër të aksioneve. Pavarsisht nga kjo, punonjësit dikur të Squaresoft do të përfshiheshin në vënde të rëndësishme pune në hirearkinë e Square Enix. Për shëmbull presidenti i mëparshme i Square, do të bëhej drejtori i kompanisë së re Square Enix.

Punime të Square Enix[redakto | redakto tekstin burimor]

Square Enix është një kompani që ka bërë një punë të gjerë që nga formimi i saj. Me shkrirjen e këtyre dy kompanive edhe të drejtat e lojrave që ishin prodhuar deri atëherë u bashkuan.

Lojëra[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Dragon Quest - nga Enix 1986
  • Final Fantasy - nga Squaresoft 1987
  • Itadaki Street - nga Enix 1988
  • SaGa - nga Squaresoft 1989
  • Seiken Densetsu - nga Square 1991
  • Chrono Trigger - nga Squaresoft 1995
  • Front Mission - nga Squaresoft 1995
  • Star Ocean - nga Enix 1996
  • Valkyrie Profile - nga Enix 2000
  • Kingdom Hearts - nga Squaresoft në bashkëpunim me Disney 2002
  • Drakengard - nga Square Enix 2003
  • Radiata Stories - nga Square Enix 2005
  • The World of Mana - nga Square Enix 2006

Filma[redakto | redakto tekstin burimor]

Manga[redakto | redakto tekstin burimor]

Kompania gjithashtu publikon edhe revista manga (eskluzive e Enix dhe nxirret në shitje vetëm në Japoni) e quajtur Gangan Comics. Në këtë revistë shfaqen zakonisht manga nga autorë të ndryshëm si edhe lojra të Square Enix të kthyera në manga.

  • Monthly Shonen Gangan (antologji)
  • Pani Poni
  • Spiral
  • Fullmetal Alchemist
  • Dragon Quest (lojë vizuale e kthyer)
  • Kingdom Hearts (lojë vizuale e kthyer)
  • Star Ocean (lojë vizuale e kthyer)

Shiko edhe[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]