Final Fantasy

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Gjendeni te artikulli Final Fantasy. Për shprehjet e ngjashme në shkrim, kuptim apo tingëllim, shikoni këtu.
Logo e seri lojërash Final Fantasy


Final Fantasy (Fantazia e Fundit - ファイナルファンタジー Fainaru Fantajī) është seria e shumë-njohur e lojrave RPG (lojë me role) të prodhuara dhe zhvilluara nga Square Co. Ltd (që më pas do të bëhej Square Enix). Lojrat seri të Final Fantasy janë konsideruar si lojrat që kanë më shumë famë në të gjithë globin, ku janë prodhuar shumë lojra për konzola, për kompjutera dore si edhe ka një lojë online (loja online përfshin vetëm Final Fantasy XI si edhe të gjitha zhvillimet e saj), lojra për telefona celularë dhe ka tre filma anime si edhe dy filma në kuptimin e mirfilltë të fjalës.

Final Fantasy është publikimi seri i lojrave më të gjatë në botë. Me Final Fantasy I, saga e gjatë e këtij titulli do të fillonte. Deri tani titujt Final Fantasy kanë arritur deri në serinë e 13-të e lëshuar në 2010 (Evropë). Seritë Final Fantasy nuk kanë asgjë të përbashkët përveç titullit të tyre. Historia, mënyra dhe elemente të lojës (ku të qenit RPG është e kuptueshme), nuk kanë fare lidhje me njëra tjetrën. Seritë ndryshojnë shumë nga njëra tjetra duke i dhënë çdo titulli origjinalitetin përkatës. Kjo bën që shumë adhurues të zgjedhin lojën favorite më me lehtësi. Nuk është e thënë që dikush që pëlqen një seri të FF, pëlqen të gjitha seritë.

Loja e parë e serive Final Fantasy I, është lëshuar për herë të parë në Japoni18 dhjetor 1987. Më pas me suksesin e saj, loja është tregtuar edhe në Evropë, Amerikën e Veriut dhe Australi. Loja nuk do të shfaqej vetëm për një konzolë të caktuar. Ajo është prodhuar edhe për kompiuterat IBM PC compatible si edhe për modele të ndryshme celularësh. Square Enix ka deklaruar se në të ardhmen do të ketë instalime për konzolat e njohura si Nintendo Wii, Xbox 360 dhe PlayStation 3. Momentalisht PS 3 dhe Xbox 360 kanë eskluzivën e dy lojrave të prodhuar nga Square Enix si Final Fantasy XIII dhe Final Fantasy Versus XIII, por një prodhim për dy konzolat e tjera nuk përjashtohet edhe pse këto janë thjeshtë hamëndje duke qenë se loja nuk ka dalur akoma në shitje.

Final Fantasy është seria e lojrave më të suksesshme të Square Enix. Ajo rënditet e treta ndër lojrat më të shitura në të gjithë botën. Në pranverë të 2006-ës, Square Enix deklaroi se ata kanë shitur më shumë se 63 milion lojra të serive Final Fantasy. Këtu përfshihen edhe riprodhimet dhe rinovimet e lojrave të vjetra, si edhe lojra me tituj të ngjashëm.

Shiko edhe[redakto | redakto tekstin burimor]




Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]