Final Fantasy X

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Kapaku i lojës i lëshuar nga PS2

Final Fantasy X (Fantazia e Fundit 10 - (ファイナルファンタジーX, Fainaru Fantajī Ten)) është seria e dhejtë e lojrave seri të Final Fantasy. Final Fantasy është një lojë RPG (role-playing game ose në shqip lojë me role) e zhvilluar dhe e publikuar nga Square Enix për konsolën Sony PlayStation 2. Për herë të parë ka dalur në treg në vitin 2001 dhe ka patur një shitje rekord prej 7 930 000 kopjesh në të gjithë botën. Final Fantasy X ka ndenjur me muaj të tërë në listën e 10 lojrave më të mira.

Final Fantasy X duke qenë e para lojë e serive Final Fantasy që shfaqet në konsolën PlayStation 2 (që rrejdhimisht është një konsolë më e fuqishme se Nes, Snes dhe PlayStation), përmban shumë ndryshime dhe manovrime të reja. Evolimi i kësaj loje fillon që nga grafika e personazheve dhe kundërshtarve deri te një përsosmëri e ambjenteve tre dimensionale të cilat përcjellin lojtarin gjatë të gjithë lojës. Kjo bëhet e mundur me anë të 294 MHz Emotion Engine ( 294 MHz Motor i Lëvizjes) që është karakteristikë e Konsolëz Playstation 2. Gjithashtu Square Enix në këtë lojë ka bërë të pamundurën për të eliminuar dridhjet e mundshme të figurës në zona të ndryshme. Siç sygjerohet nga shumë burime, këto modifikime janë bërë përgjithsisht për brendësinë e ndërtesave, por kjo gjë vlen edhe për hartën e lojës (dridhje që i gjejmë në Final Fantasy VII dhe Final Fantasy VIII). Një tjetër veçori është edhe shtimi i mimikës së fytyrës së personazheve. Grafika e konzolës së vjetër nuk lejonte që lojtari të mund të bënte mimika fytyre, një gjë kjo që kompensohej me lëvizjen e gjymtyrëve. Por në Final Fantasy X kjo është e mundur.

Për më tepër Final Fantasy X është loja e parë e serialit të lojrave Final Fantasy ku personazhët vokalizohen, pra flasin, ndërkoh që në në lojrat e tjera këtë gjë nuk e shikojmë. Në lojrat e vjetra personazhët komunikojnë vetëm me anë të shkrimeve (pra titrave) dhe në sfond zakonisht dëgjohej muzikë sipas rastit. Ndërkohë që në Final Fantasy X personazhët, tek komunikojnë me njëri tjetrin mund të dëgjohet zëri dhe në të njëjtën kohë të lexohen titrat.

Mbi lojën[redakto | redakto tekstin burimor]

Publikuesit

  • Japoni - Square Co., Ltd.
  • SH.B.A - Square EA (Punim i Square dhe Electronic Arts)
  • Internacionale - INT Square Co., Ltd.
  • Evropë - PAL SCE Evrope

Stafi Krijues

  • Yoshinori Kitase (Krijuesi)
  • Motomu Toriyama (Drejtor)
  • Tetsuya Nomura (Piktor)
  • Nobuo Uematsu (Kompozitor)
  • Masashi Hamauzu (Kompozitor)
  • Junya Nakano (Kompozitor)

Data e lëshimit

  • Japoni - Më 19 Korrik, 2001
  • SH.B.A - Më 20 Dhjetor, 2001
  • Lëshimi internacional - Më 31 Janar, 2002
  • Evropë - Më 24 Maj, 2002

Konzola

  • Vetëm për PlayStation 2

Lojtarë

  • Vetëm një lojtarë mund të marrë pjesë në një lojë.

Lloji

  • RPG (Lojë me role)

Formati CD

  • Brënda paketës origjinale egziston vetëm një DVD.


Personazhet[redakto | redakto tekstin burimor]

Personazhi Përshkrimi
Tidus.jpg Tidus 17 vjeç Mashkull Është një djalë i ri dhe i qeshur që luan Blitz Ball (Top Rrufe) për skuadrën e Zanarkand Abes. Ai nuk ka ndonjë mendim shumë të lartë rreth babait të tij që gjithashtu ishte lojtar i shkëlqyer në të njëjtën skuadër. Si karakter në lojë, Tidus është shumë i shpejtë dhe mund të godasë me lehtësi edhe kundërshtarët më tinzar.
Yuna artwork.jpg Yuna (Juna) 17 vjeç Është vajza e Thirrësit të Madh Braska. Ashtu si babai edhe ajo është një Thirrëse e zonja. Ndershmëria dhe vendosmëria janë karkateristikat e saj më të mira. Ajo vlerson sigurinë e të tjerve mbi sigurinë e vetes duke e bërë atë një personazh të përkryer në sy të lojtarit. Yuna do ndërrmarrë një nismë të vështirë peligrinazhi për t’u bërë një Thirrëse sa më e mirë me qëllimin e mposhtjes së Sin.

Thirrësit janë persona që mund të thërrasin fuqi të ndryshme të botës së Final Fantasy (Spira) të njohur ndryshe edhe me shkurtimin GF (Guardian Force që në shqip do të thotë Rojet e Fuqisë).

Auron 35 vjeç Mashkull Është një luftëtar legjendar, i cili bashkë me babain e Yunës, Braska, 10 vjet më parë, mposhtën Sin-in. Ai është një tip fjalë pak dhe edhe një herë ai do drejtojë Yunën dhe Tidusin drejt rrugës rrugës për të mposhtur Sin-in. Në lojë, ai është i paisur me një shpatë të rëndë që mund t’i shkaktojë shumë dëme armiqve.
Wakka (Uaka) 24 vjeç Mashkull Është kapiteni i skuadrës Aurochs Village të BlitzBall dhe drejtues i Besaid Village. Pas sezonit të fundit të kampionatit të BlitzBall, Wakka dëshiron të tërhiqet në mënyrë që të mund të bëhet mbrojtësi i Yunës me "kohë-të-plotë". Ai është shumë I fuqishëm kundra kundërshtarve qiellorë. Gjujtja e tij më e fuqishme është goditja vdekjeprurëse BlitzBall.
Lulu artwork.jpg Lulu 22 vjeç Femër Bashkë me Wakkan dhe Kimahri Ronson, ajo mbron Yunën. Ajo e mendon yunën si një motër të vogël. Ajo është një femër e ashpër që nuk i kursen kritikat, por qëllimi i saj në shumicën e rasteve është i mirë. Në lojë ajo është magjistricë dhe përdor “Magjinë e Zezë” si armë të fuqishme kundra armiqve. Gjatë lojës personazhi i saj duke u zbërthyer pak e nga pak, zbutet. Në lojë ajo përjeton një romansë me Wakka-n.
Kimahri Ronso 25 vjeç Mashkull Një pjestar i Fisit Ronso ai ka mbrojtue Yunën për 10 vjet që kur se ajo humbi prindërit e saj. Ai është i urtë dhe besnik deri në vdekje, i bindur të ruaj Yunën me çdo kusht. Në lojë Kimahri mund të mësojë lëvizje nga armiqtë dhe t’i përdorë ato kundra tyre.
Personazhi Riku në FF X.jpgRikku 15 vjeç Femër Është një bukuroshe e re nga fisi Al Bhed. Ajo është ‘Ku rafsha mos u vrafsha’ (në se do na u lejonte të shpreheshim kështu), shumë optimiste dhe ç’do mendim që i vjen në kokë thuhet pa ndrojtje. Në lojë ajo është një personazh shumë i mirë për t’u përdorur kundra makinerive dhe gjithashtu ajo mund të vjedhë objekte nga kundërshtarët, që është edhe specialiteti i saj.
Sejmuor Guado 28 vjeç Mashkull Është një lider karizmatik i dhojit të Guadove. Ai përqeshet dhe kritikohet vazhdimisht, pasi bën thirrje për të drejtat e dhojit të tij. Me prejardhje aristokrate, më vonë atij do i jepet titulli Zotëri i Yevon. Vetëm pas vdekjes së babit të tij, do të bëhet lideri i Guadove. Më pas ai do të shfaqi armiqsi dhe to të ndeshet disa herë me grupin që luftojnë kundra Sin.

Historia në pak fjalë[redakto | redakto tekstin burimor]

Personazhi Yuna duke egzekutuar një kercim të quajtur "Dërgimi". Piktura është dizenjuar nga Tetsuja Nomura

Ngjarjet zhvillohen në botën e Spirës (një botë e formuar nga tre kontinente, e frymzuar nga vëndet japoneze dhe tailandeze). Historia në fillim tregohet nga Tidus që është edhe narratori. Për momentin Tidus është një lojtar i famshëm BlitzBall-i dhe gjithshka shkon normalisht deri sa një figurë e errët shfaqet në skenë dhe i thotë Tidusit që nata nuk do jetë edhe aq e qetë. Ai nuk e vret mëndjen shumë. Loja fillon dhe skuadra e Tidusit është duke fituar. Kur Tidus bëhet gati të egzekutojë një rroveshatë jashtë sferës së ujit, një dallgë e madhe përmbys qytetin. Vetëm Tidus dhe Auron mbijetojnë. Tidus thithet nga një dritë e fortë vetëm për të shkuar 1000 vjet përpara në kohë, por mbase kjo është thjeshtë një botë tjetër. Lojtari familjarizohet me personazhin pasi të dy janë të huaj në këtë botë ku krijesa si pyreflies dhe Aeon-ët janë të zakonshëm. E vetmja gjë që nuk ndryshon në këtë botë është Sin, një krijesë gjigande që shkatrron gjithshka. Ishte pikërisht ai që shkatarroi Zanakard dhe ishte ai që solli Tidusin në këtë kohë. Në fillim ai takohet me Rikun dhe më pas me Uakkën. Ky i fundit interesohet mbi Tidusin pasi vëren tek ai një potencial të madh si lojtar BlitzBall-i. Uakka është njëkohësisht edhe roja i Yunës. Kur Yuna takohet me Tidusin, ajo është një Thirrëse e thjeshtë. Historia vazhdon me udhëtimin e grupit drejt Zanakard, qyteti i Tidusit, që në këtë kohë është një tokë e shenjtë. Atje Yunës do t’i duhet të thërrasi Aeonin e fundit për të mposhtur Sin, një gjë kjo që do t’i kushtonte jetën. Kur Tidus merr vesh këtë, përpiqet të gjejë një mënyrë tjetër për t’a mposhtur Sin. Më pas gjithshka merr një zhvillim krejt tjetër nga ajo që lojtari presupozon. Gjithshka rezulton ndryshe nga ajo që duket, gënjeshtrat dalin në shesh dhe duket sikur një lojë tjetër sapo ka filluar.

Në fund skuadra arrin të mposhtë Sin. Në të vërtetë Sin ishte mposhtur edhe më parë edhe pse Uakka i tregon Tidusit, që asnjëri nuk ka arritur ta mposhtë atë. Por Sin ndjek një cikël ringjalljeje që nuk zbulohet deri në fundin e histiorisë. Ky cikël ndërpritet nga Yuna dhe nga skuadra e saj.

Gjatë të gjithë historisë spiegohen hapur ndjenjat e Tidusit rreth babait të tij që kanë luajtur një rol shumë të rëndësishëm në pëlqimin e historisë së lojës.

Ka shumë surpriza në fund. Auron në të vërtetë ishte një shpirt që kishte lënë diçka pa mbaruar në këtë botë dhe vetëm pas përmbushjes së qëllimit të tij i duhej të ikte në FarPlane (bota ku shkonin personat e vdekur). Pas përmbushjes së qëllimit ai më në fund gjen paqen ndërsa Tidusit i duhet të kthehet në kohën e tij. Ndarja me Yunën është e vështirë por ku i dihet… Mbase një ditë do të shihen përsëri.

Me mposhtjen e Sin, Paqja e Gjatë dhe një sërë ngjarjesh të tjera fillojnë. Këto ngjarje do të spiegohen vetëm në Final Fantasy X-2 që është vazhdimi i Final Fantasy X.

Analiza e Lojës[redakto | redakto tekstin burimor]

Aeon[redakto | redakto tekstin burimor]

Aeon-e, të njohur edhe si GF ose Espers janë krijesa legjendare që mund të thërriten nga Thërritësit. Në rastin e kësaj loje Thërritësja është Yuna (Juna) megjithatë pasi ajo thërret një aneon, të gjithë lojtarët mund t’i thërrasin lirisht ato për t’i përdorur në betejë kundra armiqve. Ata janë shumë të nevojshëm gjatë lojës dhe mund t’i mësojnë lojtarit gjëra të reja si edhe ta fuqizojnë atë.

Egzistojnë të paktën 5 Aeon-e në botën e Final Fantasy X. Bahamut, Ifrit, Shiva, Ixion dhe Valefor. Ashtu si edhe në Final Fantasy VIII, që Aeon-i të shfaqet kërkon një kohë të caktuar që të përdoret. Gjithashtu gjatë kohës që lojtari thërret një Aeon, është e pamundur që lojtari të marrë dëmtime pasi Aeoni merr përsipër të gjitha dëmtimet që shkaktohen nga armiqtë. Megjithatë pas shumë goditjesh edhe Aneon-i, duke humbur fuqinë e tij, mund të neutralizohet dhe thërritja e tij mund të mos jetë më e mundur gjatë asaj beteje. Aneon-ët ndihmojnë lojtarët në vështirësi dhe janë një element shumë i rëndësishëm për përfundimin e lojës. Ata mund të gjehen gjatë lojës në vënde të ndryshme dhe pasi Yuna “kontakton” me ta, ata janë gjithmonë në shërbim të lojtarit dhe mund të përdoren nga të gjıthë.

Ndërrimi i Lojtarve[redakto | redakto tekstin burimor]

Valefor i përdorur në betejë nga Yuna për të mposhtur një kundërshtar.

Ndryshe nga shumë lojra e tjera RPG, në Final Fantsy X lojtarët mund të ndryshohen gjatë betejës. Kjo gjë është përdorur për herë të parë pikërisht në këtë seri loje, falë opsionit “Switch” që egzekutohet thjeshtë duke shtypur butonin L1 në levën (joystick) e konzolës.

Ndrshimi i personazheve mund të bëhet për shumë arsye. Një arsye e mirë mund të jetë efiçenca. Për shëmbull personazhe të ndryshme reagojnë ndryshe ndaj armiqve të ndryshëm. Lojtari duhet të zgjedhë personazhin që arrin të shkaktojë sa më shumë dëme ndaj një armiku specifik. Gjithashtu arsyeja e ndryshimit të lojtarve mund të jetë edhe energjia. Në se një lojtar është duke humbur, ai mund të zëvendësohet para se të bëhet i papërdorshëm.

Sistemi Grid Sphere[redakto | redakto tekstin burimor]

Shembull i Grid Sphere

Ky sistem gjithashtu është përdorur për herë të parë në Final Fantasy X. Sferat gjehen gjatë udhëtimit në lojë dhe duke përdorur pikërisht këto sfera, lojtari mund të zhvillojë ose të mësojë aftësi të reja, si edhe të ngrejë numrin e livelit të tij. Aftësitë janë të shumta në lojë. Është në dorë të personit që luan të vendosë se cila aftësi duhet mësuar në fillim dhe se cila në fund. Zakonisht lojtari duhet mësojë aftësitë që përshaten më shumë me nevojat e tij.

BlitzBall[redakto | redakto tekstin burimor]

BlitzBall ose Top Rrufe është sporti imagjinar më i famshëm që luhet në botën e Spirës (bota ku zhvillohen ngjarjet në Final Fantasy X). BlitzBall luhet në një sferë gjigande uji ku lojtarët duhet të shënojnë gol në portat trekëndore të kundërshtarit. Lojtarët janë gjithsej 6. Roli i portierit nuk është i përcaktuar në BlitzBall sepse topi mund të pritet me dorë nga të gjithë lojtarët e lojës, duke e bërë të ngjashëm këtë sport me HandBall-in. Kjo lojë ka gjithashtu ngjashmëri edhe me regbin por është më shumë e prirur drejt futbollit. Sipas Wakka-s loja e BlitzBallit i ka rezistuar kohës për mijra vjet dhe njerzit ndjekin dhe luajnë ndeshjet edhe pas një tragjedie. Ai vetë për shëmbull, fill pas vdekjes së vëllait kishte marrur pjesë në një lojë BlitzBall.

Popullariteti i BlitzBall në lojë mund të jetë një krahasim i popullaritetit që ka futbollit në jetën e vërtetë, edhe pse BlitzBall është krejtësisht i pamundur për t’u luajtur në jetën e reale pasi asnjëri nuk mund të mbajë frymën aq lehtë nën ujë për minuta të tëra.

Vazhdimsia[redakto | redakto tekstin burimor]

FF X-2. Nga lart poshtë Riku, Yuna dhe Pine

Duke parë popullaritetin dhe suksesin e Final Fantasy X, në vitin 2003 Square Enix vendosi të hidhte në treg serinë e dytë e titulluar Final Fantasy X-2, që është vazhdimsia e kësaj të parës. Kjo është seria e parë që thyen traditën e serive Final Fantasy, që nuk kanë vazhdime. Në të vërtetë një gjë të tillë e shikojmë edhe në lojën Final Fantasy VII, por vazhdimi i kësaj të fundit është film dhe jo lojë.

Ashtu si edhe Final Fantasy VII, ngjarjet e Final Fantasy X-2 zhvillohen dy vjet mbas ngjarjeve të Final Fantasy X. Kjo lojë sjell konflikte dhe dilema të reja. Gjithashtu kjo lojë plotëson ngjarjet e lëna pezull në serinë e parë. Kuptohet që ka përmisime në grafikë por pavarsisht nga kjo, loja në fjalë nuk ka fituar popullaritetin e serisë së parë.

Ndërkohë që Final Fantasy X ka marrë elementë nga tradita e kulturës së hershme japoneze (si në mitologji dhe filozofi), Final Fantasy X-2 paraqet më shumë elementë nga kultura e Japonisë moderne. Jo rradhë herë adhuruesit ngatarrojnë Final Fantasy X-2 me Final Fantasy XII, por në të vërtetë midis këtyre dy lojrave nuk ka asnjë lidhje.

Shiko edhe[redakto | redakto tekstin burimor]



Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]